Shpesh mund të keni dëgjuar termin “super ushqime” dhe për benefitet që ato ofrojnë. Por cfarë janë në të vërtetë super ushqimet?
Super ushqimet bëjnë më shumë sesa thjesht plotësojnë nevojat tuaja për minerale dhe vitamina, ose ju ndihmojnë që të bini në peshë. Në fakt, këto ushqime ju ndihmojnë të arrini shëndet më të mirë, të parandaloni sëmundjet kronike dhe të përmirësoni mënyrën se si ndiheni përgjatë ditës- dhe disa prej tyre parandalojnë plakjen e parakohshme. Kur kombinohen me ushtrime dhe një dietë të balancuar, të shtoni disa nga këto super ushqime mud t’ju sjellë benefite në aspekte të ndryshme të shëndetit tuaj. Të gjithë e dimë që të hamë shëndetshëm kanë një ndikim të madh në mënyrën se si ndihemi. Konsumoni fruta dhe perime që përmbajnë lëndë ushqyese që të ndiheni plot energji. Superushqimet ndihmojnë në aftësinë e trupit për të funksionuar duke i dhënë një sërë lëndësh ushqyese. Por cfarë janë super ushqimet? Megjithëse nuk ka kritere për të definuar një super-ushqim, janë disa ushqime që janë të paketuara me lëndë ushqyese që mund t’i sigurojnë trupit tuaj mineralet dhe vitaminat që keni nevojë. Përfshini disa porcione të këtyre ushqimeve në dietën tuaj me një dietë të balancuar dhe me ushtrime të rregullta, për t’u ndjerë më mirë se asnjëherë.
-15 super ushqimet më të mira
1.Embrioni i grurit
2. Kanellë
3. Boronica
4. Avokado
5. Brokoli
6. Salmon
7. Patate të ëmbla
8. Manaferra goji
9. Qumësht të papërpunuar
10. Bajame
11. Kale
12. Spirulina
13. Manaferrat Acai
14. Kokosi
15. Farat e lirit
1.Embrioni i grurit
Nëse po kërkoni një mënyrë për të luftuar radikalët e lirë ose të maksimizoni lëndët ushqyese në dietën tuaj, embrioni i grurit padyshim duhet të jetë në krye të listës. Embrioni i grurit është i përgatitur nga gjethe të freskëta të bimës së grurit dhe ju furnizon me një sërë vitaminash, mineralesh duke përfshirë hekurin, kalciumin dhe magnezin. Shtojeni në lëngje ose smoothie.
2. Kanella
Kjo erëz e shijshme bën më shumë sesa thjesht shton shije në gatimet tuaja. Në fakt, ka përmbajtje të lartë antioksidantësh dhe lidhet me sheqerin më të ulët në gjak dhe kolesterolin, përmirëson simptomat e PMS-së dhe redukton inflamacionin. Spërkateni në kos, tërshërë, smoothie për të marrë vlerat ushqyese nëpërmjet një mëngjesi të shijshëm.
3. Boronica
Të paketuara me lëndë ushqyese, boronicat janë definimi i një super ushqimi. Boronicat kanë përmbajtje të lartë të antioksidantëve që luftojnë sëmundjet dhe fito-kimikëve, si dhe vitamina C, vitamina K dhe mangani. Së fundmi, këto fruta janë të shijshme dhe mund të shtohen lehtësisht në dietën tuaj.
4. Avokadot
Për t’ju përgjigjur pyetjes “cfarë janë super ushqimet”, do të ishte e pamundur të mos përmendnim këtë frut të mrekullueshëm. Avokado shijohet më së shumti duke e përfshirë në gatime të ndryshme. Avokadoja është e pasur me yndyrna të shëndetshme për zemrën, folat, vitaminë C dhe vitaminë K. Jo vetëm kaq por ju ofron më shumë kalium sesa banania. Ka mënyra të ndryshme për të shijuar këtë frut, mund ta shpërndani në tost, ta shtoni në sallata, ose ta konsumoni të thjeshtë.
5. Brokoli
Brokoli është pjesë e listës pa pikë dyshimi. Eshtë e mbushur me vitaminë K që ndihmon në ndërtimin e kockave, vitaminë A dhe vitaminë C si dhe folat, kalcium dhe mangan. Falë profilit të pasur që ka, përbërjet e gjendura në brokoli mund të ndihmojë në reduktimin e inflamacionit, të mbajë strukturën skeletore të fortë, ju mbron kundrejt sëmundjeve të zemrës, përmirëson shëndetin e zemrës dhe madje parandalon zhvillimin e kancerit.
6. Salmoni
“The American Heart Association” rekomandon ta përfshini peshkun në dietën tuaj të paktën 2 herë në javë dhe për një arsye të mirë. Peshqit si salmoni kanë përmbajtje të lartë të acideve yndyrore omega-3 dhe mund të reduktojnë inflamacionin, të rrisin shëndetin e trurit dhe të mbajnë zemrën tuaj të shëndetshme.
7. Patate të ëmbla
Patatet e ëmbla njihen për shijen e tyre të mrekullueshme, por e dinit që kanë përmbajtje të lartë të vitaminave dhe mineraleve dhe mund të sigurojnë benefite të rëndësishme për ju dhe shëndetin tuaj? Këto perime kanë përmbajtje të lartë të vitaminës C, kaliumit dhe manganit si dhe vitaminë A. Në fakt, një kupë me patate të ëmbla plotëson 769% të kërkesës ditore për vitaminë A. Vitamina A luan një rol të rëndësishëm në mbajtjen e një shikimi të shëndetshëm, lufton inflamacionin dhe mbron shëndetin e sistemit tuaj imunitar për të luftuar infeksionet.
8. Manaferrat goji
Manaferrat goji janë përdorur në mjekësinë tradicionale kineze për shekuj dhe kanë treguar benefite në vitalitet, energji dhe jetgjatësi. Gjithashtu kanë përmbajtje të lartë të lëndëve ushqyese që mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjes së syve, mbron kundrejt dëmtimit të lëkurës dhe parandalon rritjen e zhvillimit të qelizave kanceroze. Mund t’i gjeni të thara ose në trajtë pluhuri. Mund t’i shtoni në gatime ose në sallatëra.
9. Qumësht
Qumështi ka përmbajtje të lartë vitaminash dhe mineralesh, duke përfshirë kalciumin, magnezin, fosforin dhe vitamina A dhe D. Kefiri bëhet nga qumështi i papërpunuar dhe është vecanërisht i mirë për shëndetin pasi ka probiotikë që ndihmojnë në bakteriet e mira në zorrë për të promovuar tretje të mirë dhe rritje të imunitetit. Provoni të shtoni qumësht të papërpunuar ose kefir në smoothie-n e mëngjesit.
10. Bajamet
Bajamet janë një nga arrat më të pasura me lëndë ushqyese që gjenden në treg. Ato janë një nga burimet më të mira të kalciumit, duke ofruar sasi më të mëdha të kalciumit sesa te arrat e tjera, gjithashtu dhe sasi të mëdha të vitaminës E dhe proteinave. Ju mund t’i konsumoni si vakte të ndërmjetme ose mund t’i piqni e t’i shijoni në një ditë të ftohtë. Thjesht mbani mend që bajamet janë të pasura në kalori, kështu që mbani me kujdes masën e porcionit.
11. Kale
Kale është një nga super ushqimet më të mira për humbje peshe dhe mund të përfshihet në dietën tuaj me shumë vitaminë A, vitaminë C, vitaminë K, kalcium dhe mangan për pak kalori. Mund ta përdorni në smoothie apo në sallata.
12. Spirulina
Kjo algë blu në jeshile konsiderohet si një nga ushqimet më të pasura me lëndë ushqyese në planet. Gram për gram, ka përmbajtje më të lartë proteinike sesa mishi i kuq, përmban të gjitha acidet yndyrore esenciale që trupi juaj ka nevojë dhe gjithashtu siguron shumë antioksidantë, vitamina dhe minerale. Benefitet shëndetësore të spirulinës përfshijnë parandalimin e ndërtimit të pllakave në arterie, duke ulur presionin e gjakut e duke ju mbrojtur kundrejt kancerit. Spirulina gjendet më së shumti në trajtë pluhuri dhe mund ta përdorni në smoothi-e apo ushqime të tjera.
13. Manaferrat Acai
Të pasura në antioksidantë, manaferrat acai domosdoshmërisht mund të quhen super ushqime. Këto manaferra përmbajnë një sërë yndyrnash, fibra, vitamina B, magnez, kalium dhe fosfor. Studimet kanë treguar që përbërjet e gjendura në manaferrat acai ndihmojnë në përmirësimin e funksionit njohës dhe mbajnë nivelet normale të sheqerit në gjak.
14. Arra e kokosit
Arra e kokosit dhe vajit i kokosit kanë përmbajtje të lartë të triglicerideve me zinxhir mesatar, një lloj yndyrnash beneficiale që ndihmojnë në suportimin e shëndetit të zorrëve për shkak të vetive antioksiduese. Këto acide yndyrore janë më të thjeshta për tu tretur dhe janë të afta të sigurojnë energji të menjëhershme. Vaji i kokosit, në vecanti ndihmon në humbjen e peshës, te flokët e shumë të tjera. Sigurohuni që vaji të jetë ekstra i virgjër dhe mund ta përdorni në shumë gatime.
15. Farat e lirit
Farat e lirit kanë një përmbajtje të lartë të acideve yndyrore omega-3 që ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit, përmirësojnë funksionin e trurit, madje luftojnë kundrejt kancerit apo diabetit. Këto fara gjithashtu janë të pasura me tiaminë, magnez, fosfor, mangan, plus përmbajnë një dozë të shëndetshme proteinash dhe fibrash në cdo racion. Mund t’i përdorni në granola ose tërshërë.
Kujdes:
Nëse jeni alergjik apo të ndjeshëm ndaj ushqimeve të listuara këtu, konsumimi i tyre mund të ketë efekte negative anësore, pra nuk është i rekomandueshëm. Dhe nëse keni shqetësime pasi keni ngrënë një prej tyre, është më mirë ta ndërprisni dhe të flisni me doktorin tuaj. Mbani mend që këto ushqime mund të përmbajnë shumë lëndë ushqyese por nuk janë një kurë imediate për problemet shëndetësore. Për të parë më shumë rezultate mund t’i përfshini në dietën tuaj. Kombinoni frutat, perimet, proteinat e buta si dhe një stil të shëndetshëm jetese me ushtrime të rregullta, për të optimizuar shëndetin tuaj