Çfarë është kanceri i mushkërive? Trajtimet dhe dieta efikase

Çfarë është kanceri i mushkërive? Trajtimet dhe dieta efikase

Kanceri i mushkërive
Kanceri i mushkërive është një gjendje që shkakton qelizat të ndahen në mushkëri në mënyrë të pakontrollueshme. Kjo shkakton rritjen e tumorëve që reduktojnë aftësinë e njeriut për të marrë frymë. Sipas “Centers for Disease Control”, 218, 527 njerëz në SHBA u prekën nga kanceri i mushkërive në 2015. Diagnostikimi i hershëm mund të ndihmojë shumë në mënyrë që të kontrolloni sëmundjen.
Të identifikoni kancerin e mushkërive në fazat e hershme mund të jetë e vështirë, sepse simptomat mund të jenë të ngjashme me një infeksion respirator, ose mund të mos ketë fare simptoma.

Çfarë është kanceri i mushkërive?
Kanceri shkakton mutacione të caktuara në qeliza të shëndetshme.
Zakonisht, trupi “programon” qelizat të vdesin në një fazë të caktuar të ciklit të jetës për të shmangur rritjen e tepërt. Kanceri devijon këto instruksione, duke shkaktuar qelizat të rriten dhe të shumëfishohen në vende ku nuk duhen.

Shumëfishimi i qelizave con në zhvillimin e tumoreve dhe efekteve të dëmshme të kancerit.
Në kancerin e mushkërive, mbi-popullimi i qelizave ndodh në mushkëri, të cilat janë organet vitale për frymëmarrjen dhe shkëmbimin e gazeve.

Doktorët zakonisht diagnostikojnë dy lloje kanceresh mushkërish, me qelizave të vogla ose me qeliza jo-të vogla, në varësi se si shfaqen në mikroskop. Një person ka më shumë gjasa të ketë kancer me qeliza jo të vogla sesa me qeliza të vogla.

Kanceri i mushkërive mund të shfaqet te kushdo, por duhanpirja dhe ekspozimi ndaj duhanit mund të rrisë rrezikun.  Por gjithashtu edhe në rast ekspozimi ndaj kimikateve dhe toksinave. Edhe nëse ekspozimi ndaj toksinave ka ndodhur vite më parë, sërish mund të sjellë rrezik të lartë për prekjen nga kanceri.

Simptomat
Simptomat zakonisht nuk shfaqen, derisa sëmundja ka avancuar.  Megjithatë edhe në rast se njerëzit vënë re këto simptoma, mendojnë që ka të bëjë me sëmundje akute.

Disa nga simptomat përfshijnë:
-Humbje oreksi
-Ndryshime në zë
-Infeksione të shpeshta në kraharor, si bronkit dhe pneumoni
-Kollë e vazhdueshme
-Dhimbje të pashpjegueshme koke
-Humbje peshe
Gjithashtu edhe simptoma më serioze si dhimbje kockash ose në kraharor, si dhe gjak në kollitje.

 

Rëndësia e diagnozës së hershme
Diagnoza e hershme për kancerin e mushkërive mund t’ju shpëtojë jetën. Kjo sepse qelizat kanceroze të mushkërive mund të “udhëtojnë” në zona të tjera të trupit, përpara se doktori t’i detektojë ato në mushkëri. Nëse përhapen dhe metastaza ka filluar, trajtimi i sëmundjes bëhet shumë i vështirë. Doktori mund t’ju rekomandojë një skaner. Ato performohen duke përdorur një skaner me dozë të ulët CT. Jo të gjithë janë kandidatë të përshtatshëm për këtë lloj skaneri, por kjo mund të ndihmojë doktorin të identifikojë qelizat kancerogjene te disa individë me herët.

Mund ta bëni këtë lloj metode nëse jeni:
-Ndërmjet moshës 55 dhe 80 vjec
-Jeni duhanpirës prej 30 vitesh, që do të thotë që keni konsumuar një paketë në ditë ose dy paketa në dytë për 15 vjet.
-Jeni aktualisht një duhanpirës ose keni hequr dorë (brenda 15 viteve)

 

Fazat
Fazat e kancerit tregojnë se sa shumë kanceri është përhapur në trup. Ky klasifikim ndihmon mjekët që të zgjedhin metodën më të mirë të trajtimit për rezultatet më të mira. Secila fazë përcakton nëse kanceri është përhapur ose jo (edhe në nyjet limfatike). Gjithashtu merret në konsideratë numri dhe madhësia e tumoreve.
Nyjet limfatike janë pjesë e sistemit limfatik, i cili lidhet me pjesën tjetër të trupit. Nëse kanceri i arrin këto, mund të metastazohet, ose të përhapet më tej, duke u bërë më i rrezikshëm.
Fazat në kancerin e mushkërive janë ekstremisht komplekse dhe mund të kenë një sërë nënfazash. Fillimisht, mjekët e ndajnë në klasifikime si : qeliza të vogla ose qeliza jo të vogla.
Fazat megjithëse mund të variojnë, por zakonisht doktorët përcaktojnë kancerin me qeliza jo të vogla përmes masës së tumorit dhe përhapjes, për t’u bazuar si më poshtë:

Kundërvajtës ose i fshehur: Kanceri nuk shfaqet në skanime, por qelizat kanceroze mund të shfaqen në gëlbazë ose mukozë dhe mund të kenë arritur në pjesë të tjera të trupit.
Faza 0: Mjeku gjen qeliza anormale vetëm në shtresat e sipërme të qelizave që rreshtojnë rrugët e frymëmarrjes.
Faza I: Një tumor është zhvilluar në mushkëri, por është nën 5 centimetra (cm) dhe nuk është përhapur në pjesët e tjera të trupit.
Faza II: Tumori është më i vogël se 5 cm dhe mund të jetë përhapur në nyjet limfatike në zonën e mushkërive, ose më i vogël se 7 cm dhe është përhapur në indet afër, por jo në nyjet limfatike.
Faza III: Kanceri është përhapur në nyjet limfatike dhe ka arritur në pjesë të tjera të mushkërive dhe zonës përreth.

Faza IV: Kanceri është përhapur në pjesë të largëta të trupit, siç janë kockat ose truri.

Kanceri i mushkërive në qelizat e vogla ka kategoritë e veta, të kufizuara dhe të gjera, duke iu referuar nëse kanceri është përhapur brenda ose jashtë mushkërive.

Trajtimet
Trajtimet për kancerin e mushkërive varen nga vendndodhja dhe faza e tij, si dhe shëndeti i përgjithshëm i individit.
Kirurgjia dhe rrezatimi janë qasjet më të zakonshme për trajtimin e kancerit të mushkërive, por trajtime të tjera janë gjithashtu të disponueshme. Për shembull, mjekët shpesh trajtojnë kancerin e mushkërive me qeliza të vogla me kimioterapi.
Trajtimet e mundshme përfshijnë:

Kirurgjia: Mjeku mund t’ju operojë për të hequr indet kanceroze të mushkërive dhe indeve në zonat përreth ku mund të jetë përhapur kanceri. Kjo ndonjëherë përfshin heqjen e një lobi ose një segment të madh të mushkërive në një procedurë të quajtur lobektomi.  Në raste të rënda, kirurgu mund të heqë të gjithë mushkërinë. Një person mund të jetojë pa mushkëri, por të qenit në gjendje të mirë shëndetësore para operacionit ndihmon në përmirësimin e rezultateve pas heqjes së mushkërive.
Kimioterapia: Ky trajtim përdor mjekimet për tkurrjen/shkrirjen ose zhdukjen e qelizave të kancerit. Këto mjekime synojnë ndarjen e shpejtë të qelizave, ideale për trajtimin e kancerit.
Trajtimi me kimioterapi ka një ndikim më domethënës te kanceret që janë përhapur në pjesë të ndryshme të trupit dhe që kërkojnë një trajtim më “të ashpër”.
Sidoqoftë, kimioterapia është një ndërhyrje e fuqishme dhe mund të ketë efekte anësore duke përfshirë të përziera ekstreme dhe humbje peshe.
Terapia me rrezatim: Kjo metodë përdor rrezet me energji të lartë për të vrarë qelizat kanceroze. Një mjek gjithashtu mund të përdorë rrezatimin për të tkurrur/shkrirë një tumor përpara se ta heqë atë në mënyrë kirurgjikale. Gjithashtu kjo metodë është më efektive për kancerin që nuk është përhapur por që është i lokalizuar në një vend.
Terapia e targetimit:
Kjo metodë përdor mjekime të vecanta që specifikisht targetojnë një sjellje të vecantë në qelizat e kancerit. Për shembull, mjekime që ndalojnë qelizat kancerogjene që të shumëfishohen.

Trajtimi i kancerit të mushkërive shpesh përfshin bashkëpunimin e ekspertëve mjekësorë në shumë fusha.

Kanceri i mushkërive është shkaku kryesor i vdekjeve nga kanceri, sipas “American Cancer Society”. Rreth 154,050 njerëz priten të vdesin nga kanceri i mushkërive në 2019.
Kjo sëmundje mbart një rrezik të lartë vdekjeprurës, më shumë sesa kanceri i gjirit, zorrës së trashë dhe kanceri i prostatës të kombinuara bashkë. Kanceri i mushkërive është më i kurueshëm nëse diagnostikohet në fazat e hershme. Prognoza për kancerin varet nga lloji i tij dhe përhapja. Duhet të flisni me doktorin tuaj për një diagnozë të saktë dhe ai/ajo do t’ju japë rekomandimet e duhura përsa i përket metodave të trajtimit.

Dieta 

Roli që dieta luan në sëmundjet e mushkërive është mjaft i rëndësishëm. Kur  dietat janë drastike dhe jo të shëndetshme që mund te sjellin deficence te mineraleve dhe vitaminave te duhura atëherë ato kanë një rol negativ jo vetëm në tërësi të organizmit por veprojnë direkt dhe në funksionimin e mushkërive duke shkaktuar sëmundje të ndryshme.  Shumë sëmundje të mushkërive janë të lidhura me një proces të quajtur stres oksidativ.

Sëmundjet e mushkërive që  lidhen me stresin oksidativ janë: astma, emfizema dhe sëmundja kronike obstruktive e mushkërive, fibroza cistike, pneumonia, sëmundjet intersticiale të mushkërive, sindromi i distresit respirator akut tek i rrituri, tuberkulozi. Për të mbrojtur mushkëritë tona nga sëmundjet e stresit oksidativ eshtë e domosdoshme ngrënia e ushqimeve dhe e vitaminave , pra janë të detyrueshme disa prej tyre për funksionimin e shëndetshëm të mushkërive tona në formë të shëndetshme. Vitamina C qe gjendet tek agrumet  si portokalli, limonat, qitrot, mandarinat dhe lëngjet e tyre, kivi, brokoli, piperi jeshil. Betakaroten qe gjendet tek kajsia, pjepri, mango, karrota, piperi, spinaqi, patatja e ëmbël.

Perimet jeshile ulin rrezikun e kancerit në mushkëri

Nëse vuani nga kanceri në mushkërinë e bardhë është mirë të hani shumë perime jeshile. Ushqimi mund të  sherbeje jo vetëm për të parandaluar këtë sëmundje, por edhe të ndihmojë në kurimin e saj.  Mjekësia alternative ka disa kohë që rekomandon ushqime bimore dhe mikrobiotike për pacientët me kancer, duke përfshirë këtu edhe kancerin në mushkërinë e bardhë. Efekti tani gjithnjë e më tepër mjekësia popullore ka zbuluar se frutat dhe perimet jeshile janë tepër të efektshme për këtë kancer.

Studimet e fundit kanë treguar se përbërësit e ushqimit, siç është betakaroteni, mund të sulmojnë  qelizat tumorale, duke penguar kështu rritjen dhe zhvillimin e tij. Duke ngrënë karrota të freskëta, së paku 2 herë në ditë, rreziku nga kanceri në mushkërinë e bardhë ulet në masën 60 %. Ndërsa një gotë me lëngun e lulelakrës së bardhë të freskët më shpesh se një herë në ditë e zvogëlon rrezikun në 70 % dhe spinaqi i freskët 40 %.

Lakerishtet si lakra dhe lulelakra ndihmojnë në uljen e rrezikut për t’u prekur nga kanceri në mushkëri. Një studim ka treguar se ngrënia e shpeshtë e këtyre perimeve mund të ulë ndjeshëm rrezikun për t’u prekur nga ky tumor, sidomos tek ata që kanë riskun gjenetik. Studimi është kryer nga “International Agency for Cancer Research” në Lion të Francës dhe, sipas ketij studimi, mjafton që këto perime të konsumohen të paktën një herë në javë për të përfituar prej vetive mbrojtëse të tyre.

Sipas ekspertëve, përfundimet e studimit gjejnë më tepër vend te personat që kanë versione të paaktivizuara të dy prej gjeneve të ADN-së. Dy gjenet e vena “në shënjestër” janë “Gstm1” e “Gstt1”, që kanë për funksion mbrojtjen e organizmit nga disa lëndë toksike. Lulelakra dhe lakra, apo dhe perime të ngjashme me to, janë të pasura me substanca kimike, të ashtuquajtura isotiocianate, që arrijnë të mbrojnë nga kanceri polmonar.

A e dini se kolla kronike, eshte  “sinjal” për kancerin në mushkëri

Ndër shkaqet kryesore të përhapjes së kësaj patologjie tumorale janë konsumimi i duhanit, trashëgimia dhe rritja e nivelit të ndotjes së ajrit. Tumori i mushkërive përfaqëson shkakun e parë të vdekjeve nga kanceri, në vendet e zhvilluara. Kjo sëmundje përfaqëson 25 % të gjithë tumoreve malinjë që mund të shfaqen te personat e seksit mashkull. Vitet e fundit, po vihet re dhe një rritje e numrit të rasteve dhe te gratë. Kjo lidhet me shtimin e numrit të grave që pinë duhan, që është shkaku kryesor i shfaqjes së kancerit në mushkëri.

Fibrat  e perftuara nga ushqimet e shendetshme jane “aleate” dhe për mushkëritë

Nëse konsumoni sasi të mjaftueshme fibrash çdo ditë, do të arrini të përmirësoni funksionet e mushkërive, duke bërë të mundur të merrni frymë më mirë. Ky është përfundimi i një studimi të publikuar në “American Journal of Epidemiology”. Studiuesit e “National Institute of Environmental Health Sciences”, të koordinuar nga Stephanie J. London kanë marrë në shqyrtim rastet e 11.897 personave të moshave nga 44 deri 66 vjeç, duke analizuar regjimin ushqimor dhe gjendjen e tyre shëndetësore.  Personat, në dietën e të cilëve kishte shumë fibra, ishin shumë të shëndetshëm nga mushkëritë dhe kishin një risk më të pakët për t’u sëmurur nga bronkopneumonia kronike ostruktive (BPCO). Studime të mëparshme kanë treguar për një lidhje mes shëndetit të mushkërive dhe regjimit ushqimor, duke mëshuar më shumë në rolin e vitaminave: C, E dhe D, si dhe të acideve yndyrore Omega-3. Fibrat kanë një rol mjaft të rëndësishëm për performancën respiratore. Por cila do të ishte sasia e nevojshme me fibra për të pasur një efekt mjaft të mirë në mushkri? Receta ideale është: 30-38 gramë në ditë për burrat dhe 21-25 gramë te gratë. Ku mund t’i gjeni: perimet me gjethe të gjelbra, perimet me zhardhok: patate, karota, rrepa,etj., janë mjaft të pasura me fibra. Po ashtu mund t’i gjeni te frutat e thata dhe drithërat.

Brokoli për të mbajtur të shëndetshëm aparatin e frymëmarrjes

Konsumimi i disa lloj perimesh, ndihmon frymëmarrjen. Të paktën ky është rezultati i një studimi të kryer nga ekipi i “R&S” i “Bios Line”, që ka identifikuar se disa përbërës natyral që ndodhen në familjen e kruçifereve (lakra, lulelakra, etj) kanë efekt mjaft të mirë, në sistemin e frymëmarrjes.  Duhani dhe ndotja atmosferike sulmojnë çdo ditë rrugët e frymëmarrjes. Vështirësi në frymëmarrje, kollë në mëngjes, sekrecione dhe broshit janë ankesat më të shpeshta që shfaqen nga aparati i frymëmarrjes te duhanpirësit, por dimë se dëmet që shkakton smogu janë të ngjashme me ato që shkakton dhe duhani. Perime si lulelakra, sallata jeshile, brokoli, lakra e bardhë, rrepat, rukolat mbrojnë organizmin nga efekte e dëmshme të duhanit dhe ndotjes atmosferike.

Sipas autorëve të studimit efekti mbrojtës i atribuohet disa substancave natyrore që mbrojnë aparatin e frymëmarrjes së duhanpirësve, duke aktivizuar sistemet enzimatike intoksikues, nëpërmjet një procesi që vepron në nivel molekulash. Veprimi i këtyre bimëve lidhet me një faktor të veçantë, faktori “Nrf2”, i aftë të rregullojë në mënyrë precize aktivitetin e geneve të pranishme në ADN e bërthamës.

“Jemi duke punuar prej më shumë se një viti me këtë projekt. Fillimisht kemi parë funksionet kryesore të faktorit “Nrf2”, duke kaluar më pas në efektin e ekstrakteve bimore, që përdoren më tepër për krijimin e një përbërësi ushqimor specifik. Nëpërmjet këtyre analizave, kemi arritur të individualizojmë ekstrakte bimore duke standardizuar në to, principet aktive ku janë përqendruar më shumë. Nga kjo është parë se bimët si brokoli, lulelakra, rrepa, etj kishin nivele më të larta të faktorit “Nrf2”,- nënvizojnë autorët e studimit.

Portokalli parandalon ftohjen

Shumë e përdorin kur janë të ftohur, ndërkohë që rekomandohet konsumimi i portokalleve edhe përpara se të na zërë sëmundja. Sipas të dhënave rezulton se portokalli jo vetëm bën të mundur parandalimin e ftohjes apo të gripit por edhe është një “aleat” shumë i mirë për të gjitha sëmundjet e zemrës dhe ndihmon qarkullimin e gjakut tek të sëmuret e paralizuar.

Si të ndihmoni mushkëritë

  • Shëtisni të paktën 1 orë në ditë në një pyll të mbushur me pemë dhe në ajër të pastër.
  • Mos konsumoni duhan.
  • Mos jetoni apo flini në një dhomë me duhanpirës.
  • Përdorni sa më shumë lëngje dhe supëra.
  • Çdo ditë duhet të konsumoni një gotë verë, preferohet e kuqe.
  • Peshku dhe nënproduktet e tij janë shumë efikase për “mirëqenien” e mushkerive.
error: Nuk lejohet kopjimi!