Caji për të luftuar gripin: Natyral dhe efektiv (Receta)

Caji për të luftuar gripin: Natyral dhe efektiv (Receta)

Ky caj është perfekt për temperaturën, dhimbjet, kollën dhe një fyt të ngjirur. Më poshtë do të gjeni një recetë që jo vetëm që ka një shije të mrekullueshme, por është dhe tepër efektive në qetësimin e kollës dhe simptomave të tjera. Jo vetëm kaq, por përbërësit në të luftojnë simptomat që në rrënjë.
-Për cajin:
Filloni duke zierë pak caj Echinacea dhe hidhni disa feta rrënje xhinxheri organik në pak ujë të ngrohtë. Më pas përziejeni në lëng limoni të shtrydhur dhe mjaltë të papërpunuar. Më pas shtoni erëzat. Karafili dhe kanella i shtojnë një shije të mrekullueshme cajit, dhe pak piper të kuq. Gjëja më e mirë për këta përbërës është që jo vetëm e luftojnë gripin, por ju bëjnë të ndiheni më mirë… dhe të hiqni qafe virusin më shpejt.
-Benefitet e cajit echinaecea për të ftohtin dhe gripin:
Echinacea është një barnë që është përdorur tradicionalisht për luftimin e të ftohtit dhe gripit.
Studimet janë të përziera për sa i përket efektivitetit, por ka treguar që rrit rruazat e bardha të gjakut.. që ndihmojnë sistemin imunitar të largojnë mikrobet.
-Benefitet e xhinxherit për të luftuar gripin
Xhinxheri ka një shije të mrekullueshme me limon dhe mjaltë, por gjithashtu ka dhe shumë veti që ju ndihmojnë kur jeni ftohur apo keni grip. Xhinxheri njihet për qetësimin e shqetësimeve në stomak, por e dinit që redukton dhimbjen dhe sillet si anti-inflamator?  Gjithashtu lufton problemet respiratore që vijnë me të ftohtin dhe gripin.Xhinxheri gjithashtu merr pjesë në aktivitete anti-inflamatore, anti-oksiduese dhe anti-shumuese, duke treguar një rol premtues si një agjent kimo-parandalues.  Ekziston një mbështetje shkencore që xhinxheri  mund të lehtësojë simptomat e përzierjeve dhe të vjellat gjatë shtatzanisë, kirurgjisë, terapisë së kancerit, dhe prova sugjeruese që xhinxheri redukton inflamacionin dhe dhimbjen.
Gjithashtu përdoret për të trajtuar shqetësimet e tretjes.
-Benefitet e limonit, mjaltit dhe erëzave:
Më shumë se thjesht një trio e shijeve të mrekullueshme, këta 3 përbërës paketojnë një “grusht” në suportimin e sistemit imunitar.
Limoni dhe mjalti janë një kombinim shumë i mirë, kanë shije të mrekullueshme dhe lëngu i limonit është plot me vitamin C. Mjalti ka veti anti-mikrobial, dhe ka treguar që është mjaft efektiv në zbutjen e kollës si një përbërës aktiv në shumë përgatitje. Dhe e dinit që kanella është po aq e shëndetshme sa në shije? Studimet tregojnë që kjo erëz e ëmbël gjithashtu redukton inflamacionin dhe ka veti anti-bakteriale. Ju mund ta dini që karafili përdoret për të lehtësuar dhimbjet e dhëmbit, por gjithashtu ndihmon dhe në zbutjen e dhimbjeve të fytit. Gjithashtu është i mirë për kollën. Në fund, piper i kuq ndihmon në pastrimin e sinuseve.

 

Receta
Përbërësit:
-1 qese caji Echinacea organik  (opsionale)
-3-4 feta të holla rrënjë xhinxheri të freskët
-3 lugë gjelle lëng limoni organik, të saposhtrydhur
-2 lugë gjelle mjaltë organik
-1/2 lugës së cajit kanellë
-1/4 e lugës së cajit karafil organik
-Piper të kuq për shije
Udhëzimet:
-Në një kupë të madhe me ujë të ngrohtë e të filtruar, zijeni qesen e cajit dhe xhinxherin e prerë në feta
-Shtoni lëngun e limonit, mjaltin dhe erëzat dhe përziejeni mirë.
-Nëse doni mund ta filtroni cajin duke hequr pjesët e erëzave dhe xhinxherit.

 

error: Nuk lejohet kopjimi!