Azotemia, llojet, shkaqet dhe rekomandimet ushqimore

Azotemia, llojet, shkaqet dhe rekomandimet ushqimore

Cfarë është azotemia?
Azotemia është një lloj i nefrotoksicitetit. Azotemia është një tepricë e komponimeve të azotit në gjak. Uremia, ose sindroma uremike, ndodh kur teprica e komponimeve të azotit bëhet toksike për sistemin imunitar. Azotemia, nëse nuk mjekohet, mund të çojë në dështim akut (të papritur) të veshkave. Dështimi i veshkave është kur çdo veshkë ndalon së funksionuari.

Cilat janë llojet e ndryshme të Azotemisë?
Azotemia Prerenale: Azotemia Prerenale është shkaku më i zakonshëm i dështimit renal akut.
Eshtë një tepricë e komponimeve të azotit në rrjedhën tuaj të gjakut për shkak të mungesës së rrjedhës së gjakut në çdo veshkë. Kjo mund të ndodhë kur zemra juaj nuk po pompon rregullisht për shkak të anomalive të ritmit të zemrës, ose një periudhe të zgjatur të presionit të ulët të gjakut për shkak të një infeksioni të gjakut. Këto simptoma të problemeve në veshka mund të korrigjohen duke u siguruar që rrjedhja e gjakut në veshka të kthehet.

Azotemia Intrarenale:
Kjo ndodh kur ka dëmtime në të dyja veshkat. Shkaqet e Azotemisë intrarenale përfshijnë:
-Mjekime si antibiotikët Aminoglycoside (si Gentamycin ose Vancomycin)
-Antibiotikët anti-fungalë (Amphotericine B)
-Mjekimet e kimioterapisë si Cisplatina, Carboplatina,  Carmustina, Mitomycina, Mithramycina dhe Streptozocin.
-Terapitë biologjike si Interleukin-2 ose Intereferon Alfa.
-Angiotensina-Enzima mbuluese (ACE) ndaluese/frenuese-që përdoren për problemet e zemrës ose pas një sulmi në zemër. Ndaluesit/Frenuesit ACE iu jepen diabetikëve me sëmundje veshkash ( fazës së hershme), megjithatë nuk duhet t’i vazhdoni t’i merrni nëse nivelet e kreatininës rriten dukshëm, por gjithmonë konsultohuni me mjekun.

-Bojë radiokontrasti intravenoz (IV) – “ngjyra” të caktuara mund të injektohen në rrjedhën tuaj të gjakut gjatë një procedure radiologjie, për të përmirësuar “figurën” që shihet në skanimin e CT, MRI ose rreze-x. Këto ngjyra, nëse jeni në rrezik për probleme të veshkave të tilla si dështimi për shkak të mielomës së shumëfishtë, diabeti, probleme të mëparshme të zemrës, ose kur jepen në kombinim me disa ilaçe të tjera, mund të shkaktojnë probleme të mëtejshme të veshkave.

-Mjekimet anti-inflamatore jo-steroide (si ibuprofen) – mund të shkaktojë dëmtim të veshkave.

Dëmtimi renal kronik (afatgjatë): mund të shkaktohet nga medikamentet.
Sëmundjet që mund të shkaktojnë dëmtim kronik të veshkave përfshijnë: Diabeti, pyelonephritis (pezmatimi i një pjese të veshkave tuaja) dhe abuzimi kronik analgjezik

Azotemia post-renale:

Një nga shkaqet e problemeve në veshka është bllokimi në veshkat tuaja, ku përmbajtja e fshikëzës parandalohet të dalë nga veshkat. Kjo mund të jetë për shkak të një bllokimi (ose demtimi) të një ureteri (një prej tubave të vockël që çon nga veshkat në fshikëz), fshikëzës ose uretrës. Gurët në veshka mund të jenë një shkak i Azotemisë Post-renale.

Shkaqe të tjera të dështimit të veshkave mund të vijnë nga:
Një tumor që shkakton bllokim të urinës nga veshkat
Një infeksion urinar, ose nefrit (pezmatimi i një prej veshkave tuaja)
Gurët në veshka
Një gjëndër prostate e zmadhuar, tek burrat
-Në varësi të shkakut që solli dëmtimin e veshkave, shkalla e dëmtimit dhe simptomat e problemeve të veshkave, mund të sjellin si rezultat që veshkat të mos funksionojnë më si duhet.

Simptomat:
-Ju mund të mos urinoni shpesh
-Urina juaj mund të jetë ngjyrë e errët ose ngjyrë e kuqe.
-Mund të keni dhimbje ose urgjencë të shpeshtë për të shkuar në banjo.
-Mund të keni temperaturë ose ethe, nëse keni infeksion.
-Mund të jeni shumë të lodhur ose shumë të dobët. Mund të jetë e vështirë për ju, të bëni cdo lloj aktiviteti normal. Muskujt tuaj mund të bëhen shumë të dobët.
-Mund të vini re që këmbët tuaja ose nyjet janë ënjtur.
-Mund të keni përzierje ose të vjella. Disa njerëz përjetojnë humbje oreksi.
-Mund të jeni të konfuzuar ose të keni kriza. Të gjitha këto janë simptoma të problemeve me veshkat.

Si mund t’i trajtoni simptomat:
Parandalimi i dehidratimit: Pini vazhdimisht lëngje përgjatë 24 orëve, ose ndryshe nëse mjeku ju këshillon. Menaxhimi i efekteve anësore mund të cojë në dehidratim si përzierje, të vjella ose diarre.
Testimi i funksioneve të veshkave: Mjeku juaj mund t’ju sugjerojë disa teste të caktuara për të monitoruar funksionin e veshkave tuaja, nëse ka shenja të problemeve në veshka. Ndiqni udhëzimet e mjekut.

Nëse jeni diagnostikuar me Azotemi:
Sigurohuni që të flisni me mjekun për të gjitha problemet që ju shqetësojnë. Shmangni mjekimet që mund të shkaktojnë që ju të keni simptoma të mëtejshme të problemeve në veshka. Mund të këshilloheni të ndiqni një dietë renale. Kjo përfshin ushqime që kanë përmbajtje të ulët kripe, kaliumi, magnezi dhe proteine. Leximi i etiketave mund t’ju ndihmojë.

Disa rekomandime të përgjithshme përfshijnë:
Limitoni karbohidratet: Karbohidratet, qofshin të thjeshta (si frutat dhe sheqeri) ose komplekse (si makaronat dhe drithërat, kanë një impakt të madh në nivelet e sheqerit në gjak, e cila është e rëndësishme të kontrollohet nëse keni probleme me veshkat për shkak të diabetit. Karbohidratet e tepërta që marrim në trupat tanë, janë gjithashtu të konvertueshme në yndyrë. Në përgjithësi, dieta juaj duhet të përfshijnë rreth 50% karbohidrate. Shmangni sheqerin dhe në vend të tyre përdorni alternativa të tjera të shëndetshme, që do t’ju ndihmojnë të humbni peshë ose të mbani peshën tuaj aktuale.

Proteina-Ushqimet që janë të pasura në proteina përfshijnë të gjitha llojet e mishrave. Dieta juaj duhet të konsistojë në 15-20% proteinë. Dëmtimi afatgjatë i veshkave tuaja mund të korrigjohet duke kufizuar proteinën, nëse jeni diabetik ose po shfaqni simptoma të problemeve në veshka.

Rrisni konsumin e perimeve të freskëta dhe marrjen e fibrave:  Rreth 55 gr fibra në ditë janë të rekomandueshme. Fibrat dhe perimet e freskëta mund t’ju ndihmojnë të parandaloni një sërë sëmundjesh. Megjithatë duhet të shmangni ushqimet që janë të pasura në kalium dhe mangnez, nëse keni probleme me veshkat. Ushqimet që janë të pasura në kalium përfshijnë më së shumti perime dhe fruta të freskëta. Disa shembuj specifikë përfshijnë:
-Portokall dhe lëng portokalli
-Perime me gjethe jeshile, si spinali dhe jeshillëqet
-Patatet
Ka shumë lloje yndyrnash “të mira dhe të këqija”. Duhet të limitoni yndyrnat e ngopura. Shmangni magnezin e tepërt në dietën tuaj.

Kur duhet të flisni me mjekun tuaj:
-Nëse filloni të urinoni më shpesh, ose nëse urina juaj ka ngjyrë të errët, si dhe ndjeni dhimbje gjatë urinimit.
-Ndonjë gjakderdhje ose nxirje e pazakontë, ose gjak në feçe ose urinë.
-Diarre (4-6 episode në një periudhë 24 orëshe, sidomos nëse përkeqësohet
-Përzierja
-Të vjellat (më shumë se 4-5 herë në ditë).
-Marrje mendsh ose ndjesi të fikëti.
-Ndonjë puçërr në lëkurë, kruarja e lëkurës.
-Enjtje e pazakonte në këmbë, duar ose shtim në peshë.
-Temperaturë, ethe, fyt i ngjirur (shenja të mundshme infeksioni nëse po bëni kimioterapi).
-Ndryshime në gjendjen mendore, episode krizash.
-Zemra ju rreh shpejt dhe përjetoni palpitacione.
-Dobësi muskujsh (imbalanca elektrolitesh duhet të korrigjohen).
-Nëse simptomat tuaja përkeqësohen ose nuk përmirësohen në 3 ditë terapi.

 

error: Nuk lejohet kopjimi!