Cfarë duhet të dini për psoariazën dhe ushqimet që duhet të konsumoni?

Cfarë duhet të dini për psoariazën dhe ushqimet që duhet të konsumoni?

Cfarë duhet të dini për psoariazën dhe ushqimet që duhet të konsumoni?
Nëse keni psoariazë, ju duhet të merrni mjekime si dhe të jeni të vëmendshëm ndaj ndryshimeve në mot, nivelet të stresit dhe agjentë të tjerë. Por a duhet të keni kujdes me ushqimet?
Një dietë e shëndetshme-shumë fruta dhe perime, proteina të buta dhe drithëra të plota-është ideale pothuajse për këdo. Por disa njerëz që kanë psoriazë thonë që regjimi i tyre ushqimor mund të ndikojë në lëkurën e tyre. Nuk ka asnjë provë shkencore që tregon që të qëndroni larg disa ushqimeve ose të ndiqni një dietë specifike mund t’ju ndihmojë në këtë gjendje. Por ajo çfarë hani dhe pini mund të bëjë diferencën.


Limitoni alkoolin
Lidhja ndërmjet psoriazës dhe alkoolit nuk është e qartë, por ekspertët thonë që duhet të pini në mënyrë të moderuar, në rast se pini. Për meshkujt, do të thotë jo më shumë se 2 pije në ditë, dhe për femrat jo më shumë se një.  Studimet tregojnë që meshkujt të cilën pinë më shumë sesa sasia e lejuar nuk i përgjigjen mirë trajtimeve për psoriazën. Si dhe disa studime sugjerojnë që gjendja mund të përmirësohet në momentin që ndalojnë së piri tej normave të lejuara. Nëse gjendja juaj është e rëndë ose merrni mjekime të caktuara, si methotrexate ose acitretina, doktori juaj mund t’ju rekomandojë që të qëndroni larg alkoolit plotësisht.


Ushqimet që luftojnë inflamacionin

Psoriaza është një gjendje inflamatore. Studimet janë të limituara, por disa njerëz të cilët kanë psoriazë thonë që mund të menaxhohet më mirë nëse hanë ushqime anti-inflamatore. Disa studime sugjerojnë që antioksidantë si vitamina C, vitamina E, beta-karoten dhe selen, mund të përbëjë diferencën. Disa studimet sugjerojnë që acidet yndyrore nga peshku mund të sjellin  benefite. Por ka nevojë akoma dhe për më shumë studime.

Ushqimet anti-inflamatore janë në përgjithësi të shëndetshme, kështu që mos ngurroni t’i provoni. Ato përfshijnë:
-Frutat dhe perimet, sidomos manaferrat, qershitë dhe perimet jeshile
-Salmon, sardelet dhe peshq të tjerë të pasur në acide yndyrore omega-3
-Erëza me veti anti-oksiduese, si trumza, kumina, xhinxheri
-Burime të shëndetshme yndyrore si vaji i ullirit, farat dhe arrat.

Disa ushqime mund ta përkeqësojnë inflamacionin. Hani më pak nga këto:
-Ushqime të përpunuara dhe sheqerna të rafinuara
-Pjesë yndyrore të mishit të kuq
-Bulmet


Humbja e peshës

Njerëzit të cilët janë mbipeshë ose obezë kanë më shumë shanse për shfaqjen e psoriazës dhe simptomat e tyre kanë tendencë të përkeqësohen. Studimet sugjerojnë që lëkura juaj mund të përmirësohet nëse humbni disa kile. Kjo sepse qelizat yndyrore prodhojnë proteina të caktuara që mund të nxisin inflamacionin dhe të përkeqësojnë gjendjen. Ju mund të hani porcione të vogla, të limitoni karbohidratet dhe yndyrnat, si dhe të ndiqni strategjitë dietike që doktori juaj ju rekomandon.

Dieta pa gluten
Ju mund të pyesni veten nëse psoriaza mund të përmirësohet nëse konsumoni një dietë pa gluten. Ndërkohë që mund të dëgjoni histori suksesi nga të tjera, nga shkenca akoma nuk ka studime të qarta lidhur me këtë pjesë. Më shumë studime janë të nevojshme. Ky plan ushqyerje është i nevojshëm nëse keni sëmundje celiake, ashtu si psoriaza, është një sëmundje auto-imune. Ky plan mund të jetë i dobishëm nëse keni ndjeshmëri gluteni. Studimet sugjerojnë që njerëzit me psoriazë, kanë më shumë gjasa të kenë sëmundje të tjera auto-imune. Flisni me doktorin tuaj përpara se të bëni ndonjë ndryshim në mënyrën e ushqyerjes.

 

error: Nuk lejohet kopjimi!