ÇFARË JANË XINXIFET (HIDET) ?

ÇFARË JANË XINXIFET (HIDET) ?

 

Mes shumë delikatesave që na dhuron stina e  vjeshtës, na jep dhe xinxifet,frutat që lindin nga një pemë Ziziphus Jujuba ose e quajtur ndryshe dhe si ‘Data Kineze’. Ato duken si mollë në miniaturë,kanë lëkurë ngjyrë të kuqe me kafe dhe brenda eshtë e verdhë. Kanë një shije të ëmbël , e miksuar me pakëz të thartë. Xinxifet janë antiseptike, depuruese,anti-inflamatore, qetësuese,ndihmon për kolesterolin e lartë, me rrugët e frymëmarrjes dhe per kollën. Duke qenë se është frut “i harruar” nuk gjendet lehtë për t’a blerë.

LËNGU ME XINXIFE

Lëngu me xinxife mund të jap përshtypjen sikur është një lëng me shije të kripur. Në të vërtetë pas këtij përkufizimi fshihet një infuzion hidroalkoholik. Pra,një pije alkoolike me përmbajtje mesatare të alkoolit dhe një shije e ëmbël që realizohet me xinxifilet e pjekura shumë. Origjina e këtij lëngu është shumë antik, egjiptianët e përdornin për infuzione alkoolike me bazë hidet. Gjithashtu dhe për romakët pema e hideve kishte një rëndësi të caktuar ,ishte simbol i heshtjes. Nëpër fshatra ishte si një bukuri fat sjellëse .

RECETA E LËNGUT ME XINXIFE

▪xinxife te pjekura – 1KG
▪rrush-2 vile
▪ftua-2 copë
▪lëkurë limoni e grirë
▪verë e bardhe-2 gota
▪sheqer-1Kg
▪ujë – dy litra uje

Xinxifet së bashku me rrushin dhe sheqerin vendosen bashkë në një tenxhere të mbuluar me ujë. Duhen zier per rreth 1 ore ndërkohë dhe e përziejm me një lugë druri. Pasi kalon nje ore shtojmë ftoin dhe verën. Pas disa minutash perzierja merr formë xhelatine,në këtë pikë e filtrojmë dhe e vendosim në një enë sterile

Mund të përgatitet dhe në versionin jo-alkolik për fëmijët duke zier ujin,sheqerin,hidet dhe levozhgen e limonit së bashku për 1 orë.

error: Nuk lejohet kopjimi!