Anoreksia Nervore

Anoreksia Nervore

Anoreksia nervore është një çrregullim i të ushqyerit në të cilën personi bie shumë në peshë sepse e kufizon të ngrënit. Ky problem vihet re më dendur te gratë e reja dhe vajzat adoleshente se sa te meshkujt. Shkaqet e anoreksisë nuk janë zbuluar tërësisht, megjithatë ka të ngjarë që ato të jenë sociale, psikologjike e fiziologjike. Psikologët thonë se konsumi i tepër i ushqimit ka një njëanshmëri me alkoolin si dhe me pirjen e duhanit, sepse sipas saj kjo është një shprehi e fituar gjatë jetës së individit. Por zakonisht abuzimi i rritur i ushqimit është një lloj prehje për njerëzit që gjenden në situatat problemore. Thonë se disa njerëz duke ikur nga problemi aktual, ata gjen mënyrën më të lehtë të ngushëllimit të vetvetes.
Manifestimet klinike te anoreksise nervoze jane,pergjithesisht,shume te renda nder te cilat mund te permendim edhe manifestimet e sistemit endokrin.Amenorrea(çrregullime,nderprerja e ciklit menstrual tek femrat)qe vjen nga reduktimi i sekretimit te faktoreve te lirimit te gonadotropinave(si dhe reduktimi i sekretimit te hormoneve LH e FSH). Manifestime te tjera me te zakonshme ,te lidhura me me reduktimin e lirimit te hormoneve te tiroides,jane edhe intolerimi ndaj te fohtit,bradikardi (zvogelim i numrit te rrehjeve te zemres)dhe modifikim te lekures. Lekura duket e thate dhe luspor(kur fillon te rripet) dhe merr nje ngjyre ne te verdhe per shkak te rritje se sasise se karotenit ne gjak. Densiteti i kockave dobesohet sepse bie niveli i estogjeneve ,qe stimulon osteoporozen((dobesim i kockave dhe si rrjedhim frakturohen me shpejt)qe verifikohet me shume pas menopauzes. Mund te manifestohen anemi,linfopeni(zvogelim i numrit te linfociteve)dhe ipoalbuminemi. Nje nder komplikimet me te rendesishme te anoreksise nervoze është edhe rritja e rrezikut te aritmive te zemres(çrregullim e i numrit te rrahjeve te zemres)qe mund te shkaktojen vdekje te parakohshme,qe mund te jete rrjedhoje zvogelimit te ioneve Ka+
Shenjat e anoreksisë nervore Crregullim i të ngrënit gjatë të cilit individi bie jashtëzakonisht në peshë, për shkak të kufizimeve që i ve vetë të ngrënit. 1. Ushqimi i kufizuar 2. Preokupimi me ushqime, kalori, reçet e kuzhinë, pesha trupore etj. 3. Mendimet posesive 4. Perfeksionimi 5. Sjelljet rituale 6. Ushtrimet kompluzive 7. Zhvillimi i dobët social 8. Izolimi social Nga hulumtimet e bëra, shihet se në rastet e shumta janë të përfshirë fëmija dhe adoleshentë, të cilët i bartin konflikteve e të pazgjedhura familjare si dhe ngarkesat emocionale, si fjala vjen, shtypja e ndjenjave që vjen nga hidhërimi në prindërit e tyre, që do të ngushëllohen në çrregullimet e të ushqyerit. Në këtë fushë janë të përfshirë fëmija si dhe adoleshentët nga ato familje që mbretëron konfliktet e pandërprera brenda familjes posaçërisht në mes çiftit martesor, si dhe nga ato familje ku mbretëron tirania dhe ku iu mohohet e drejta anëtarëve për t’i shprehur ndjenja e brendshme, ku mungojnë ndjenjat e sinqerta si dhe nga ato familje që keqpërdorin ngarkesat psikike, fizike dhe emocionale. Shembull klasik janë fëmija e alkoolikëve, të cilët do të bartin në rastet e shumta ndjenjat e alkoolikut siç është faji dhe turpi. Fëmija nga babi ose nëna e alkoolikë do ta kërkojnë fajin për alkoolizim e vetë. Gjithherë ata do ta bindin veten, se prindërit e tyre janë të pa mundshëm, të teje kërkues, që nuk kuptojnë, për këtë nuk është për t’u habitur, se fëmija e tyre do ta kërkojnë daljen nga kjo situatë në çrregullimet e të ushqyerit. Sepse një alkoolik nuk mund ta marrin përgjegjësinë mbi vete, por ai këtë përgjegjësi do ta shpërndajnë anëtareve të familjes. Ashtu të gjithë do të bëhen të varur nga alkooli. Për shembull një fëmijë do ta fajësojë babin si dhe turpërohen para të tjerëve, sepse babai i tyre pi. Ai do tentojnë ta fshehin veprimin e babit, por e di se diçka me të nuk është në rregull, po ashtu ia fshehin babit alkoolin për mos t’i bie në dorë. Por nga ana tjetër frikohet se nuk di se si do të reagojë babi duke e ndërlidhur me dhunë në familje. Me një fjalë ai do të jetojë në një rreth të frikshëm dhe të paparashikueshme, dhe kuptohet se i lenë gjurmët e ndjenjave të një individit frustruam me kompleksin e pavlefshme, të padashur dhe pa përkatësi. Kurse në moshën e adoleshencës dalin edhe më tepër në sipërfaqe ndjenjat e ndrydhura dhe fillon ta urrejë dhe t’a përjashtojë prindërit, në disa raste edhe e braktis familjen. Fatkeqësisht ata për arsyet të pamundur në familje do të strehohen në boten e drogave, alkoolit, prostitucionit. Shpeshherë ju jepet e vetmja zgjedhje, si ta gjejnë rrugën nga ky kaos, dhe ajo shprehet tani në çrregullimet e të ushqyerit. Anoreksia nervore atëherë nuk është asgjë tjetër përveç refuzimi i një situatës të pamëshirshme familjare. Këtë do ta tregojnë në refuzimin e ushqimit. Kurse bulimia është pamja e një adoleshentit, i cili gjinden në një krizë apo vështirësi, ku gjendjen e konfliktuoze në familje e pranon, por nuk mund të absorbojë për këtë ai do t’i refuzoj prindërit duke ikur problemit aktual dhe ata e gjejnë mënyrën më të lehtë të ngushëllimit të vetvetes në konsumimi i tepërt i ushqimit. Çrregullimet e të ushqyerit te adoleshentët zakonisht e kanë zanafillën apo djepin te ato familjet, në të cilat mbretëron një atmosferë tiranike mos të themi një farë “kanibalizmit familjar” ku mungon besimi recip
rok por në të kundërtën shfaqen konfliktet e pa ndërpreshme, shqetësimet e përhershme, brenga, ankthi, pasiguria deri te depresion si dhe emocionet e ftohta. Familjeve të tilla u mungon ngrohtësia, dashuria, prania, përkatësia si dhe kujdesi i mirëfilltë. Zakonisht i riu këto mungesë do tentojnë në mes të tjerash t’i zëvendësojnë me anë të ushqimit të tepruar. Me fjalë të tjera fëmija apo adoleshentët ose të tjerët kur ballafaqohen me situatat e tilla, ata bien jo vetëm në depresion, në ankth, frikë, pasiguri si në gjendjet emocionale të padurueshëm, atëherë janë gjasat se ngushëllimin do ta gjejnë te refuzimi i ushqimit (anoreksia nervore) ose bulimia nervore në ushqimin e tepruar. Vetvetiu janë të kuptueshme pasojat e kësaj varësie, si nënpesha ose mbipesha që mund të ndikojnë negativisht në vetëdijen e brishtë të adoleshentit posaçërisht gjinisë femërore. Shpesh bëhen tallje nga moshanikët e tyre apo mjedisi. Madje fillojnë të vuajnë nga kompleksi i pavlefshëm. Problemi i varësisë nga çrregullimet e të ushqyerit nuk është në refuzimin ose ushqimin e tepruar por në marrëdhëniet familjare. Në të cilat familje nuk mund të zhvillohen raportet e drejta, ku mbretëron siguria, ngrohësi, dashuria dhe ndjenjat e përkatësisë, që nuk është asgjë tjetër përveç kushtrimi nëpër mes simbolikës së urisë për dashuria… Nga ana tjetër adoleshentët mund ta refuzojnë ushqimin, të cilët dëshirojnë t’iu tregojnë prindërve, se nuk pajtohen me sjelljet e tyre të pakuptimta, të ashpëria si dhe frikësuese mos të themi të tmerrshme, që ju ofrojnë prindërit. Me refuzimin e ushqimit ata refuzojnë edhe këshillat e prindërve, të cilat janë pa ndjenja, të frikshme dhe të tmerrshme. Ashtu adoleshenti në mënyrë të vullnetshëm e refuzojnë ushqimin dhe dobësohet deri në atë masë që jeta e tyre rrezikohet. Kemi po ashtu adoleshentë që ushqimin do ta konsumojnë dhe më vonë me mjetet kimike e vjellin ushqimin e konsumuar. Këta dëshirojnë t’u tregojnë se në familjet e tyre mbretëron marrëdhëniet e pamundura, posaçërisht ndjenjat e hidhërimit, të frikës, të tmerrit, e të pasigurisë. Mungesa emocionale tani zëvendësohet me ushqim, por nuk mund ta absorbojnë, si dhe nuk mund t’i absorbojnë situatën e tmerrshme në familje. Në familjet e tilla askush nuk është i aftë për ta kuptuar atë tjetrin dhe për t’i absorbuar ndjenjat e veta. Kurse emocionet i shprehinë publikisht por nuk gjejnë kohë t’i absorbojnë në mënyrë të arsyeshëm. Te çrregullimet e të ushqyerit duhet të theksuar edhe komponentë hormonale apo nevrobilogjike. Fjala është për varësinë bio-kimike, sepse me ushqimin jo adekuatë përmbyset metabolizmi hormonal. Ashtu hormonet fillojnë të tajonë lëngje që iu lehtësojnë dhimbjen e urisë, kurse individ i tillë bie në varësin anoreksisë nervore. Hulumtimet e fundit flasin se funksionimi i trurit që e rregullon urinë, oreksin dhe metabolizmin është i ngarkuar si dhe i çrregulluar. Për shërimin e këtyre ngarkesave të ushqimin është mjaft i konkllavitur dhe kërkon mjaft durim dhe vullnet të fortë. Po ashtu trupi i hollë është model ideal i ngulitur te bota e njeriut të ri, këtyre mund ti shtojmë edhe sportin, gjimnastikën, ushtrimet tjera fizike etj. Por kjo terapi nganjëherë më tepër pengon se sa ndihmon për t’u pavarësuar nga varësia e çrregullimeve të ushqyerit.
Në fund edhe një herë po e theksojmë, varësia nga çrregullimet e të ushqyerit, nuk është kurrë gjë tjetër përveç një kushtrim për raporte ndër personale, kushtrim për jetë, që i varuri nuk mund ta jetojë. Për këtë ata “pajtohen” për një zëvendësim, që iu jep një botë dehëse. Ajo botë dehëse edhe më tepër i komplikon që e dërgon deri te dhimbjet më të mëdha si dhe traumat si dhe konfliktet që ata vetë nuk mund të dalin, derisa “zëvendësimin”nuk e zëvendësojnë me jetën si të tillë. Nga varësia mund të delet nëpër mes ballafaqimit të thellë me vetveten dhe me tjetrin, dhe kjo është ajo e vetmja alternativ që i jepet njeriut, që ta pranojë jetën si dhuratë që është e tij dhe jo dikujt tjetër, dhe ai e merr me një optimizëm timonin e jetës në duart e veta. Psikologët po përpiqen të kuptojnë shkaqet e anoreksisë dhe të bulimisë. Fatkeqësisht, shpesh individët e prekur nuk vihen re që në fillim, por pasi çrregullimi ka vepruar për njëfarë kohe. Përpjekjet që e vënë theksin në përfytyrimin pozitiv për vetveten dhe në qëndrueshmërinë emocionale duket se janë me dobi. Është nevoja të kryhen më shumë studime të mëtejshme për të zbuluar ndikimet komplekse kësaj varësie në këto çrregullime të të ushqyerit.
error: Nuk lejohet kopjimi!