Ja se çfarë duhet të hani me diabetin dhe cilat ushqime duhet të shmangni, duke hedhur poshtë mitet e rreme për ushqimet dhe sjelljet.
Tek diabetikët, dieta përfaqëson formën kryesore të terapisë, së bashku me ushtrimet fizike (150 minuta ecje javore ose 10.000 hapa në ditë – OBSH), terapi hipoglicemike (barna ose insulinë), monitorimin e glicemisë dhe edukimin terapeutik.
Indikacione të përgjithshme për një dietë të ekuilibruar
Një dietë e ekuilibruar në pacientët me diabet përfshin:
-përqindje e karbohidrateve ndërmjet 45-60% të kalorive ditore, veçanërisht karbohidrate të pasura me fibra dhe me indeks të ulët glicemik;
-një kufizim në 5-10% të sheqernave të thjeshta;
-20-35% lipide;
-10-25% proteina.
Së fundi, marrja e fibrave është thelbësore. Fibrat e pranishme në fruta, perime, bishtajore dhe drithëra nuk japin kalori, rrisin ngopjen (mbushjen e stomakut, forcimin e përtypjes, lehtësimin e tranzitit të zorrëve dhe përmirësimin e florës bakteriale), duke ngadalësuar dhe duke e bërë më konstante përthithjen e karbohidrateve. Është e nevojshme të merren afërsisht 30 gramë/ditë tek të rriturit.
Është gjithashtu e rëndësishme të nënvizohet se përveç sasisë së ushqimit, vëmendje duhet t’i kushtohet cilësisë dhe shpërndarjes brenda ditës së vakteve.
Pica, ëmbëlsirat dhe një dietë e rreptë: mitet e rreme për t’u shpërndarë
Këtu janë 3 mite të rreme për të hedhur poshtë në lidhje me dietën e atyre që vuajnë nga diabeti:
- Diabetikët nuk mund të hanë makarona, bukë, pica dhe oriz
“Shpesh kur gjejmë vlera të larta glicemie ose diabeti, priremi të eliminojmë nga dieta jonë makaronat, bukën, orizin dhe picën. Asgjë nuk mund të jetë më e gabuar. Sheqernat janë burimi i drejtpërdrejtë i energjisë për trupin tonë dhe përdoren kryesisht nga organet kryesore si truri, zemra dhe muskujt për të kryer aktivitetet kryesore. Prandaj ato janë të rëndësishme dhe duhet të jenë pjesë integrale e dietës sonë.
Thjesht mendoni se truri konsumon afërsisht 120 g glukozë në ditë nga 200 g që është nevoja ditore e të gjithë organizmit. Nëse glukoza është i vetmi sheqer i thjeshtë (monosakaridi) i aftë të kapërcejë barrierën ematoencefalike dhe për rrjedhojë e aftë të bëjë ‘punë’ neuronet tona, kjo nuk do të thotë se duhet të ekzagjerojmë me ëmbëlsirat! Trupi ynë është në gjendje ta marrë këtë sheqer nga karbohidratet komplekse (niseshte) në makarona, bukë, oriz dhe patate.
Ndaj kur keni vlera të larta glicemie ose diabeti, është mirë të preferoni karbohidratet komplekse ose niseshte të cilat përthithen ngadalë dhe që nuk shkaktojnë rritje të papritur të nivelit të sheqerit në gjak.
Karbohidratet që mund të gjenden në derivatet e drithërave (makarona, oriz, bukë, produkte furre), patate dhe bishtajore (fasule, qiqra, thjerrëza, bizele).
Një ide e mirë është të reduktoni marrjen e karbohidrateve të thjeshta, të cilat, duke u asimiluar me shpejtësi, rrisin ndjeshëm nivelin e sheqerit në gjak. Midis këtyre sheqernave, ato në mjaltë, reçel, fruta (fruktozë dhe saharozë), por edhe në qumësht dhe ose kos (laktozë) ose ato të shtuara në pije me sheqer.”
Indikacionet e OBSH-së përfshijnë marrjen e sheqernave të lira në 10% të marrjes sonë të përditshme të energjisë. Disa vende të BE-së rekomandojnë një konsum maksimal prej 25 g sheqerna të lirë në ditë (ose 5% të konsumit total të energjisë); kjo korrespondon me 6 lugë çaji sheqer tavoline.
- Diabetikët nuk mund të hanë ëmbëlsira
Nuk ka asnjë ushqim të vetëm që një person me diabet nuk mund ta hajë, përfshirë ëmbëlsirat. Nje embëlsire e bere vete me sheqer natyral nga frutat eshte ushqim që duhet konsumuar me moderim dhe në sasi të vogla: një herë në javë, një porcion, në mëngjes ose në fund të drekës në vend të frutave. Në këtë mënyrë ju keni kohën e nevojshme për t’u konsumuar/djegur’ gjatë ditës.
Për më tepër, në fund të vaktit, rritja e glicemisë modulohet nga përthithja e lëndëve të tjera ushqyese të futura me dietë. Është e rëndësishme të theksohet qe ëmbëlsira nuk duhet të merret midis vakteve ose vonë pas darkës.
Çfarë duhet shmangur
Më problematike janë pijet me sheqer, pijet energjike dhe ato me gaz, ushqimet e paketuara dhe te procesuara, lengjet e frutave të cilat duhen shmangur. Marrja e tyre lidhet me mbipeshën dhe obezitetin, veçanërisht te fëmijët dhe adoleshentët.
Vetëm mendoni se:
ata që konsumojnë 2 lëngje frutash në ditë rrisin rrezikun e zhvillimit të diabetit;
1 koktej me sheqer në ditë rrit rrezikun e sëmundjeve me 20%
Së fundi, marrja e alkoolit duhet të kufizohet pasi karbohidratet që përmban mund të rrisin marrjen e alkoolit