Dhimbja e shpinës është shumë e përhapur dhe mund të prekë çdo kënd, mirëpo ka disa faktorë të cilët shkojnë rrezikun që ju prekeni nga ky problem. Në grupin e faktorëve të rrezikut bëjnë pjesë:
Plakja – Dhimbja e shpinës është më e shpeshtë me kalimin e moshës. Ju mund të keni dhimbje shpine për të parën herë kur të jeni 30 ose 40-vjeçar.
Angazhimi i paktë fizik – Dhimbj ae shpinës zakonisht është më e shpejtë te njerëzit të cilët nuk janë aktiv.
Të qenit i mbipeshë – Ushqimi i pasur në kalori dhe yndyra mund t’ju bëjnë juve të shtoni peshë. Pesha e tepërt mund të bëjë presion në shtpinë dhe shkaktojë dhimbje
Trashëgimia – Disa raste të dhimbjes së shpinës, si spondiliti ankilotik, një formë e artitit që prek shpinën, mund të keni edhe natyrë gjenetike.
Sëmundje të tjera – Disa lloje të artritit dhe kancerit mund të shkaktojnë dhimbje shpine.
Puna që bëni – Nëse ju duhet të ngrini pesha të mëdha, të shtyni, ose tërhiqni duke shfrytëzuar shpinën tuaj, ju mund të prekeni nga dhimbja e shpinës. Nëse punoni në tavolinë gjithë kohën dhe nuk ngriheni të qëndroni ca kohë në këmbë, ju po ashtu mund të keni dhimbje shpine.
Pirja e duhanit – Trupi juaj mund të mos jetë në gjendje të sigurojë mjaft përbërës ushqimore në disqet e shpinës tuaj nëse ju pini duhan. Kolla e duhanxhinjve po ashtu mund të shkaktojë dhimbje shpine. Njerëzit të cilët pinë duhan kanë vështirësi të shërohen, andaj dhimbja e shinës mund të zgjatë më shumë.
Raca – Raca është një faktor tjetër që mund ët ndikojë në paraqitjen e dhimbjeve të shpinës. Për shembull, femrat e zeza janë tre herë më të prira të kenë probleme me shpinën se femrat e bardha