Bazuar në principet e kësaj diete të shëndetshme dhe efikase, duhet patjetër grupi i gjakut.Kjo dietë nuk është për një kohë të shkurtër, por për gjithë jetën, pasi tregon ushqimet e përshtatshme për çdo grup gjaku, pra intolerancën tuaj ushqimore.
Lidhja mes ushqimit dhe shëndetit, bazohet në atë se grupi i gjakut – 0, A, B, apo, AB, e përcakton aftësinë e organizmit që të absorbojë nutrientët, të luftojë kundër sëmundjeve dhe të përballet me stresin.
Në të ushqyerit sipas grupeve të gjakut, ushqimet janë të ndara në 16 kategori të ndryshme: mishi dhe shpendët, frutat e detit, qumështi dhe vezët, vaji dhe yndyrnat, frutat me lëvozhgë dhe farërat, fasulja dhe bizelet, drithërat, buka dhe prodhimet e furrës, perimet, pemët, lëngjet, erëzat, çajërat e bimëve, si dhe pijet alkolike dhe lëngjet e frutave.
Për secilin grup të gjakut, ushqimet renditen si shumë të dobishme, neutrale apo ato që duhet të shmangni.
Më pas, formohen listat e ushqimeve që ndihmojnë në heqjen e kilogramëve të tepërt apo tek sëmundjet e ndryshme.
Të ushqyerit sipas grupit të gjakut, nuk është nje ilaç magjik për të gjitha sëmundjet, por është një mënyrë me të cilën mundeni sërish të vendosni funksionet natyrale mbrojtëse të sistemit tuaj imunitar, që sërish të baraspeshojnë metabolizmin tuaj dhe nga organizmi të largojnë lektina të rrezikshme.
Grupi 0
Karakteristikat e këtij grupi janë : gjuetar , i fortë , i pavarur, udhëheqës. Ky grup është një ndër grupet më antike të gjakut dhe që i përket mëse 40 % e popullsisë evropiane. Personat më këtë grup gjaku paraqesin në përgjithësi një aparat tretës shumë aktiv, por jo shumë të përshtatshëm me ndryshime të ambientit dhe mënyrës së të ushqyerit.
Grupi 0 u shfaq tek Kromanionët rreth 40.000 vite para Krishtit. Njerëzit gjuanin në fillim në grupe. Fillimisht gjuanin në grupe ,më pas ,filluan të sajonin armë dhe të përdornin vegla të ndryshme gjë që i jepte përparësi ndaj kafshëve të egra. Kromanionet ishin gjuajtës të aftë dhe nuk kishin arësye t’u trembeshin kafshëve të tjera që i konkurronin në gjueti. Ushqimi i tyre kishte si bazë proteinat e mishit, dhe në këtë mënyrë sistemi i tyre tretës arriti në formën e tyre më të mire. Njerëzit ushqeheshin vetëm me mish, dhe si rrjedhojë në një kohë të shkurtër, kishin asgjësuar kafshët e egra. Popullsia filloi të shtohej me ritme të shpejta po kështu dhe konkurenca për mishin. Gjuajtësit filluan të luftonin njëri-tjetrin dhe të vrisnin ato që gjuanin në territoret e tyre. Armiku më i madh i njeriut u bë vetë njeriu. Territoret e mbushura me kafshë të egra filluan të rralloheshin dhe si pasojë njerëzit filluan të shpërnguleshin.
– 30.000 vite para krishtit , kur ndryshimi i erërave bëri që të thaheshin fushat pjellore të Afrikës Veriore duke krijuar Saharanë dhe Zonat e Veriut , dikur të mbuluara nga akullnajat filluan të ngroheshin, njerëzit filluan të shpërnguleshin nga Afrika në Europë dhe Azi.
-20.000 vite para krishtit , kromanionët ishin shpërndarë në Europë dhe Azi ku pasi shfarosën një pjesë të madhe të kafshëve të egra filluan të kërkonin dhe ushqime të tjera duke u kthyer nga mishngrënës në gjithçkangrënës, duke konsumuar fruta, farëra , krimba, rrënjë dhe kafshë të vogla.
-10.000 vite para krishtit kromanionet ishin shpërndarë në të gjithë planetin me përjashtim në Antarktidë.
Grupi 0 njihet si “Gjuetari”.
Karakterizohet në një grup mishngrënës, me një sistem tretës të fuqishëm, sistem imunitar tolerant si dhe përshtatet mjaft mirë ndaj stresit me aktivitet fizik.
Organizmi i grupit 0 karakterizohet nga një gjendje Ketosi– në të cilën metabolizmi i trupit ndryshon. Trupi në sajë të metabolizmit i kthen proteinat në ketone të cilat përdoren në vend të sheqerit me qëllim që të stabilizohet niveli i glukozës në gjak.
Faktori kryesor që çon në rritjen e peshës është gluteni që ndodhet në bimën e grurit dhe nga prodhimet e grurit. Gluteni ndikon në metabolizëm dhe krijon efektin e kundërt të ketoneve. Gluteni pengon prodhimin e insulinës. Menjëherë pasi është konsumuar gluteni, trupi reagon njëlloj si ti hedhësh benzinë të keqe një makinë që, në vend që të ushqejë motorin e bllokon fare. Faktor mjaft i rëndësishëm për të humbur peshë është shmangia e prodhimeve të grurit.
Faktor tjetër që çon në rritjen në peshë janë disa bishtaja veçanërisht thierëzat dhe fasulet, pasi kanë lektina që ngjiten në indet muskulare duke i bërë ato më alkaline.
Një tjetër faktor që çon në rritjen në peshë është gjendra tiroide. Niveli i ulët i hormonit të tiroides dhe niveli i ulët i jodit çojnë në dobësim të indeve muskulare , mbajtje ujërash dhe lodhje trupore.
Fuqitë
-Sistemi tretës është mjaft rezistent
– Sistem imunitar të fortë
-Fuqi naturale kundër infeksioneve
-Organizëm i ndërtuar për metabolizm rezultativ dhe të ruajtjes së elementeve ushqimore.
Dobësite
-Vështirësi të përshtatjes me dieta të reja dhe ambiente të reja.
-Sistemi imunitar mund të jetë tepër aktiv dhe të sulmojë vetë organizmin.
Rreziqet
-Çrregullime të mpiksjes së gjakut
-Sëmundje infektive
–Artride
-Nivel të ulët të tiroideve
–Ulçera
–Alergji
Për t’u dobësuar mënjanoni : grurin, misrin, fasulet kidney , fasulet navy , thierëzat, lakrën dhe lulelakrën. Gruri dhe misri pengojnë prodhimin e insulinës dhe rëndojnë metabolizmin. Fasulet,thierëzat dhe lakrat pengojnë përdorimin e kalorive. Kungulli,gjethet e sinapit si dhe lakra e Brukselit ulin prodhimin e hormonit të tiroideve.
Ndihmojnë për të humbur peshën :- Fiqtë ,prodhimet e detit dhe kripa e jodizuar kanë jod dhe rrisin prodhimin e hormonit të tiroides. Mëlçia është burim i shkëlqyer i vitaminës B dhe ndihmon metabolizmin. Mishi i kuq, lulelakra, spinaqi dhe brokoli ndihmojnë metabolizmin.
Plotësime – Grupi 0 ka nevoja për plotësime me vitaminë B ,vitaminë K ,kalcium , jod, glikorizë
Gjimnastika– Grupi 0 ka një reagim mjaft të mirë ndaj gjimnastikës të fortë , aerobisë , arteve marciale dhe vrapimit . Këshillohet një aktivitet fizik i rregullt dhe intensiv.
Personaliteti –Ka një kujtesë gjenetike fuqie, rezistencë, kurajo, pavarësi, instikt dhe një optimizëm të lindur. Persona VIP që përfaqësojnë këtë grup gjaku janë ish Presidenti amerikan Ronald Regan, Mbretëresha Elizabet, Princi Çarls, etj..
Kategoritë ushqimore
Mishërat
Grupi 0 mund të konsumojë sa të dojë mish viçi pa dhjam, mish qengj, pule deti . Proteinat janë shumë të domosdoshme për këtë grup gjaku . Kujdes në madhësinë e racioneve. Jo më shumë se 175 gr në vakt. Grupi 0 ka përqindje të lartë acidi gastrik në stomak ,ndaj e tret shumë mirë mishin.
Shumë të dobishme- mish lope, viçi, mish të grirë, stomak, veshkë, zemër, qengj, mëlçi viçi, mëlçi pule,mëlçi derri, mëlçi dele, sorkadhe.
Neutrale–Pule fushë dhe deti , rosë, fazan, lepur, thëllënze.
Të dëmshme – Beikon, patë, zabon, mish derri
Prodhimet e detit
Personat e grupit të gjakut 0 mund të konsumojnë 3-4 herë prodhime deti ,pasi ato përmbajnë vitaminën K, që ndihmon në mpiksjen e gjakut.Grupi 0 e ka mjaft të vështirë mpiksjen e gjakut dhe kjo është arësyeja se pse duhet të marrin sa më shumë vitaminë K.Gjithashtu peshku është burim i shkëlqyer jodi që rregullon mjaft mire funksionimin e gjëndrës tiroide.
Shumë të dobishme- bluefish, sardele, gjuhëza, levrek, salmon, peshk guri , barbun, peshk shpatë.
Neutrale – peshk ton, midhjet, gaforre, peshkaqen, kallamar, këmbë bretkose, levrek deti, karkalecë, karavidhe.
Të dëmshme – peshk mace, haviar, salmon, oktapod
Prodhimet e qumështit dhe vezët
Grupit 0 i këshillohet të kufizojë në maksimum prodhimet e qumështit. Zëvendësues i prodhimeve të qumështit është qumështi i sojës dhe djathi i sojës .
Neutrale- gjalpi, djathi i bardhë, qumështi i dhisë , mozarela, djathi i sojës, qumështi i sojës.
Të dëmshme – blue chesse, graviera, akullore, cottage, kos, qumështi i skremuar, qumështi i dhisë, parmixhano, djathi i butë me pak yndyrë.
Yndyrnat dhe vajërat
Grupi 0 ka nevojë për yndyrna.1 lugë gjelle vaj ulliri në sallatë ose në gjellë ndihmon në jashtëqitje dhe në tretje. Gjithashtu vaji i ullirit ndihmon zemrën në uljen e kolesterolit.
Lektinat e ullinjve dhe të vajit të misrit shkaktojnë probleme në sistemin tretës të grupit 0 ,si dhe shkaktojnë veprimin e kundërt nga vajërat e dobishëm.
Shumë të dobishme- vaj ulliri, vaj lini
Neutrale–vaj misri, pambuku, susami
Të dëmshme – vaj canola
Fruta të thata dhe farëra
Grupi 0 mund të gjejë një burim të mirë plotësues të proteinave bimore.Personat me grupin e gjakut 0 që duan të ruajnë peshën e tyre trupore duhet të shmangin konsumin e tyre.
Shumë të dobishme- fara kungulli, arra
Neutrale–bajame, geshtenja ,lajthi, gjalpë bajamesh, fara luledielli
Të dëmshme – arra brazili,fistike ,gjalpë nga fistikë
Bishtaja
Grupi 0 i përvetëson shumë mirë fasulet. Njerëzit e grupit 0 janë më të gjallë kur muskujt e tyre janë në gjendje pak acide .Kjo i ndihmon ata të djegin më mirë yndyrnat. Kështu vetëm një pjesë e vogël e fasuleve mund të bëjnë mirë për grupin 0. Këto fuqizojnë sistemin tretës dhe ndihmojnë në mbylljen e ulçerave, problem ky i pranishëm për shkak të përqindjes të lartë të acideve të stomakut.
Shumë të dobishme- fasule aduki,fasule syzeze,fasule pinto
Neutrale–fasule të zeza,,fasule canellini, bizele ,fasule të bardha
Të dëmshme – fasule kidney,fasule soje, thierëza kafe, jeshile, të kuqe,fasule navy
Mëngjes me drithëra
Grupi 0 nuk i pranon aspak ushqimet me bazë miellin. Gluteni i grurit pengon metabolizmin. Metabolizmi shumë i ngadaltë bën që ushqimet me bazë grurin të kthehen me shumë vështirësi në energji dhe kështu të depozitohen në formë dhjami.
Neutrale – krithari, miell orizi dhe oriz
Të dëmshme – fara gruri, ,simigdhali,farina, cornflakes, miell misri,
Bukë dhe prodhime drithërash
Grupi 0 nuk i pranon aspak ushqimet me bazë miellin.Preferohet buka Esseon.
Shumë të dobishme- Bukë Esseon
Neutrale–bukë nga orizi i paqëruar,bukë pa gluten,bukë sikali 100%,bukë nga miell soje,kek orizi
Të dëmshme – Muffin misri,bukë nga farëra të ndryshme,bukë misri,bukë nga gruri i fortë.
Drithërat dhe brumërat
Nuk ka drithëra të dobishme për grupin 0.
Neutrale–miell orizi,miell krithari,miell fagopuri
Të dëmshme – miell nga gruri i fortë, miell i thjeshtë,miell nga gluteni
Zarzavate, bimë, prodhime soje, barishte të freskëta
Për grupin 0 ka një shumëllojshmëri zarzavatesh, por pa e tepruar me to.Disa zarzavate shkaktojnë probleme si psh:lakra e brukselit, gjethja e sinapit dhe kungulli çojnë në uljen e prodhimit të gjëndrave tiroide. Lakra jeshile, lulelakra, sallata jeshile, brokoli dhe spinaqi kanë vitaminë K që ndihmon në mpiksjen e gjakut. Patëllxhani dhe patatet shkaktojnë problem me artritet. Misri i ëmbël pengon prodhimin e insulinës duke shkaktuar diabet dhe dhjamosje.
Shumë të dobishme- gjethe panxhari, preshi, angjinare, bamje, majdanoz, kungull, patate të ëmbla, brokoli, hudhra, lulelakër,qepë, speca të kuq.
Neutrale–asparagë, panxhar, ullinj jeshile, domate, radhiqe, kunguj të vegjël, bizele, speca, qepujka, selino, speca djegës, kastravec, kërpulla, sallatë jeshile.
Të dëmshme – patëllxhanë, ullinj të kuq e të zinj, sinap, lulelakra, lakër e kuqe dhe e bardhë, patate të kuqe të bardha, misër i ëmbël.
Frutat
Njerëzit e grupit 0 mund të konsumojnë shumëllojshmëri frutash pasi janë një burim mjaft i mirë vitaminash,kripërash minerale dhe fibrash si dhe zëvendësues të shkëlqyer të brumërave. Portokallet, mandarinat dhe luleshtrydhet duhet të mënjanohen për shkak të aciditetit.
Shumë të dobishme – fiq, shega, kumbullat, kumbullat e thata.
Neutrale– Molla, banana,luleshtrydhe të egra, qershi, limon, dardha, shalqi, kiwi, ananas, pjeshkë, greipfruit, pjepri, rrush i kuq, jeshil, i zi, kajsitë.
Të dëmshme – Manaferra, portokallet, luleshtrydhet, arra indie, mandarinat, lëng molle, portokalli,
Bimë mjekësore , erëza dhe bimë të thara
Një kombinim i përshtatshëm mund të fuqizojë sistemin imunitar dhe tretës.
Shumë të dobishme – piper i kuq, majdanoz, dafinë, pergamot, fiq, borzilok, piper i zi ne kokrra, karafil, mjaltë, cokollatë ,hudhra, mender, salcë soje, mustardë e thatë, sheqer kafe i bardhë, xhinxher, majdanoz, mender, gjethe limoni, fara trëndafili.
Të dëmshme – kanella ,vanilja, piperi pluhur i bardhë dhe i zi, uthulla,
Pije të ndryshme
Shumë të dobishme – uji mineral
Neutrale–birra, vera e kuqe, vera e bardhë
Të dëmshme – kafeja normale, kafeja pa kafeinë, pijet alkolike me ngjyrë, pijet freskuese, çaji i zi, çaji normal pa kafeinë
Plotësimet me vitamina – Vitamina B ,Vitamina K, Kalcium, Jodi, Magnez.
Duhet të shmangni vitaminën A dhe Vitaminën E
Këshilla dietike
1. Mundohuni të kufizoni drithërat dhe në veçanti grurin.
2. Zgjidhni peshkun dhe mishin e hollë, duke u përpjekur të rralloni sa më shumë sallamin dhe mishin e konservuar.
3. Kufizoni konsumin e qumështit dhe prodhimeve të tij.
4. Hani sa më shumë fruta dhe perime, këto të fundit të shoqëruara me vaj ulliri.
5. Mos e teproni me kafe dhe me pije me gaz.
6. Mos e teproni me pijet alkoolike, maksimumi një gotë verë për çdo vakt.
Dieta e grupit 0
Dita e parë
Mëngjesi : omletë me një vezë, një karrotë te grirë dhe një kungull të njomë
1 gotë lëng ananasi
Paradite : 2 kumbulla dhe 1 gotë qumësht soje
Dreka: spageti me mish qingji dhe sallate jeshile
Pasdite:leng karrote dhe 2 kokrra fiq
Darka: sallate jeshile me peshk ton
Dita e dytë
Mëngjesi : 1 gotë qumësht soje me 2-3 lugë tërshërë
Paradite : 1 fetë ananas i freskët
Dreka: pilaf nga orizi i kaftë me karrota dhe qepë I shoqëruar me një cope mish gjel deti i pjekur
Pasdite: 1 grusht fara kungulli
Darka: brokoli të ziera me pak vaj ulliri dhe limon
Dita e tretë
Mëngjesi : Nje fetë bukë thekre +1 gotë qumësht soje+1 lugë mjaltë
Paradite : gjysëm kokrre qitro
Dreka: peshk salmon i pjekur në zgarë & sallatë jeshile
Pasdite: 3 kokrra arra dhe pak rrush të thatë
Darka: sallate romane me mbushje cezar ,një gotë leng boronice
Dita e katërt
Mëngjesi : 1 fetë bukë thekre me marmalatë & gjysëm gote qumësht soje
Paradite : gjysëm kokrre molle dje një filxhan çaj jeshil
Dreka: sallatë me peshk salmon, koper të freskë të prerë imët dhe një shtresë zarzavatesh
Pasdite:1 kokërr dardhë
Darka: speca të kuq të pjekur në zgarë dhe një filxhan çaj kamomili
Dita e pestë
Mëngjesi : një vezë e zier , një fetë të thekur
1 gotë lëng qitroje
Paradite : ½ banane
Dreka: 150 gr biftek viçi & sallatë jeshile
Pasdite: 1 copë djathë dhije dhe 3 kokrra fiq
Darka: supë me perime
Dita e gjashtë
Mëngjesi : 1 fetë bukë thekre +1 gotë qumësht soje+1 lugë mjaltë
Paradite : 2 kajsi
Dreka: supë me perime dhe fasule pinto
Pasdite:leng karrote dhe xhenxhëfil
Darka: sallate spinaqi me vezë të zier
Dita e shtatë
Mëngjesi : omletë me një vezë,1 një karrotë te grirë dhe një kungull të njomë
Paradite : komposto kumbulle të thata
Dreka: lulelakër,spinaq & brokoli të ziera shoqëruar me sallatë jeshile
Pasdite: leng karrote dhe molle
Darka: djathë kaçkavall në zgarë
E hëne:
Mëngjes: Nje fetë bukë thekre +1 gotë qumësht soje+1 lugë mjaltë
Paradreke:1 fetë ananas
Dreka: peshk barbun i pjekur në zgarë & sallatë jeshile
Pasdite: 3 kokrra kumbulla
Darka: supë peshku ose perimesh
E marte
Mëngjes: 1 fetë bukë thekre me marmalatë & gjysëm gote qumësht soje
Paradreke:gjysëm kokrre molle
Dreka: 150 gr biftek viçi & sallatë jeshile
Pasdite: 2 kivi
Darka: 1 sallatë mikse me domate,kastraveca
E mërkure
Mëngjes: 1 gotë lëng ananasi,1 kokërr vezë surbull
Paradreke:gjysëm kokrre molle
Dreka: lulelakër,spinaq & brokoli & sallatë jeshile
Pasdite: 5 kokrra arra
Darka: 1 tas sallatë frutash
E enjte
Mëngjes: 1 fetë bukë thekre +1 gotë qumësht soje+1 lugë mjaltë
Paradreke: 8 luleshtrydhe
Dreka: peshk merluc & sallatë jeshile
Pasdite: 1 kokërr dardhë
Darka: 1 pjatë supë peshku
E premte
Mëngjes: 1 gotë lëng karote & molle
Paradreke: gjysëm kokrre molle
Dreka: perime zgare & sallatë jeshile
Pasdite: gjysëm kokrre molle
Darka: supë perimesh
E shtune
Mëngjes: 1 vezë surbull
Paradreke: 1 fetë ananas
Dreka: fileto vici & sallatë jeshile
Pasdite: 1 fetë pjepër ose dardhë apo pjeshkë
Darka: 1 kos light
E diel
Mëngjes: 1 gotë qumësht soje
Paradreke:gjysëm kokrre molle
Dreka: peshk & sallatë jeshile
Pasdite: 1 kos të vogël light
Darka: perime zgare