Çfarë është obeziteti morbid? Çfarë e shkakton? Kush janë në rrezik? Parandalimi i obezitetit morbid

Çfarë është obeziteti morbid? Çfarë e shkakton? Kush janë në rrezik? Parandalimi i obezitetit morbid

Obeziteti morbid është një gjendje në të cilën indeksi i masës trupore është më i lartë se 35. Indeksi i masës trupore përdoret për të përllogaritur yndyrën në trup dhe ndihmon në përcaktimin nëse keni një peshë të shëndetshme për gjatësinë tuaj. Indeksi i masës trupore (BMI) nuk është një matje perfekte, por ju jep një ide të përgjithshme për peshën dhe gjatësinë ideale.

Çfarë e shkakton obezitetin morbid?

Kur ju hani, trupi përdor kaloritë që ju konsumoni për të vënë në lëvizje trupin. Edhe në gjendje pushimi, trupi ka nevojë për kalori për të pompuar zemrën ose për të tretur ushqimin. Nëse këto kalori nuk përdoren, trupi i ruan ato si yndyrna. Trupi juaj do të vazhdojë të akumulojë më shumë yndyrna nëse ju filloni të hani më shumë kalori sesa trupi juaj  mund të përdorë gjatë aktiviteteve ditore ose ushtrimeve. Obeziteti dhe obezitet morbid vijnë si rezultat i një sasie të lartë yndyre të akumuluar në trup. Mjekime të caktuara, si anti-depresantët, mund të shkaktojnë shtim në peshë. Gjendjet mjekësore si hipotiroidizmi mund të çojnë gjithashtu në shtim në peshë, por zakonisht mund të menaxhohen që të mos çojnë në obezitet.

Kush janë në rrezik për obezitetin morbid?

Çdokush mund të shtojë në peshë dhe të bëhet obezë nëse ju konsumoni më shumë kalori sesa trupi mund të përdorë. Disa studime kanë treguar që faktorët gjenetikë mund të luajnë një rol në mënyrën se si trupi juaj e ruan energjinë. Shumë studime janë të nevojshme për të shpjeguar saktësisht lidhjen ndërmjet gjeneve dhe peshës. Shumë faktorë të sjelljes mund të luajnë një rol në obezitet gjithashtu, përfshirë mënyrën e të ushqyerit dhe nivelin e aktiviteteve ditore. Shumë njerëz kanë mbajtur po të njëjtat zakone ushqimore si fëmijë dhe kanë vështirësi të mbajnë një peshë të qëndrueshme tëksa vitet kalojnë.

Si një i rritur, ju mund të mos jeni shumë aktivë gjatë punës suaj dhe keni më pak kohë për ushtrime, planifikim vaktesh dhe aktvitet fizik. Faktorë të tjerë si stresi, ankthi, mungesa e gjumit mund të çojë në shtim në peshë. Njerëzit të cilët heqin dorë nga duhani shpesh përjetojnë një shtim në peshë të përkohshëm. Femrat  mund të kenë vështirësi në humbjen e peshës që fitojnë gjatë shtatzanisë ose gjatë menopauzës. Këta faktorë nuk çojnë domosdoshmërisht në obezitet morbid, por sigurisht që kontribuojnë në fillimin e tij.

Diagnostikimi

Doktori juaj do të kryejë një sërë testesh si dhe do t’ju pyesë për peshën e familjarëve tuaj dhe përpjekjet tuaja për humbjen e peshës. Ata do t’ju pyesin për mënyrën e të ushqyerit, ushtrimet fizike dhe historia mjekësore.

Përllogaritja e BMI-së

BMI = Pesha(kg)/[Gjatësinë(m)xGjatësinë(m)]

Kategoritë ndahen si më poshtë:

-Nënpeshë: nën 18.5 %
-Normale: 18.5%-24.9%
-Mbipeshë: 25.0 -29.9%
-Obezë (klasi 1): 30.0-34.9

-Obeziteti morbid (klasi 2): 35-39.9

Të përdorni BMI-në si mjet diagnostikues ka limitet e tij. Kjo metodë përdoret për të përllogaritur vetëm yndyrën trupore. Përshembull, atletët mund të kenë një peshë të madhe për shkak të sasisë së lartë të peshës muskulare. Ata mund të klasifikohen në rangun obez ose obez morbid, por në fakt ata kanë shumë pak yndyrë në trup. Prandaj mund t’ju nevojiten teste të tjera për të përcaktuar përqindjen e yndyrës trupore.

Përllogaritja e përqindjes së yndyrës trupore

Një test për lëkurën mund të bëhet gjithashtu për të kontrolluar përqindjen e yndyrës së trupit tuaj. Në këtë test, një mjek mat trashësinë e lëkurës nga krahu, barku ose kofshë me një kaliper. Një mënyrë tjetër për të përllogaritur përqindjen e yndyrës në trup përfshin impedancën bioelektrike, e cila shpesh bëhet duke përdorur një lloj të veçantë peshoreje. Më në fund, yndyra e trupit mund të matet më saktë duke përdorur pajisje speciale për të llogaritur zhvendosjen e ujit ose ajrit.

Teste të tjera

Doktori juaj mund të kërkojë teste të tjera gjaku për të parë për probleme të tjera hormonale dhe mjekësore që mund të shkaktojnë shtim në peshë.

Komplikacionet që sjell obeziteti morbid

Obeziteti është një shqetësim shëndetësore. Pa trajtimin e duhur, obeziteti mund të çojë në probleme serioze shëndetësore, si:
-osteoartriti
-sëmundje zemre dhe anomali të lipideve në gjak
-goditje
-tipi 2 i diabetit
-Apnea e gjumit (kur gjatë gjumit në episode të caktuara ndaloni së marri frymë)
-Probleme me riprodhimin
-Gurë në tëmth
-Disa lloje të caktuara kanceri
-Sindroma e obezitetit
-Sindroma metabolike

Trajtimi i obezitetit morbid

Ka disa metoda trajtimi për obezitetin morbid

Dieta dhe ushtrimet

Nuk ka të dhëna për mënyrën më efektive për të humbur peshë në mënyrë afatgjatë, por një dietë e shëndetshme dhe ushtrimet e rregullta janë çelësi për një shëndet optimal. Gjithashtu është e rëndësishme të mësoni metoda për menaxhimin e stresit që mos ta teproni me ushqimin kur jeni të mërzitur ose të stresuar. Ju duhet të flisni me një dietologe që të dizenjoni së bashku me të një regjim ushqimor që do t’ju ndihmojë të humbni peshë përmes dietës dhe ushtrimeve.

 

Mjekime për humbjen e peshës
Në disa raste, mund t’ju jepen mjekime për humbjen e peshës. Këto mjekime mund të shkaktojnë humbjen e peshës por shumica e njerëzve e rifitojnë sërish më pas në momentin që ndalojnë së marri mjekimet. Ka shumë suplemente që thuhet që ju ndihmojnë të humbni peshë, por asnjë prej tyre nuk është verifikuar.

Kirurgjia

Kirurgjia mund të jetë gjithashtu një opsion për të trajtuar obezitetin nëse keni provuar metoda tjera për humbjen e peshës por nuk keni qenë të suksesshëm për të mbajtur një humbje peshe afatgjatë. Shpesh mund të ndihmojë në reduktimin e rrezikut për shfaqjen e sëmundjeve të tjera (si prsh diabet, sëmundje zemre dhe apnea gjumi) që janë të lidhura me obezitetin serioz. Kirurgjia mund të ketë ndërlikime, kështu që duhet të flisni me mjekun nëse është e përshtatshme për ju. Dy janë operacionet më të zakonshme për humbjen e peshës:
-Fashoja gastrike
Në këtë procedurë, kirurgu do të vendosë një fasho në pjesën e sipërme të stomakut tuaj. Kjo limiton sasinë e ushqimit që mund të hani duke ju ndihmuar të ndiheni të ngopur pasi keni ngrënë sasi të vogla ushqimi.
-Bypass-i gastrik
Kjo ju lejon të ndryshoni mënyrën se si ushqimi juaj “udhëton” përmes traktit tretës duke anashkaluar një pjesë të stomakut dhe zorrëve të vogla. Do t’ju bëjë të ndjeheni të ngopur kur keni ngrënë më pak ushqim.

 

Parandalimi i obezitetit morbid

Obeziteti dhe obeziteti morbid janë gjendje serioze dhe kërcënuese për jetën. Një stil jetese i shëndetsëm që përfshin një dietë të shëndetshme dhe ushtrime të rregullta fizike, është i rëndësishëm për parandalimin e obezitetit.

Dieta dhe ushtrimet

Njerëzit që janë obezë morbid duhet të shmangin dietat ekstreme dhe të fokusohen në të ndryshuarit mënyrën e ushqyerjes. Rekomandimet përfshijnë:
-Të shtoni më shumë fruta dhe perime në dietën tuaj
-Të hani vakte më të vogla
-Të numëroni kaloritë
-Të limitoni yndyrnat e ngopura, yndyrnat trans dhe sheqernat e rafinuara

Aktiviteti fizik ndikon shumë mirë në shëndetin e përgjithshëm dhe është veçanërisht i rëndësishëm nëse po përpiqeni të humbni peshë. Për të filluar me humbjen e peshës, ju duhet të bëni ushtrime fizike më shumë se tre orë në javë. Flisni me doktorin përpara se të filloni një program të avancuar.

Benefitet e aktivitetit fizik përfshijnë:
-Vrapi ose ecja
-Noti
-Litari
-Ecja e shpejtë
-Biçikleta

© PHD ANILA KALLESHI – DIETOLOGE KLINIKE

 

error: Nuk lejohet kopjimi!