Caji jeshil – ky çaj mund të ndihmoj duke filluar nga kanceri e deri te forcimi i imunitetit. Unë preferoj të përdorë barna popullore në vend se të marr medikamente, e kjo është edhe arsyeja pse kam dashur të mësoj më shumë rreth dobive shëndetësore të cajit jeshil dhe të ndajë ato me ju.
Caji jeshil ka një mori antoksid të ndryshëm kështu që kur ta pish ju do të përfitoni nga dobit e ndryshme shëndetësore për të cilat do të flasim më poshtë.
1. Caji jeshil zvogëlon rrezikun e kancerit – Deri më tani janë bërë studime të ndryshme në cajin jeshil dhe kan cer dhe është vërtetuar se EGCG që gjendet në caji jeshil rregullon dhe stopon zhvillimin e kancerit duke vrarë qelizat që zhvillojnë kancerin.
Të pish vetëm dy gota në ditë të këtij caji jeshil të mrekullueshëm ju do të zvogëloni rrezikun e kan cerit të mushkërive për 18%. Është një hap shumë i lehtë i parandalimit të kanceri, pse të mos përfitosh?
2. Caji jeshil lehtëson dhembjet nga artriti reumatoid – Nëse ke vuajtur nga artriti reumatoid për disa vite dhe je ballafaquar me dhembjet atëherë caji jeshil mund të ndihmoj të lehtësosh dhembjet. Prap ECEG mbron të gjitha dëmtimet e kërcit dhe zvogëlon të gjitha ënjtjet e shkaktuara nga ky çrregullim. Kjo është një nga dobit shëndetësore të cajit jeshil që mjekët kanë vërejtur dhe kanë rekomanduar si një ilaç për shërimin e artritit.
3. Caji jeshil stabilizon nivelet e kolesterolit – Ke kolesterol dhe nuk po mundesh assesi ta stabilzosh? E pra, një dobi tjetër e caji jeshil është aftësia e zvogëlimit të niveleve të kolesterolit!
Caji jeshil parandalon trupin tuaj në konvertimin e LDL (kolesteroli keq) në form oksiduese. Caji jeshil ndihmon në sigurimin që arteriet tua të janë të pastra dhe gjithashtu ulë gjasat e sulmit në zemër apo në tru.
4. Caji jeshil forcon sistemin e imunitetit – A po sëmureni shpesh apo thjeshtë nuk po ndiheni mirë? Ky çaj mund të ndihmoj të forcosh sistemin e imunitetit kështu që gjatë sezoneve të ftohta ti nuk sëmuresh edhe aq shpesh! Caji jeshil është i njohur se forcon aktivitetin e qelizave T Gama Delta, të cilat të mbajnë të shëndetshëm.
5. Caji jeshil ju ndihmon të humbni peshe – Të gjithë dëshirojmë të humbin peshë dhe largojmë ato kilogramë të tepërt që vështirë largohen. Caji jeshil mund të ndihmoj të arrish atë qëllim! Vetëm me dy gota në ditë ju mund të rritni metabolizmin tuaj.
Sigurisht që ke pa nëpër barnatore dhe supermarkete të gjitha ato llojet e medikamenteve nga caji jeshil dhe përderisa nuk kam njohur për rreziqet që ndoshta mund të sjellin, të pish caj jeshil natyral të ndihmon të humbësh disa nga kilogramët e padëshirueshëm!
6. Caji jeshil zvogëlon prishjen e dhembeve – A ke probleme të shumta me dhëmbet dhe frikohesh se po të kalben (prishen)? Pra, një dobi tjetër shëndetësore e cajit jeshil është edhe aftësia e parandalimit të kalbjes së dhëmbëve! Në fakt ndihmon në vrasjen e baktereve që shkaktojnë pllakëzimin në dhëmbët e tu dhe nëse pini caj jeshil ju do të zvogëloni rrezikun e sëmundjes së mishit të dhëmbëve.
7. Caji jeshil lufton alergjite – Je njëri apo njëra nga ato që vuan nga alergjitë kur ndryshojnë sezonet? Nëse fillon të pish caj jeshil nuk do t’i vëresh të gjitha ato alergji edhe aq shumë. Caji jeshil jo vetëm që të ndihmon të mos teshtish, kollitesh dhe të kesh sy të përlotur, por gjithashtu bllokon prodhimin e histamines dhe imunoglobulines E. Që të dyja janë vërtetuar që nxisin dhe krijojnë reaksion alergjik.
8. Caji jeshil zvogëlon dhe parandalon aknet – Një dobi tjetër shumë e mirëseardhur e cajit jeshil është edhe parandalimi i akneve. Përbërësit antibakterial të çajit jeshil sulmojnë dhe vrasin aknet para se të fillojnë! Nëse rastësisht ndodh të kesh ndonjë ndonjëherë atëherë caji jeshil të ndihmon në zvogëlimin e skuqjes dhe ënjtjes. Sa e mirë do të ishte kjo?
Sinqerisht, pse mos të filloni të pini këtë çaj duke i ditur të gjitha këto dobi të mira shëndetësore që caji jeshil i sjell shëndetit? Diçka që duhet të mbani mend është se kur të filloni të pini çaj jeshil mos e tepro duke e rënduar me sheqer. Pije çajin me shumë pak sheqer që t’i arrish të gjitha dobitë shëndetësore!