Arra shqerne- vlerat e konsumimit tê tyre

Për cfarë janë të mira arrat shqeme?
Me origjinë nga Brazili, arrat shqeme kanë një formë hëne me një shije të mrekullueshme dhe me një sërë përdorimesh në kuzhinë. Përsa i përket konsumit konsiderohet e treta ndërmjet të gjithë arrave në botë dhe kombinohen më së miri me mjedra të thara, rrush të thatë, fara luledielli, bajame apo arra. Gjalpi i arrave shqeme është një element kryesor në shumë familje në mbarë botën, pasi janë një shtesë e shijshme në shumë pjata apo gatime.
Arrat shqeme janë kultura nr.1 në botë (pas bajameve) që kultivohet më shumë se në 30 vende. Ata kërkojnë një klimë të nxehtë e të lagësht për shumim, prandaj India, Brazili, Mozambiku, Tanzania dhe Nigeria janë prodhuesit më të mëdhenj të arrave shqeme.
Bimët e arrave shqeme nuk mbartin arra për tre deri në pesë vjet, pastaj një tjetër 8-10 javësh është i nevojshëm për ato që të zhvillojnë pjekurinë. Arrat janë ndonjëherë të fshehura,por madje brenda një shtrese të jashtme, mund të gjejmë mollë shqeme-një frut fals- që përdoret si llak apo si insekticide. Eshtë e rëndësishme të hiqni shtresën e jashtme, sepse është toksike.
Përfitimet shëndetësore të arrave shqeme
Si një burim i madh minerali, arrat shqeme përmbajnë 31% të vlerës së përditshme të rekomanduar për bakër, së bashku me 23% për mangan, 20% për magnez dhe 17% për fosfor, shtojini këtë 12% të vlerës së përditshme të rekomanduar për vitaminë K.
Çfarë do të thotë kjo për trupin? Studimet tregojnë se magnezi ndihmon në zvogëlimin e frekuencës së migrenës, përmirësimin e aftësisë njohëse dhe ul presionin e gjakut, gjë që mund të parandalojë sulmet në zemër. Bakri përmban antioksidantë që i bëjnë radikalet e lira të padëmshme. Kjo mbron nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri. Komponentët enzimë si tyrosinaza konvertohen në melaninën e pigmentit, e cila siguron jo vetëm lëkurën tonë dhe ngjyrën e flokëve, por mbron lëkurën nga dëmtimi i rrezeve ultravjollcë. Magnezi punon me bakrin për të siguruar forcën kockore dhe me melaninën e elastinën për të siguruar fleksibilitet të kyceve, duke u dhënë nervave tensionin e duhur.
Një përbërës tjetër në arrat shqeme është “proanthocyanidins”, i cili përmban flavanole që pengojnë aftësinë e qelizave të kancerit për t’u ndarë dhe shumuar, duke ulur incidencën e kancerit të zorrës së trashë.
Çuditërisht, arrat shqeme përmbajnë zero kolesterol. Një sasi e yndyrës që gjendet në arrat shqeme është e një lloji të mirë- acidi oleik- që gjendet gjithashtu në vaj ulliri, që është arsyeja pse të dyja janë zgjidhje ideale që të konsumohen nga ju. Eshtë kolesteroli i densitetit të lartë apo të ulët që shpjegon cfarë do të thotë “yndyrë e mirë=HDL”, “yndyrë e keqe=LDL”. Eshtë një mënyrë për të thënë që cfarë do që të hani, bën diferencën. Kjo është arsyeja pse kolesteroli HDL udhëton përmes trupit tuaj, duke marrë copëzat e këqija të kolesterolit LDL, duke e lënë në mëlci që e thyen dhe e heq qafe. Nga ana tjetër, kur hani ushqime që përmbajnë yndyrna LDL , mëlçia e shpërndan atë në të gjithë trupin tuaj, shpesh duke iu bashkangjitur qelizave, të cilat bëhen të bllokuara me pllakëza.
=Faktet për nutrientët e arrave shqeme:
Porcioni: (100 gr) e pagatuar
=Sasia për porcion
-Kaloritë-553
-Kaloritë që vijnë nga yndyra-367
-Yndyrna totale (Të saturuara dhe trans)-44 +8 gr
-Kolesterol-0 mg
-Natrium- 12 mg
-Totali i karbohidrateve-33 g
-Fibrat dietike-3 g
-Sheqer-6 g
-Proteina-18 g
-Vitamina A- 0%
-Kalcium- 4%
=Vlerat ditore
-Yndyrnat totale (Të saturuara)-67+39%
-Kolesterol-0%
-Natrium-1%
-Karbohidrate totale-11%
-Fibrat dietikë-13%
-Vitamina C-1%
-Hekur -37%
*Përqindjet e vlerave ditore janë të bazuara në një dietë 2000 kalorike. Vlerat tuaja ditore mund të jenë më të larta ose të ulëta në varësi të nevojave ushqimore.
=Studimet mbi arrat shqeme
Përsa i përket disa nga roleve më të rëndësishme të magnezit në trup, një studim tregoi se marrja e pamjaftueshme e magnezit mund të çojë në ateriosklerozë (forcim të arterieve), infarkt miokardik, hipertension, dështim kronik, gurë në veshka, probleme para-menstruale, madje edhe çrregullime psikiatrike. Përgjatë një liste ku përshkruhen një sërë benefitesh që arrat shqeme kanë për organizmin tonë, disa prej tyre gjithashtu mund të ulin rriskun për zhvillimin e sëmundjeve koronare të zemrës dhe gurëve të tëmthit si te femrat apo meshkujt si dhe diabetin te femrat.
Të dhënat e grumbulluara nga studimi i 80,718 grave, i kryer nga “Nurses’ Health Study” , demostruan që femrat që hanë më pak se 1 ounce arra cdo javë, si arrat shqeme, kanë 25% rrezik më të ulët për zhvillimin e gurëve të tëmthit.
Studimet kanë treguar se pjekja e arrave shqeme dhe lëkura e hollë mes lëvozhgës dhe arrës e quajtur testa, në fakt ka prodhuar nivele më të larta ushqyesish se sa ato të papërpunuara. Më saktë aktiviteti antioksidues i arrave shqeme rritet me rritjen e temperaturës së pjekjes.
=Recetë: Pulë aziatike me arra shqeme
-1/4 e kupës salcë soje të fermentuar
-1/4 e kupës salcë peshku
-1 ½ e salcës me piper të kuq
-3 thelb hudhër
-1 lugë gjelle rrënjë xhinxher të thërmuar
-4 gjokse pule pa kocka të prera në copa të holla
-1 kupë basmati të thatë ose oriz jasmine
-1 lugë gjelle vaj kokosi
-3 lugë gjelle mjaltë
-1 qepë të vogël të prerë në feta
-3/4 e kupës ujë
-3 lugë gjelle gjalp kikiriku
-1 kupë me arra shqeme të copëtuara
Përgatitja:
-Në një tas të madh përzieni salcën e sojës, salcën e peshkut, salcën e piperit të kuq, hudhrën dhe xhenxhefilin. Shtoni pulën dhe pastaj marinojeni në frigorifer për 2 orë.
-Në një tigan të mesëm shtoni orizin e shpëlarë mirë dhe 1 ¾ e kupës së ujit për ta zierë. Vendoseni në zjarr të ulët dhe lëreni për 15-20 minuta.
-Nxehni vajin e kokosit në një tigan të madh mbi nxehtësinë mesatare. Hidhni mjaltin e qepët e kapardiseni për rreth 5 minuta.
-Hiqni copat e pulës nga përzierja e marinuar dhe vendoseni në tigan për 10 minuta.
-Përzieni përbërjen e marinuar dhe ¾ e kupës së ujit me pulën dhe ziejeni. Gatuajeni dhe përziejeni për rreth 10 minuta të tjera. Hidhni në blender gjalpin e kikirikut. Vendosni orizin në pjatë dhe hidhini përzierjen e marinuar sipër, bashkë me arrat shqeme për shije. Ju bëftë mirë.
error: Nuk lejohet kopjimi!