Arra e kokosit ka pak kalori, nuk përmban yndyrë dhe kolesterol, eshte i pasur me kalium më shumë sesa katër banane dhe superhidratues .
Lëngu i arrës së kokosit ka një freski natyrore dhe një shije të ëmbël. Ai përmban karbohidrate që treten lehtë në formën e sheqerit dhe të elektroliteve. Nuk duhet ngatërruar me qumështin ose vajin e arrës së kokosit të pasur në yndyrë. Lëngu i arrës së kokosit është ai lëngu i kthjellët në qendër të kokrrave të reja e jeshile.
Lëngu i arrës së kokosit ka më pak kalori, natrium dhe më shumë kalium sesa pijet sportive. Një ons (afro 30 cl kubë) lëng arre kokosi i papërpunuar përmban 5.45 kalori, 1.3 g sheqer, 61 mg kalium dhe 5.45 mg natrium në krahasim me një lloj pije energjike që ka 6.25 kalori, 1.45 g sheqer, 3.75 mg kalium dhe 13.75 mg natrium.
Lëngu i arrës së kokosit ka më pak sheqer sesa shumë pije sportive, madje edhe se uji me sifon dhe se disa lëngje frutash. Lëngu i arrës së kokosit i pastër mund të jetë një zgjedhje më e mirë për të rriturit dhe fëmijët që kërkojnë pije të cilat nuk janë dhe aq të ëmbla. Por mos e teproni, një gotë prej 300 ml) ka 60 kalori dhe, po të pish disa herë në ditë, kaloritë mund të shtohen shumë shpejt,
Tenisti profesionist John Isner i jep lëngut të arrës së kokosit meritën se e bëri të qëndrojë më këmbë gjatë fitores në maratonën epike 11-orëshe të Uimbëlldonit.” “Është superhidratues dhe më ka bërë të vazhdoj në ndeshjet e gjata, duke mos lejuar të më zërë ngërçi edhe në kushtet më të nxehta e më të lagështa,.
Ai pi lëng arre kokosi të përzier me ujë një natë para një ndeshjeje në mot shumë të nxehtë, dhe bën zakonisht një koktej me lëng arre kokosi e kripë deti për hidratim gjatë ndeshjes dhe e përzien me pluhur proteinik për ripërtëritje pas ndeshjes.
Lëngu i arrës së kokosit ndoshta është një zëvendësues më i mirë për lëngjet e humbura sesa pijet sportive ose uji – për sa kohë që ju pëlqen shija e tij. Në studim i fundit tregon që lëngu i arrës së kokosit zëvendëson lëngjet e trupit po aq sa pijet sportive dhe më mirë se uji, por sportistët parapëlqejnë shijen e pijeve sportive.
Lëngu i arrës së kokosit e hidraton trupin vetëm nëse pihet në sasi të madhe. Nëse ju pëlqen shija dhe mund ta pini me shumicë, lëngu i arrës së kokosit ju mban të hidratuar.
Një tjetër studim i vitit 2007 tregoi se lëngu i arrës së kokosit ku ishte shtuar natrium, ishte po aq i mirë sa pijet energjike për rihidratimin pas stërvitjes dhe ishte më i shijshëm. Ndërsa sipas një studimi tjetër lëngu i arrës së kokosit sjell më pak gjendje të vjelli, ndjenjë ngopjeje dhe shqetësim në stomak dhe mund të pihet më lehtë në sasi të madhe gjatë rihidratimit.
Hidratimi është një nga gjërat më të rëndësishme për sportistët profesionistë. Edhe pse pirja e lëngut të arrës së kokosit të ndihmon duke të dhënë një sasi të madhe lëngjesh, është një zgjedhje e mirë për shumicën e njerëzve, por jo për ata që merren me veprimtari fizike të zgjatur.
Lëngu i arrës së kokosit ka pak karbohidrate e natrium dhe është i pasur në kalium, çka nuk është ajo gjë për të cilën kanë nevojë sportistët kur bëjnë stërvitje të rreptë.Kur bëni stërvitje të rreptë për më shumë se tre orë në të nxehtë dhe humbni shumë lëngje trupore, ju nevojiten karbohidrate që përthithen lehtë për një energji të shpejtë dhe për të zëvendësuar elektrolitet e humbura si natriumi dhe kaliumi.”
As lëngu i arrës së kokosit dhe as pijet sportive nuk përmbajnë natriumin ose karbohidratet e mjaftueshme kur djersitni shumë. “Plotësojini ato me burime të shpejta energjie, si bananet dhe rrushi i thatë, për të siguruar ushqyes që rimbushin ‘magazinën e trupit'”,
Lëngu i arrës së kokosit është i mirë për ata që merren me sport, por po ashtu janë edhe uji ose pijet sportive. Në përgjithësi, shumica e të rriturve nuk stërviten aq sa të kenë nevojë për pije sportive ose lëngun e arrës së kokosit , sepse uji i mirë i “modës së vjetër” bën po aq mirë punë.