Dieta e vërtetë fillon nga koka

Dieta e vërtetë fillon nga koka

 

Me pranverën, të gjithë ofrojnë dieta të mrekullueshme për t’u përshtatur gjatë verës. Por kini parasysh:: asnjë dietë me të vërtetë nuk funksionon nëse truri nuk bashkëpunon me Ju.

 

 

Tê humbisni peshë? Sigurisht, por duke filluar nga koka: binduni që të bëni gjënë e duhur për t’u kujdesur për veten. Kjo është, me pak fjalë, këshilla ime personale dhe e psikologëve për ata që janë gati për të filluar një dietë.

Qê tê humbasesh peshë në fakt kërkon kohë dhe vullnet dhe është të kuptosh mirë që “armiku “ kryesor është mendja jonë.

Ndiqni njê dietë ushqimore tê shêndetshme, qê tê pêrmirësoni mirêqënien tuaj personale.

BÊJE ME TRU
Asnjê dietê nuk mund të ketê sukses nêse truri ynê nuk bashkëpunon me tê.

Kjo shpjegohet me faktin që fillimisht zgjidhet ajo çfarë duhet të ndërmarrim, do të ishte mirë tê kuptonim pêrse kemi vendosur të humbasim peshê dhe t’a ndiejmë nevojën e të ndryshuarit të pamjes tonë të jashtme.

Mos harroni! «Dieta është një rrugë komplekse, e cila duhet të çojë në një ndryshim të konsoliduar në mënyrën e të menduarit, dhe jo vetëm në rregjim ushqimor ».

Dietat dêshtojnê thjesht nga fakti qê psikoza jonë nuk na ndihmon. Psikologjia ka një rol thelbêsor në humbjen e peshës dhe nê qênien tonê tê shëndetshme.

USHQIMI: MENUJA QÊ I BËN MIRË EDHE TOKËS

Flasim pêr ushqimin , duke u nisur nga rritja galopante demografike dhe për t’u garantuar tê gjithêve mundësinê për t’u ushqyer në të ardhmen, duhet të ndryshojmë mënyrën e të prodhuarit, të shpërndarjes dhe të përdorimit të burimeve ushqimore.

Shkenca mund të kontribuojë duke bêrê më efikase e më pak ndotje tê bujqësisë dhe mbarështimit.

Por për të fituar sfidën duhet që të gjithë të bashkëpunojmë duke zvogëluar mbeturinat, duke ngrënë më pak por cilësisht më mirë. Dieta mesdhetare është më e mira për ne dhe për planetin 🌏.

MBANI LARG STRESIN

Predispozita psikologjike për këtë arësye është e vendosur: nuk merr parasysh mënyrên e re tê të ushqyerit duke menduar për gramaturën e ushqimeve dhe për të mbledhur kaloritë totale që lidhen me to, po aq sa qasja mendore me të cilën është ndërmarrë dieta.

Në pjesën më të madhe tê rasteve në fakt, zgjedhja për t’u dobësuar lind nga presioni i ushtruar nga miqtë apo familjarët, ose nga mesazhet që përcjell media dhe shoqëria.

Pika thelbësore në fakt është që të kuptosh qē të ndjekësh një stil ushqimor më të shëndetshëm do të përmirësojë dhe mirëqënien tënde.

DËSHTIMI! Tê privohesh nga ushqimi provolone thuajse gjithmonë zhgënjim dhe stres, që janë shkaktarët kryesorë që të çojnê në abandonimin e dietës.

Nuk ka dyshim: kufizimet e tepërta të ushqimit, nëse nuk janë të motivuara thellë, na vënë në një gjendje të keqe. Dhe kështu, për të kompensuar shqetësimin, përfundojmë duke ngrënë më shumë se më parë.

error: Nuk lejohet kopjimi!