Arsyet e fshehura përse ju nuk po humbni dot peshë

Arsyet e fshehura përse ju nuk po humbni dot peshë

Nëse po ndiqni të gjithë hapat si duhet, por sërish nuk po humbni peshë, janë disa faktorë që mund t’i merrni me konsideratë.
Ju mund ta keni dëgjuar me mijëra herë: Humbja e peshës është e thjeshtë, thjesht hani më pak e ushtrohuni më shumë. Epo, ndoshta jo! Janë shumë faktorë që ndikojnë që ju të mbani një peshë të shëndetshme dhe arsyeja pse nuk po humbni dot peshë mund të jetë dicka më tepër sesa të konsumoni shumë karbohidrate. Kërkimet tashmë sugjerojnë që shtimi i peshës dhe obeziteti nuk shkaktohen vetëm nga predispozicioni gjenetik ose sjelljet dietike dhe të stilit të jetesës, por gjithashtu ndikohen nga faktorë modernë mjedisorë, kështu që merrini në konsideratë.

1. Ju nuk po flini mjaftueshëm

Mungesa e gjumit gjithashtu mund të ndikojë në qëllimet tuaja për humbjen e peshës. Mungesa e gjumit ngadalëson metabolizmin dhe ndikon në hormonet e urisë leptina dhe ghrelina. Leptina i thotë trurit tuaj të ndalojë së ngrëni ndërkohë që ghrelina, e prodhuar në stomak, stimulon urinë. Kërkimet sugjerojnë që gjumi adekuat lidhet me nivelet e ulëta të leptinës, nivele të larta të ghrelinës dhe shtim në peshë.

Zgjidhja:
Fikni telefonin dhe laptopin. Në vend të kësaj: shkoni në krevat herët, sigurohuni që dhoma të jetë e errët, shmangni alkoolin, vaktet e mëdha etj.

2. Ju po konsumoni sheqerna të fshehura

Sheqernat e fshehura janë kudo. Ato përfshijnë drithërat e mëngjesit, pijet sportive, salcat etj-madje dhe gjalpi i kikirikut në shumë raste përmban sheqer. Problemi qëndron që sheqernat e shtuara konsiderohen që të jenë më të dëmshme se yndyra dietike për peshën dhe shëndetin tuaj, duke përfshirë diabetin dhe sëmundjet e zemrës.

Zgjidhja:
Lexoni etiketat dhe shmangni produkte me sasi të larta sheqernash.

3. Ju numëroni kaloritë dhe jo lëndët ushqyese

Nuk ka dyshim që porcionet duhet të jenë të vogla për të humbur peshë. Megjithatë, ne jemi bërë të fiksuar me kontrollin e kalorive sa shpesh nuk shikojmë aspektin më të rëndësishëm të ushqimit-lëndët ushqyese.

Zgjidhja:
Mendoni cilësinë. Mos u fokusoni thjesht te kaloritë. Në vend të këtyre, zgjidhni ushqime me lëndë ushqyese dhe ushqeni trupin me vitamina, minerale dhe antioksidantë të gjendura në fruta, perime dhe ushqime të plota.

4. Ju qëndroni ulur për një kohë të gjatë
Ju mund të mendoni se jeni shumë të zënë për t’u stërvitur, por realiteti është që duhet të lëvizim sa më shumë.
Zgjidhja: Synoni të paktën 30 minuta në ditë ecje ose ushtrime të lehta.

5. Ju nuk keni kohë të gatuani
Kombinimi i një stili jetese të zënë dhe ushqimeve të fast food-it ka rezultuar që njerëzit rrallë gatuajnë në shtëpi. Dhe më besoni kjo nuk është aspak dicka e mirë.
Zgjidhja: Synoni për të paktën një vakt të shëndetshëm në ditë ose në javë. Kur të gatuani, gatuani ekstra, në mënyrë që të lini dicka në ngrirje për ditën tjetër.

6. Po vuani nga një gjendje hormonale
Gjendjet hormonale si hipotiroidizmi, sindroma policistike dhe rezistenca e insulinës mund të shkaktojnë shtim në peshë.

Zgjidhje
: Flisni me doktorin, e më pas nisni një dietë sipas rekomandimeve të tij.

7. Nuk po konsumoni mjaftueshëm yndyrna të mira

Për dekada me rradhë, yndyra dietike konsiderohej si armik, kur vinte puna te humbja në peshë.
Por interesante është fakti, që në prezantimin e produkteve me yndyrë të ulët, ne kemi parë një rritje të obezitetit kudo në botë.

Zgjidhja:
Eliminoni atë pikëpamjen negative që keni për yndyrën dhe përfshini sasi të vogla të yndyrnave të mira në cdo vakt. Acidet yndyrore esenciale te vaji i farave të lirit, arrave dhe farave nuk do t’ju ndihmojnë që të ndiheni të ngopur por lehtëson copezimin e yndyrnave.

 

 

 

 

 

error: Nuk lejohet kopjimi!