JA CFARE I NDODH TRUPIT TUAJ KUR E TEPRONI ME USHQIMIN GJATE FESTAVE?

JA CFARE I NDODH TRUPIT TUAJ KUR E TEPRONI ME USHQIMIN GJATE FESTAVE?

Cfarë i ndodh trupit tuaj kur e teproni me ushqimin gjatë festave?
Kur festat mbarojnë, pasojat fillojnë e shfaqen. Një nga arsyet përse konsumoni më shumë ushqim sec duhet është stresi. Festat janë periudha më e gëzueshme por gjithashtu edhe periudha më stresuese. Shumë aktivitete si pjekja, pazaret, festa, mund të sjellin një pikë kulminante stresuese te ne.

Pas festave ju mund të përjetoni disa simptoma si:

-Dhimbje koke
-Tension muskujsh
-Probleme me gjumin
-Depresionin
-Fryrja ose lodhja pasi keni konsumuar shumë yndyrna ose sheqer

Disa këshilla se si mund të përballoni stresin gjatë kësaj periudhe


1. Jini aktivë

Gjatë festave kjo është gjëja e fundit që na shkon ndërmend, por aktivitetet sjellin një sërë benefitesh në shëndetin tuaj, sidomos në këtë periudhë. Thjesht-ecje, trajnime të lehta ose joga. Madje edhe disa minuta mund të ndikojnë në humorin tuaj ose nivelet e energjisë.

2.Hidratohuni

Ajo fryrja që po përjetoni mund të vijë si pasojë e teprimit me kripën, e cila mund të shkaktojë mbajtje të ujërave. Shumë receta të preferuara të krishtlindjeve përmbajnë kripë më shumë sesa trupi ka nevojë, kështu që të pini ujë vazhdimisht ju ndihmon të hiqni qafe kripën e tepërt në trup.

3.Hani lehtë dhe shëndetshëm

Pasi keni ngrënë shumë gjatë festave, me siguri mendoni se nuk do të ndiheni më të uritur. Por e keni gabim. Mund të habiteni sesa të uritur do të ndjeheni pas gjithë asaj nate. Nuk është zgjidhje të kufizoni ushqimin! Mundohuni të hani ushqime të lehta, si sallatat, supërat, frutat në mënyrë që trupi juaj të marrë nutrientët pa u tejmbushur me kalori.

4.Bëni një plan
Një nga efektet më të këqija anësore pasi keni ngrënë aq shumë, është faji që vjen më pas. Ndjenja e fajit është e pashmangshme , por ju mund ta përdorni për t’u motivuar për diçka më të mirë. Bëni një plan në ditët në vazhdim sesi do të ushtroheni ose si do të ushqeheni më mirë. Do të ndiheni shumë herë më mirë!

5. Në të ardhmen

Së fundmi, mos mendoni për kaloritë që keni marrë gjatë periudhës së festave por mendoni si ta rikuperoni në ditët në vazhdim. Mjafton të mbani një regjim të rregullt dhe cdo gjë do të shkojë mirë. Balanca është çelësi.

 

error: Nuk lejohet kopjimi!