DIETA E KOLESTEROLIT NE FUNDJAVE

DIETA E KOLESTEROLIT NE FUNDJAVE

 

Për rreth 40 vite kolesteroli konsiderohet si akuzuesi kryesor i infrakteve në zemër,aterosklerozës dhe iktusit. Studime të tjera thonë dhe se një sasi e vogël e kolesterolit mund të lidhet me sëmundje të shpeshta të sistemit nervor dhe madje një rrezik të lartë të zhvillimit të tumoreve. Kolesteroli normal nuk duhet të kalojë 200 mg për decilitër të gjakut. Ajo që ka më shumë rëndësi janë mbi të gjitha nivelet e tyre që zakonisht janë të definuara si: “të këqija” (Ldl) dhe “të mira” (hdl) ,janë quajtur kështu nga emri i lipoproteinave të cilët lidhen së bashku dhe favorizojnë depozitimin tek muret e arterieve ose transporti tek mëlçia.

 

Për të zvogëluar mundësitë e vuajtjes nga çrregullimet kardiovaskulare,vlera e lipoproteinave nuk duhet të kalojë 130mg/dl në personat e shëndetshëm dhe të jetë midis 70 dhe 115 mg/ dl për personat që kanë probleme si hipertensioni ,por në këtë rast është mirë që vlerësimin e rrezikut tuaj të kryhet nga mjeku juaj. Proteinat e densitetit të lartë,të cilat funksionojnë si “pastrues” të arterieve nuk duhen të jenë më pak se 40 mg/dl tek meshkujt dhe 50 mg/dl tek femrat. Por rreziku kardiovaskular nuk varet vetëm nga kolesteroli pasi rritet dhe nëse konsumoni duhan, nuk lëvizni shumë ose nga diabeti.

 

AKTIVITETI FIZIK

Sa më shumë të lëvizni aq më shumë shtoni kolesterolin “e mirë” në trupin tuaj. Mund të merreni me aerobi 30-45 minuta, biçikletë,ecje e shpejtë,not,kërcime 4-5 herë në javë, mund ta rrisni kolesterolin e mirë deri në 9%. Nëse ndaloni dhe konsumimin e cigareve shtoni dhe plus 5% .

 

DHE DIETA KA VENDIN E SAJ

Sigurisht që dhe mënyra se si ushqehemi ndikon. Disa ushqime kontribuojnë në kolesterolin e mirë dhe disa të tjerë të ndryshojnë nivelin e kolesterolit “të keq” si përshembull : 30 g arra në ditë ndihmojnë për të ngritur lipoproteinën HLD dhe për të zvogëluar ato LDL.

Dieta është menduar vetëm për në fundjavë kështu keni  më shumë kohë për të bërë pazaret dhe për të gatuar,pa u stresuar.

 

E PREMTE

 

Mëngjesi: 1 tas me tërshërë ,qumësht orizi,1 mollë (ose një frut të stinës sipas dëshirës),5 bajame dhe kanellë ose xhinxher i grirë.

Midis vakteve: 1 frut i stinës

Dreka: pasta integrale (70gr),fasule (30gr) dhe sallatë jeshile mikse.

Midis vakteve: 30 g arra

Darka: sardele me perime të stinës

 

E SHTUNË

 

Mëngjesi: 1 çaj jeshil,bukë integrale (50g) me një lugë reçel 100 % i përgatitur me fruta.

Midis vakteve: 1 frut i freskët i stinës

Dreka: supë e përgatitur me: makarona të vogla, brokoli 500 g, 2 qepë, 3 lugë vaj ulliri, pak kripë, spec djegës ose piper i kuq varet çfarë të keni ne kuzhinë.

Midis vakteve: 30 gr bajame

Darka: 100 gr gjoks pule me limon, vaj ulliri dhe erëza aromatizuese
Të shoqëruar me perime të stinës

 

E DIELË

 

Mëngjesi: 1 kapuçino me kafe dhe qumësht bajamesh ose qumësht soje, 1 fetë bukë integrale,dhe pak çokollatë 80% fondente

Midis vakteve: 30 gr bajame

Dreka: 1 peshk sipas dëshirës të përgatitur me : 3 qepë, 2 speca të kuq, 3 thelpinj hudhër, 3 lugë me açeto vere, 2 lugë vaj ulliri dhe gjysëm lugë kumin. Piqeni në furrë në 200 gradë. Të shoqëruar me sallatë mikse.

Midis vakteve: 1 frut të stinës

Darka: supë me oriz integral dhe perime, 2 kunguj të pjekur me pak hudhër dhe majdanoz.

error: Nuk lejohet kopjimi!