Gjatë praktikës sonë të përditshme padyshim që përballemi me njerez që kane një çrregullim ushqimor. Në fakt kjo ndodh më shumë se sa thjeshtë një herë. Ky person mund të kërkojë këshillën tuaj për humbjen e peshës ose për sugjerime që mund ta ndihmojnë për të kontrolluar këtë çrregullim. Fatkeqësisht shumë prej njerëzve që vuajnë nga çrregullimet ushqimore, në përgjithësi çdo simptomë mundohen ta mbajnë sekret. Pra na takon neve si profesionist që të njohim simptomat.
Çrregullimet ushqimore mund të jenë kërcënuese për jetën dhe duhet të trajtohen nga një ekspert i fushës. Nëse nuk jeni një ekspert i tillë, nuk është as puna juaj dhe as vendi juaj për të ndihmuar dikë në këtë situatë. Ata kanë nevojë për ndihmë psikologjike dhe fizike , që pa trajnimin e duhur dhe eksperiencën , ju thjeshtë nuk mund t’ja jepni. Ajo çfarë mund të bëni është të familjarizoni veten me shenjat e çrregullimeve ushqimore dhe të referoni personin te dikë që është ekspert i fushës.
Ç rregullimet ushqimore prekin grupe të mëdha njerëzish në bote.
–5-10 milion vajza adoleshente dhe femra përballen me çrregullimet ushqimore dhe gjendje që lidhen me të.
-1 milion meshkuj dhe të rinj përballen me çrregullime ushqimore dhe gjendje që lidhen me të.
-Numri i njerëzve me çrregullime ushqimore dhe gjendjeve që lidhen me të është sa trefishi i numrit të njerëzve që jetojnë me SIDA.
– Çrregullimet ushqimore mund të prekin 3 herë më shumë njerëz sesa ata që janë diagnostikuar me skizofreni (2.2 milion njerëz po jetojnë me skizofreni.)
Ata pranojnë që bukuria natyrale shpesh herë vihet në dyshim nga mungesa e trupave të ndryshme në media.
– Femra mesatare amerikane peshon 56 kile.
– Modelet mesatare amerikane peshojne 46.8 kile
– Pothuajse gjysma e fëmijëve të shkollave fillore amerikane ndërmjet klasës së parë dhe të tretë, duan të jenë më dobët.
– 4 në 5 fëmijë të moshës 10 vjeç , kanë frikë të jenë të shëndoshë.
– 4 në 5 femra amerikane janë të pakënaqura nga pamja e tyre.
– 1 milion meshkuj amerikanë a përmbushin kriterin për çrregullimin dismorfik të trupit.
- 3 milion meshkuj pranojnë që hanë pa tepri 2 herë në javë ose më shumë.
- 1 milion-3 milion meshkuj në SHBA kanë marrë steroide anabolike.
-Në 2003, 1.1 milion meshkuj kryen procedura kozmetike.
-Numri i procedurave kozmetike në SHBA u rrit me 20% ne 2003 me një total afër 8.3 milion .
Kufizimi i kalorive dhe praktika të tjera të zakonshme dietike mund të çojnë në pasoja serioze shëndetësore duke përfshirë çrregullime ushqimore.
–Gjysma e femrave amerikane janë në një dietë në ditë të papërcaktuara.
– 1 në 4 meshkuj janë në dietë në ditë të papërcaktuara.
–Gjysma e femra të moshës 9-10 vjeç ndihen më mirë nëse janë në një dietë.
-35% e dietave normale progresojnë në dieta patologjike. Ndërmjet tyre 1 në 4 njerëz zhvillojnë sindromë çrregullimesh ushqimore të plotë ose të pjesshme.
– Amerikanët shpenzojnë 40 bilionë dollarë me dieta dhe produkte dietike çdo vit (kjo është pothuajse ekuivalente me atë çka qeveria shpenzon në edukim.)
Çrregullimet e zakonshme ushqimore
Çrregullimet ushqimore si anoreksia, bulimia dhe çrregullimet e ushqyerjes pa tepri përfshijnë emocionet ekstreme, sjelljet ndaj peshës dhe problemet me ushqimin. Çrregullimet ushqimore janë probleme ushqimore, emocionale dhe fizike që mund të sjellin pasoja kërcënuese për jetën. Me poshtë do të gjeni çrregullimet më të njohura ushqimore, nevoja për kujdes profesional dhe mjekësor. Anoreksia nevore karakterizohet nga uri e madhe dhe humbje dramatike peshe.
Simptomat përfshijnë :
-Refuzimi për të mbajtur peshën trupore në ose nën peshën minimale normale përsa i përket gjatësisë, moshës dhe aktivitetit fizik.
-Frikë e vazhdueshe e shtimit në peshë ose të qenit “i shëndoshë”
-Të ndjerit i “shëndoshë” pavarësisht rënies dramatike në peshë
-Humbje e periodave menstruale
– Shqetësime ekstreme me peshën dhe formën trupore
Bulimia nervore karakterizohet nga nje cikël sekretiv , ngrënies pa tepri që më pas ndiqet nga të vjella. Bulimia përfshin konsumimin e sasive të mëdha të ushqimit , më shumë se sa njerëzit hanë gjatë një vakti , në periudhë të shkurtër kohore dhe më pas mundohen të heqin qafe ushqimin dhe kaloritë nëpërmjet vjelljes, abuzimit me laksativë , dhe ushtrime të tepërta.
Simptomat përfshijnë:
-Episode të përsëritura të ngrënies pa tepri dhe vjellies
-Të mos pasurit kontroll dhe të vazhdoni të hani dhe pse ndiheni të ngopur
– Vjellja pas ngrënies me tepri (vjellje me qëllim , abuzime me laksativët , pilula dietike ose diuretikët , ushtrimet e tepërta ose argjërimi)
-Dietat e shpeshta
– Shqetësime ekstreme me peshën apo formën trupore
Çrregullimet e ngrënies pa tepri (e njohur gjithashtu si ushqyerja kompulsive) karakterizohen nga periudha të pakontrolluara , impulsive ose të vazhdueshme ndërkohë që hanë pa tepri. Ndërkohë që nuk ka vjellje , në të karakterizohen disa argjërime sporadike ose dieta të përsëritura pas disa vakteve ku kanë ngrënë me tepri. Njerëzit që hanë pa pushim mund të përballen me ankth, depresion dhe vetmi, e cila mund të kontribojë në episode të pashëndetshme. Pesha trupore mund te variojë në normale, të moderuar ose obezitet të rëndë.
Çrregullimi disformik trupor (e njohur gjithashtu si anoreksia nervore e kundërt, bigoreksia nervore dhe Adonis komplekse) karakterizohet nga praktika ndërtuese të trupit dhe nga marrja afatgjatë e proteinave dietike dhe me yndyrë të ulët. Individët e prekur shpesh veshin rroba të gjera për të fshehur fizikun e tyre shumë të dobët. Ushtrime të tepërta ndërhyjnë te puna dhe socializimi. Personi rrezikon dëmtim të rëndë në sistemin muskolo-skeletal nga ushtrimet e tepërta fizike. Ky crregullim është më i zakonshëm te meshkujt se sa te femrat.
Çrregullime të tjera shëndetësore mund të përfshijnë disa kombinime të shenjave dhe simptomave të çrregullimeve ushqimore të përmendura më lart. Ndërkohë që këto sjellje mund të mos konsiderohen klinikisht si një sindromë e plotë , ato mund të jenë sërish të rrezikshme fizikisht dhe emocionalisht. Të gjitha çrregullimet ushqimore kërkojnë ndihmë profesionale.
Çfarë i shkakton crregullimet ushqimore?
Çrregullimet ushqimore janë gjendje komplekse që vijnë si shkak i kombinimit të faktorëve të sjelljeve emocionale, fizike, interpersonale dhe sociale. Shkencëtarët dhe studiuesit akoma po mundohen të mësojnë shkaqet që fshihen pas këtyre gjendjeve emocionale dhe fizike. Janë disa probleme të përgjithshme që mund të kontribuojnë në zhvillimin e çrregullimeve ushqimore. Ndërkohë që çrregullimet ushqimore mund të fillojnë me shqetësimet ndaj ushqimit dhe peshës, ndonjëherë janë më shumë sesa kaq. Njerëzit me çrregullime ushqimore shpesh “përdorin” ushqimin dhe kontrollin ndaj tij në përpjekje për të kompesuar ndjenjat dhe emocionet që mund të vuajnë përbrenda. Për disa, dieta, vjellja dhe ngrënia pa tepri mund të fillojnë si mënyrë për të përballuar emocionet e dhimbshme dhe kontrollin mbi jetët e tyre. Këto sjellje dëmtojnë shëndetin fizik dhe emocional të një personi, vetëbesimin dhe ndjesinë e të qenit i plotësuar.
Faktorët psikologjikë që kontribuojnë në çrregullimet ushqimore:
– Vetëbesimi i ulët
– Ndjesia e mungesës së kontrollit në jetë
-Depresioni, ankthi, inati ose vetmia
Faktorët e brendshem personal që kontribojnë në çrregullimet ushqimore
-Problemet në familje ose lidhjet personale
-Vështirësi në të shprehurit emocione dhe ndjenja
-Historia e të qenit i/e tallur për peshën trupore
-Abuzim fizik ose seksual
Faktorë socialë që mund të kontribojnë në çrregullimet ushqimore :
-Presioni kulturor që vendos në qendër presionin e të pasurit trupin perfekt
-Definicione të bukurisë që përfshijnë femra dhe meshkuj me peshë trupore specifike
-Norma kulturore që vlerësojnë njerëzit në bazë të pamjes fizike dhe jo në cilësitë e brendshme.
Faktorë të tjerë që mund të kontribojnë në çrregullimet ushqimore
Shkencëtarët akoma po kërkojnë për shkaqet e mundshme biokimike ose biologjike të çrregullimeve ushqimore. Ne disa njerëz me çrregullime ushqimore, përbërje kimike të caktuara në tru që kontrollojnë urinë, oreksin apo tretjen kanë treguar që janë jo- të balancuara. Kuptimi i saktë dhe implikimi i këtyre imbalancave akoma po studiohet.
Shënim i rëndësishëm : Crregullimet ushqimore janë gjendje komplekse që mund të zhvillohen nga një sërë shkaqesh potenciale. Ne momentin që fillojnë të zhvillohen ato mund të krijojnë një cikël të shkatërrimit fizik dhe emocional. Të gjitha çrregullimet ushqimore kërkojnë ndihmë profesionale.