Artiçoka (argjinarja) dhe benefitet e mrekullueshme që sjell në shëndet

Artiçoka (argjinarja) dhe benefitet e mrekullueshme që sjell në shëndet

Fillimisht e kultivuar në rajonin e Mesdheut, artiçoka ishte mjaft e njohur në fisnikërinë romake. Ato përgatiteshin me mjaltë dhe uthull, më pas marinoheshin me pak kumin (qimnon).
Pas rënies së Perandorisë Romake, arabët e kultivuan bimën dhe e morën në Spanjë. Një tjetër kontribues në popullaritetin e bimës ishte Catherine de Medici, e cila i mori artiçoket në Francë, kur ajo arriti në Florence që të martohej me Henryn e II.
Nëse artiçoka lihet të rritet e egër, lulëzon lule të mëdha vjollcë.

Benefitet shëndetësore të Articokës
Një artiçokë mesatare (rreth 128 gr) mund t’ju japë rreth 6.9 gr fibër, e cila është mjaft e rëndësishme për një funksion të rregullt të zorrëve. Benefite të tjera përfshijnë përmirësimin  simptomave që lidhen me çrregullimet e zakonshme tretëse.
Fibrat gjithashtu mund të ndihmojnë në uljen e sheqerit në gjak dhe presionit të gjakut, duke parandaluar inflamacionin, duke mbrojtur shëndetin e zemrës, si dhe duke reduktuar nivelet e kolesterolit të keq. Cynarina  në artiçokë rrit prodhimin e bilës në mëlçinë tuaj, e cila ndihmon në reduktimin e kolesterolit të keq nga trupi juaj.
Një tjetër benefit i artiçokës është përmbajtja e vitaminës C, e njohur gjithashtu si acidi asorbik. Ky nutrient siguron veprim anti-oksidues për të mbrojtur qelizat nga dëmtimi i radikalevë të lirë (si ndotja e ajrit), si dhe të reduktojë rrezikun  për sëmundje koronare. Vitamina C gjithashtu furnizon me kolagjen për të ndihmuar plagët të shërohen më lehtë si dhe të mbrojnë trupin nga sëmundjet duke ndihmuar në absorbimin e hekurit. Gjithashtu ka dhe përmbajtje të vitaminës K (një tjetër anti-oksidant) dhe folat. Mineralet gjithashtu janë me bollëk si magnezi, mangani, kaliumi dhe fosfori.

Si të zgjidhni artiçokë të mira?
Koha ideale për të korrur artiçokat fillon diku te fundit korrikut ose në fillim të gushtit, derisa ngrica të arrijë. Zgjidhni Articokën në momentin që arrijnë masën e plotë, por në momentin që fletët fillojnë e happen. Si një këshillë shtesë, kontrolloni nëse janë së paku 3 inç në diametër, ky është momenti i korrjes. Kur prisni artiçoken, priteni 1-3 inc nga baza, që ta keni më të lehtë.

Faktet e nutrientëve: (100 gr)
Kaloritë: 47 gr
Kaloritë që vijnë nga yndyrnat: 1 gr
Yndyra totale: 0 gr
Yndyra e ngopur: 0 gr
Kolesteroli: 0 mg
Kripa: 94 mg
Karbohidratet totale: 94 mg
Fibrat dietike: 5 gr
Sheqeri: 1 gr
Proteina: 3 gr
Vitamina A: 0%
Vitamina C: 20%
Kalciumi: 4%
Hekuri: 7%

Përqindjet ditore janë të bazuara në një dietë 2000 kalorike.

Studimet e bëra te artiçokat:
Ekstraktet  nga pjesë të tretshme u zbuluan se kishin efekt negative në qelizat kancerogjene te gjiri sipas studimeve klinike të nxjerra në 2011. Përhapja e qelizave kancerogjene pësoi një reduktim , duke treguar benefitet  me veti anti-kancerogjene që artiçoka ka. Të tjera teste treguan që artiçoka jo vetëm që ka potencial të rëndësishëm anti-oksidant, por gjithashtu ngadalësonte aktivitetin e qelizave kancerogjene në mëlçi.
Flavonoidi te artiçoka i quajtur “silymarin” ka treguar që mund të jetë agjent anti-kancerogjenik sipas një studimi te një universiteti në Cleveland. Artiçoka dhe çaji jeshil të dy u përcaktuan si agjentë natyralë me aftësinë për të ulur rriskun e shfaqjes së kancerit.

Supa e artiçokës
-2 thelpinj hudhër, të copëtuar
-2 pras i larë, i prerë në feta (vetëm pjesa e bardhë)
-1 lugë gjelle majdanoz i freskët
-5 kupa e gjysëm ujë
-1 lugë gjelle vaj kokosi
-1 patate, e prerë hollë
-2 gjethe menteje
-Pak bizele të freskëta
-2 artiçokë
-sallatë të prerë hollë
-Kripë
-Djathë Parmixhan

Procedura:
1. Përgatisni artiçokën duke hequr pjesët e forta. Pritini dy të tretat e sipërme të gjetheve të brendshme të mbetura. Pritini në të katërtat dhe hiqni thërmijat (pjesët e mbetura).
2. Ngrohni vajin në një tigan të madh. Shtoni prasin e përgatitur, artiçokën, hudhrën, pataten, sallatën, majdanozin dhe gjethet e mentes. Shtoni pak kripë për marinim dhe ½ e kupës ujë, duke përzier vazhdimisht të gjitha perimet që janë zbutur-për rreth 5 minuta.
3. Shtoni bizelet e freskëta dhe ujin që mbetet për t’i zierë. Reduktoni nxehtësinë dhe ziejeni për 20 minuta.
4. Shtoni kripë për shije. Mund ta bëni si pure për një teksturë më të butë nës dëshironi. Vendoseni në tasa dhe hidhini pak djathë parmixhan.

Kuriozitete:
Në 1947, Kalifornia zgjodhi “mbretëreshën Artiçokë”: Marilyn Monroe. Monterey, Kalifornia është bërë vendi ku zhvillohet cdo vit festivali i artiçokës që nga viti 1959. Një nga aktivitetet popullore është Agro Art, ku pjesëmarrësit krijojnë skulptura arti tre-dimensionale ku përfshihen artiçoka dhe produktet e tjera.

 

 

 

 

error: Nuk lejohet kopjimi!