Diabeti është një gjendje në të cilën trupi juaj nuk mund të përdorë si duhet apo të ruajë ushqimin për energji. Ajo cfarë i nevojitet trupit tuaj, quhet glukozë, një formë sheqeri. Glukoza vjen nga ushqime si frutat, qumështi, disa perime, ushqimet me niseshte dhe sheqer. Për të kontrolluar glukozën e gjakut (sheqerin), ju duhet të hani ushqime që shëndetshme, të jeni aktivë dhe mund t’ju duhet të merrni disa pilula dhe/ose insulinë.
Më poshtë do të gjeni disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë deri në momentin që të takoheni me një dietolog/e.
Këshillat:
1. Hani 3 vakte në ditë në orare të rregullta dhe ndërmjet vakteve të ketë hapësirë jo më shumë se 6 orë. Ju mund të keni benefite gjithashtu dhe nga një vakt i ndërmjetëm i shëndetshëm.
Arsyeja–Të hani në orare të rregullta ndihmon trupin tuaj të kontrollojë glukozën në gjak (nivelet e sheqeri).
2. Limitoni sheqernat dhe ëmbëlsirat.
Arsyeja-Sa më shumë sheqer të konsumoni, aq më i lartë do të jetë glukoza juaj në gjak. Embëlsuesit artificialë mund të jenë të dobishëm.
3. Limitoni sasinë e ushqimeve të pasura me yndyrë, si ushqimet e skuqura, patatinat etj.
Arsyeja-Ushqimet e pasura me yndyrë mund të shkaktojë që ju të shtoni peshë. Një peshë e shëndetshme ju ndihmon të kontrolloni glukozën në gjak (sheqerin) dhe është më e shëndetshme për zemrën tuaj.
4. Hani më shumë ushqime të pasura me fibra si drithërat e plota, thjerrëzat, fasulet e thara, bizele, oriz kaf, perime dhe fruta.
Arsyeja-Ushqimet e pasura në fibra mund t’ju ndihmojnë që të ndiheni të ngopur dhe mund të ulin glukozën në gjak (sheqerin) dhe nivelet e kolesterolit.
5. Nëse jeni të etur, pini ujë.
Arsyeja-Të pini lëngje frutash me sheqerna të shtuara mund të rrisin glukozën në gjak (sheqer).
6.Shtoni aktivitet fizik në jetën tuaj.
Arsyeja-Aktiviteti fizik i rregullt do të përmirësojë kontrollin ndaj glukozës së gjakut (sheqerit).
Plani për një ushqyerje të shëndetshme:
-Pini një gotë me qumësht dhe një hani një copë fruit për të plotësuar vaktin tuaj.
-Alkooli mund të ndikojë në nivelet e glukozës së gjakut dhe të shkaktojë shtimin në peshë. Flisni me një specialist nëse mund të përfshini alkoolin në planin tuaj ushqimor dhe sasinë e rekomanduar.
-Hani më shumë perime. Janë të pasura me lëndë ushqyese dhe përmbajnë pak kalori.
-Përfshini peshkun, mishi i butë, djathi me pak kalori, vezët, ose zgjedhje proteinash vegjetariane si pjesë e vaktit tuaj.
-Kur të planifikoni një vakt, duhet të jeni shumë të kujdesshëm në zgjedhjen e porcioneve.
-Rekomandohet që të gjithë njerëzit me diabet duhet të marrin këshilla nga dietologë të regjistruar.
-Menaxhimi i mirë i diabetit përfshin ushqyerje të shëndetshme, të qënit aktiv dhe të merrni mjekimet e rekomanduara.
-Sigurohuni të hani mëngjes për të filluar sa më mirë ditën.
Rrisni aktivitetin fizik:
-Përfshini aktivitetin fizik në rutinën tuaj të përditshme.
-Përpiquni të jeni aktiv në sa më shumë ditë të javës.
-Ecni sa më shumë të mundeni, në vend se të ecni me makinë.
-Bëni aktivitete familjare: provoni notin ose patinazhin në vend se të shihni televizor.
-Provoni aktivitete të reja, mësoni të kërceni, luani basketboll etj.
Ndiqni një stil të shëndetshëm jetese:
-Perime dhe fruta
-Produktet e grurit
-Qumështi dhe alternativa të tjera
-Mishi dhe alternativa të tjera
-Kujdes me porcionet që mund t’ju ndihmojnë të mbani apo të arrini një peshë të shëndetshme trupi.
-Përfshini ushqime të pasura me fibra
-Bëni zgjedhje me yndyrë të ulët
-Zakonet e shëndetshme ushqimore duhet të “ndërtohen” përreth një stili të shëndetshëm jetese- qëdroni aktivë përgjatë ditës.