Benefitet e konsumimit tê çajit Kombucha

Benefitet e konsumimit tê çajit Kombucha

Ka shumë benefite që i atribuohen Kombucha-s ; një çaj i vjetër i fermentuar që është përdorur në forma të ndryshme për shekuj në kultura të ndryshme.
Cfarë është Kombucha?
Kombucha është një pije tradicionale e fermentuar e përbërë nga çaji i zi dhe sheqeri. Përmban shumë vitamina, minerale dhe enzima si dhe është përdorur në kultura të ndryshme për vetitëshëruese që përmban.
Më specifikisht, Kombucha është një çaj i ëmbëlsuar që është i fermentuar me një SCOBY (një kolonë simbiotike me bakterie dhe maja) që të bëhet një pije e pasur me nutrientë. Procesi i fermentimin kërkon rreth 7-12 ditë në varësi të temperaturës dhe forcës së SCOBY-t. SCOBY konsumon rreth 90% të sheqerit gjatë fermentimit, duke rezultuar në një produkt që përmban pak sheqer në përfundim. Ky proces është i ngjashëm me atë që do të ndodhte në brumë të thartuar apo qumësht/ujë/kefir. Kombucha tashme është një pije popullore që gjendet nëpothuajse çdo dyqan shëndeti dhe në dyqanet lokale. Shumënjerëz arrijnë ta përgatisin dhe në shtëpi në varësi të metodave tëndryshme.

SCOBY: Një kolonë mikrobesh
SCOBY ose kolona simbiotike e bakterieve apo majasë, ështënjë grumbullim mikrobesh që janë përgjegjëse të kthyer çajin e ëmbël në një pije probiotike. Esencialisht, është një koloni me organizma beneficialë që kthejnë sheqerin në acide të dobishme dhe probiotikë.
SCOBY-t shpesh quhen “Kërpudha” dhe janë arsyeja pse Kombucha ndonjëherë quhet “çaji i kërpudhave”. Në nivelin praktik, SCOBY është një disk jo-atraktiv që mbulon sipërfaqen e lëngut. Kjo lejon që fermentimi të ndodhë në një mjedis anaerobik (pa ajër).  Gjithashtu mund të dëgjoni që SCOBY quhet “Mamaja” pasi është kultura prindërore që krijon çajin.

Faktet nutricionale të Kombuças
Kjo pije përmban probiotikë beneficialë dhe acide. Eshtë më me kalori të ulëta sesa pijet e tjera, vetëm rreth 30 kalori për kupë.Kombuça është pa yndyrë dhe nuk përmban ndonjë proteinë.Një kupë përmban rreth 7 gr karbohidrate dhe 20% të vlerave ditore të vitaminave B, spas etiketës së brand-it GT. Kjo masësiguron:
Bacillus coagulans GBI-30 6086: 1 bilion organizma
S. Boulardii: 1 bilion organizma
EGCG 100mg
Glucuronic:  Acid 10mg
L(+) Lactic Acid 25mg
Acid Acetik: 30 mg

 

Cfarë shije ka?
Ky çaj i fermentuar ka një shije të butë, por dhe paksa shije uthulle. Kjo shje varion nga metoda e ndryshme që përdoren për përgatitjen e pijes. Caji i përfunduar  i kombuças mund të marrëshije në një proces që quhet fermentimi dytësor duke shtuar lëngje, fruta apo barna herbale.

Benefitet e Kombuças dhe probiotikët
Ky tonik i lashtë i atribuohet një sërë benefitesh shëndetësore. Nutrientët që përmban janë të mrekullueshme dhe që mbështesin trupin në shumë mënyra. Eshtë e rëndësishme të theksojmë qëstudimet mbi kombuça-n mungojnë. Të jemi të qartë, nuk ështëndonjë pilulë magjike, por mund ta ndihmojë trupin duke mbështetur:
-Detoksifikimin e mëlçisë
-Rritjen e energjisë
-Tretje më të mirë
-Ndihmon në asimilimin e nutrientëve
Këto benefite mund të vijnë për shkak të përqëndrimit tëenzimave beneficiale dhe acideve të pranishëm në kombuça, përfshirë Gluconacetobacter, Lactobacillus dhe Zygosaçharomyces.
1. Përmirësimi i tretjes
Kërkimet akoma nuk tregojnë mënyrën specifike se si Kombuça ndikon në tretje, por ne e dimë që përmban probiotikë, enzima dhe acide beneficiale që kanë treguar benefite shëndetësore.  “Shkolla Mjekësore e Harvard” shpjegon që një zorrë e shëndetshme do të ketë 100 trilionë+ mikroorganizma nga 500 specie të ndryshme të identifikuara. Në këtë sens, ne jemi më sëshumti bakterial sesa njerëzor. Shumë studime kanë treguar rreziqet e një mjedisi tejmase- sanitar dhe se si përdorimi i antibiotikëve dhe sapunëve antibakterial po ndryshon strukturën e zorrëve.
Pije si Kombucha, Uji kefir, qumështi kefir dhe ushqimet e fermentuar si sauerkraut përmbajnë biliona nga këto bakterie beneficiale, enzima dhe acide që ndihmojnë të mbajnë zorrët nëbalancë.
2. Detoksifikim natyral dhe suport të mëlçisë
Mëlçia është një nga organet kryesore detoksifikuese të trupit. Kombuça është e pasur në acid glukarik, i cili është beneficial për mëlçinë dhe ndihmon në detoksifikimin natyral. Pasi kombuça mbështet bakteriet e shëndetshme të zorrës dhe tretjen, gjithashtu ndihmon trupin të asimilojë ushqimin më lehtësisht dhe të sigurojë energji të shpejtë pa kafeinë.

3. Fuqizon sistemin imunitar
Kombuça është e pasur në antioksidantë dhe mbështet sistemin imunitar. Sërish, nuk është ndonjë pilulë magjike por kur vjen puna te sistemi imunitar-është mjaft e mirë për të mbështetur trupin në procesin e tij natyral imunitar.
Përmban një përbërje të quajtur acid D-saçharic-1,4- lactone (ose DSL për shkurt) që ka veti të mrekullueshme antioksiduese. Kjo përbërje nuk është e pranishme në çajërat e pafermentuar (megjithëse shumë çajëra janë të pasura në antioksidantë). DSL-ja është identifikuar si beneficial për detoksifikimin qelizor.
4. Mund të mbështesë shëndetin e nyjeve
Kombuça është një burim natyral i përbërjeve të quajtura glucosamine, të cilat shpesh janë rekomanduar për shëndetin e nyjeve dhe për të lehtësuar dhimbjen e tyre. Glukosaminet, nëmënyrë natyrale rrisin acidin hyaluronik në trup dhe ndihmojnënë mbrojtjen apo në lubrifikimin e nyjeve. Në disa teste, acidi hyaluronik solli lehtësim të ngjashëm me atë të ilaçeve.
5. Një alternativë më e ushqyeshme se soda
Kombuça është një alternativë më e mirë sesa pijet si soda. Kjo do të thotë që procesi sekondar i fermentimit prodhon në mënyrënatyrale flluska. Soda-t, në anën tjetër, janë të gazuara nëmënyrë artificiale.
Ky çaj i fermentuar është një alternativë atraktive ndaj pijeve tëtjera të gazuara dhe siguron probiotikë dhe nutrientë që nuk janëtë pranishëm në soda. Kombuça gjithashtu përmban më pak sheqer sesa pijet e gazuara.Sheqeri në recetë është thjesht “ushqimi” për bakteret beneficiale dhe konsumohet gjatëprocesit të fermentimit.

*Eshtë e rëndësishme të theksohet që nuk ka studime tëkonfirmuara për benefitet e kombuça-s dhe sigurinë e saj. Mos prisni që kombuça të zgjidhë problemet tuaja shëndetësore, por është një pije e mrekullueshme me disa probiotikët të shtuar.

Rrisqet potenciale dhe efektet anësore të kombuça-s
Femrat shtatzënë, ato që ushqejnë me gji dhe ato që kanë njëgjendje shëndetësore të caktuar duhet të konsultohen me mjekun përpara se ta konsumojnë. Përmban kafeinë dhe sheqer, e cila duhet të limitohet në shtatzani.
Disa njerëz përjetojnë fryrje duke e pirë atë. Kjo mund të vijë si pasojë e pranisë së probiotikëve dhe ndryshimeve potenciale nëbakteret e zorrëve. Cdokush që ka çrregullime tretëse duhet tëkonsultohet me një doktor përpara se ta konsumojë. Nëse kombuça nuk bëhet si duhet, mund të përmbajë bakterie tëdëmshme dhe mund të jetë e rrezikshme. Kjo është e rrallë por ndodh. Nëse e përgatisni pijen në shtëpi, kini kujdes dhe mbani mjedisin pastër. Të përgatisni kombuça-n në enë qeramike mund të jetë e rrezikshme.

Shqetësimet e shëndetit oral
Një nga shqetësimet më logjike që kam parë është që kombuça mund të shkaktojë probleme dentare. Meqënëse ka natyrëacidike të lartë (por sërish më e ulët se pijet e tjera të gazuara) mund të jetë e dëmshme për dhëmbët.

Përmbajtja e kafeinës:
Baza për kombuça-n është çaji i zi dhe disa njerëz kanëshqetësime për përmbajtjen e kafeinës në të. Sasia e kafeinës nëkombucha varion në llojin e çajit të përdorur. Në përgjithësi, konsiderohet që ka më pak kafeinë sesa soda apo kafeja.Përmbajtja e kafeinës reduktohet gjatë fermentimit, kështu që samë i gjatë fermentimi, më pak kafeinë mbetet. Nëse kafeina është shqetësim, ka disa mënyra për të reduktuar përmbajtjen e kafeinës:
-Përdorni një përzierje çajërash si 20% çaj të zi dhe çajëra me pak  kafeinë si çaji jeshil apo i bardhë për të bërë diferencën.
Nëse kafeina është shqetësim, ka disa mënyra për të reduktuar përmbajtjen e kafeinës:
-Provoni çajërat herbale krahas 20% çajit të zi pasi çajërat herbal që janë pa kafeinë. Me pak fjalë, zieni qeset e çajit ose gjethet qëdo të përdorni për kombuça-n në një kupë me ujë që zien për rreth 2 minuta. Më pas filtroni këtë lëng dhe shtojini çajin lëngun që kishit në plan të përdornit për kombuça-n. Meqënëse shumica e kafeinës hiqet gjatë hapit të parë, kjo redukton përmbajtjen e kafeinës të produktit të përfunduar.
Në përgjithësi nuk është e rekomandueshme të përdorni çaj tëdekafeinuar për kombuça pasi kafeina shpesh hiqet gjatëprocesit kimik dhe mbetjet mund të “vrasin” SCOBY-n e kombuças.

Përmbajtja e sheqerit
Sheqeri është përdorur në përgatitjen e kombuça-s dhe për këtë arsye shumë njerëz janë të shqetësuar për sheqerin që ka në çaj.Për fat të keq, shumica e sheqerit fermentohet gjatë procesit të fermentimit. Për shkak se sheqeri është ushqim për bakteriet, nuk është e mundur të bëhet pa sheqer. Për këtë arsye, zvëndësues të sheqerit si stevia dhe xylitol nuk funksionojnë së bashku.

Përmbajtja e alkoolit
Kombuça përmban një sasi të vogël alkooli, i cili ka qenë një burim i diskutueshëm në vitet e fundit. Burimet vlerësojnë se çajërat e kombuças që blihen në dyqan përmbajnë rreth 0.5% deri në 1% alkool. Zakonisht çaji i bërë në shtëpi përmban më shumë alkool sesa ai që blihet në dyqane, megjithëse jo shumë.

 

error: Nuk lejohet kopjimi!