Dieta?! Dua t’a filloj po nuk e di kur…

Dieta?! Dua t’a filloj po nuk e di kur…

Ka shume nga ata qe duan te nisin nje jete te re, pa kilogramet e teperta, pa deformimet trupore, me nje mireqenie te shendetit te tyre.

Shpesh keta njerez jane te prirur ose kane tendencen per te pritur pritur “kohën e përsosur” qe te permiresojne menyren e te ushqyerit, stilin e jeteses, fillimin e nje aktiviteti fizik.
Celesi i nje jete te suksesshme sipas Doktorit Legjendar te LifestyleMedicine Dean Ornish ne librin e tij UnDoIt eshte Eat Well ( ushqehu shendetshem), Move More ( leviz me shume) , Stres Less ( stresohu me pak) , Love More (duaj me shume).
Disa nga fjalite qe degjoj cdo dite ne zyren time:
Sapo të jem pak më e lirë…Sapo të gjej një shoqe do te filloj dieten, rregjimin ushqimor. palestren… Po kur?! Te henen qe vjen! Javën tjeter!! Kurrë! Qeniet njerëzore janë gjithmonë “në pritje të kohës së përsosur”. Po pse ndodh kjo gje?
Për shumë, njerez ky është një justifikim i madh. Kjo gje na ndihmon të shmangim punën reale. Për disa të tjerë, perfeksionizmi dhe shmangia shërbejnë si armaturë e fortë kundër kritikës dhe dështimit të mundshëm.
“Unë mund të … por, ja se di pse …….” na mban të sigurte nga pasiguria qe kemi. Cdokush duhet te kuptoje qe nuk ka kohë perfekte e as nuk do të ketë kurrë.
Gjithçka që duhet të bëni si fillim është të filloni. Pra merrni telefonin në dorë dhe rezervoni konsultën tuaj tek Anila Kalleshi.
T’ia nisësh nga nje pike nënkupton fillimin e veprimit. Të fillosh do të thotë të përkushtohesh ndaj një zgjedhjeje.
Shumë njerëz që sapo kanë filluar një nismë të re supozojnë se për shkak se ndjejnë rezistencë, kanë dështuar. Fakti që nje perime apo frut ka nje shije të hidhur kur e provon për herë të parë, apo se e ke pjekur pak më tepër pa dashje, nuk do të thotë se s’mund të mbash dot një regjim të pasur me fruta dhe perime.
Jepi vetes kohë! Rezistoji dëshirës! Rezisto dhe pak! rruga drejt qellimit duhet te ndiqet medoemos. Ne mund të fillojmë—dhe të qëndrojmë në lëvizje—vetëm. Por sigurisht që ndihmon kur dikush na jep një shtysë. Më pas, nuk do të kemi më nevojë për atë motor shtesë.
Cdokush eshte gati per qellimin final, por hapi i pare qe duhet te bejme eshte T’IA NISIM!
error: Nuk lejohet kopjimi!