Çfarë të bëni për të eliminuar celulitin

Çfarë të bëni për të eliminuar celulitin

Celuliti shfaqet nën lëkurë si pasojë e kontraktimit të indeve lidhëse të muskujve dhe është një problem estetik që prek kryesisht femrat, të cilat e vuajnë më shumti dhe janë gjithmonë në kërkim të trajtimeve të reja për ta eliminuar. Ju dugjrrojmë të  ndiqni  hapat e mëposhtëm:
Pini shumë ujë
Në qoftë se bëni pjesë në radhët e njerëzve që pinë vetëm një gotë ujë në ditë, ndoshta duhet t’i shumëzoni me dhjetë nëse doni të shpëtoni nga celuliti. Uji eleminon toksinat që mblidhen nga qelizat dhjamore dhe përmirëson dukshëm funksionimin e sistemit të qarkullimit të gjakut dhe atij limfatik, të cilët reduktojnë depozitat e yndyrës në trup.
Nisni një dietë ushqimore të ekuilibruar
 Përpara se të nisni trajtimin kundër celulitit duhet të ndryshoni regjimin ushqimor. Shtoni në shportën e konsumit sa më shumë fruta dhe perime të stinës, furta të thata, mish të bardhë pule, peshk dhe drithëra integrale.
Masazhoni lëkurën në të thatë
 Celuliti, i njohur ndryshe si lëkura e portokallit, është një problem estetik që prek shumë femra si pasojë e akumulimit të qelizave dhjamore nën lëkurë. Drenazhi limfatik që realizon me anë të fërkimit mundëson qarkullimin e gjakut i cili konsiderohet edhe si një prej faktorëve që formon celulitin.
Hiqni dorë nga pijet alkoolike dhe duhani
Edhe pse për këta dy faktorë flitet me pak, ata janë të lidhur drejtpërdrejtë me krijimin e celulitit. Në përmbajtjen e tyre gjenden përbërës toksikë që lejojnë veprimin e radikaleve të lira në trup dhe pengojnë oksigjenimin e lëkurës.
error: Nuk lejohet kopjimi!