Nëse doni t’i shtoni gatimeve tuaja një shije freskuese në sallata, supëra, cajëra apo dhe ujë, disa gjethe menteje janë zgjidhja ideale. E njohur për shijen dhe aromën e mrekullueshme, menteja gjen vend në botën kulinare për shkak të përdorimeve të shumta. Por e dinit që menteja ofron dhe shumë benefite shëndetësore gjithashtu? Kjo barnë qetësuese ka një kapacitet të madh anti-oksidues të cdo ushqimi. Për shkak të kësaj, menteja ndihmon në shërimin e shumë sëmundjeve.
=Menteja sjell shumë benefite për shëndetin
Ka një përmbajtje të lartë anti-oksiduese që është një nga karakteristikat më bazë që e bëjnë menten kaq beneficiale për shëndetin tuaj. Kjo bimë aktualisht përmban vitamina A, B2, dhe C si dhe minerale si zinku, kalciumi, kopër dhe magnez. Mentoli, përbërja në gjethet e mentes që u jep aromën e këndshme, ka gjithashtu veti analgjezike, locale, anestetike dhe jo-irrituese. Me një përmbajtje të lartë nutrientësh dhe veti për përmirësimin e shëndetit, nuk është cudi që menteja është një bimët më me benefite në ditët e sotme. Ja cilat janë disa nga benefitet që sjell konsumimi/përdorimi i gjetheve të mentes:
–Ndihmon në zbutjen e simptomave të alergjisë: Acidi rosmarinik, një agjent anti-oksidues dhe anti-inflamator në mente, është studiuar për shumë kohë për potencialin që ka në lehtësimin e simptomave të alergjisë sezonale dhe të astmës. Ky antioksidant punon duke parandaluar enzimat COX-1 dhe COX-2. Sipas një studimi të publikuar në gazetën “Biofactors”, të merrni 50 miligramë acidë rosmanarik ndihmonte në reduktimin e nivelit të molekulave inflamatore dhe alergjisë që lidhet me qelizat e gjakut, duke cuar në një reduktim të dukshëm të simptomave.
–Lehtëson problemet e tretjes-Kjo barnë është përdorur për mijëra vjet si një kurë për dhimbjen e stomakut dhe mos-tretjen, pasi ndihmon n rritjen e sekretimit biliar dhe inkurajon rrjedhjen biliare, duke cuar në një lehtësim për një tretje më të shpejtë dhe të lehtë. Pepermint (një lloj i mentes) në vecanti është zbuluar që lehtëson dhimbjen dhe parehatinë të shkaktuar nga gazrat dhe fryerja. Gjithashtu ndihmon në reduktimin e ulcerës së stomakut dhe sindromën e zorrëve të irrituara.
-Ndihmon në lehtësimin e të përzierave dhe dhimbjes së kokës. Era freskuese e mentes siguron lehtësim të shpejtë të të përzierave dhe në fakt është mjaft e përdorur si shtesë në zbutësit e buzëve. Por sidoqoftë një thithje e aromës së mentes mund të sigurojë të njëjtin efekt. Menteja mund të zbusë inflamacionin dhe rritjen e temperaturës që lidhet me dhimbjen e kokës apo migrenën.
-Ndihmon në pastrimin e kongjestionit dhe crregullimeve të tjera të frymëmarrjes. Menteja zbut dhe qetëson fytin, hundën dhe pjesë të tjera të sistemit të frymëmarrjes.
-Siguron lehtësim nga dhimbja dhe lodhja. Nëse ndiheni të depresionuar, të lodhur etj menteja mund të jetë vërtet e dobishme.
-Nëse përdoret në një zonë të caktuar, menteja mund të sigurojë një numër të madh benefitesh, për shkak të vetive qetësuese dhe freskuese. Mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes nga pickimet e insekteve, pucrrat, djegiet e diellit dhe dëmtime të tjera në lëkurë. Gjithashtu punon si freskues për frymën e keqe-thjesht përtypni disa gjethe menteje dhe do të vini re diferencën menjëherë.
Por megjithatë një grup personash duhet të bëjnë kujdes në përdorimin e kësaj bime. Për shembull, menteja mund të përkeqësojë simptomat e sëmundjes së refluksit gastroezofageal (GERD), kështu që njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje duhet të frenohen në përdorimin e mentes. Ata që kanë pasur gurë në tëmth duhet të jenë të kujdesshëm gjithashtu.