Anila Kalleshi 20 vite histori suksesi

Anila Kalleshi 20 vite histori suksesi


Intervistë në revistën Psikologjia Mars 2018

Anila Kalleshi themeluese dhe CEO e Anila Kalleshi’s Center – Weight Loss Center, Presidente e “Albania Lifestyle Medicine”

 

 

 

Mes një oazi relaksues dhe plot motiv, prania e saj ndihet si e një zane apo shtojzovalleje. Ajo nuk ka shkop magjik e çudibërës, por di të të magjepsi gjithsesi, dhe çudira mund të bëjë po aq. Dhe nëse je ulur përballë saj si te poltroni i një psikologu, plot nerv e tension të akumuluar, do të marrësh nga ajo dhe një dozë të dytë qetësuesish, krejt bio, me përbërës fjalë magjike që të rrisin ndjeshëm adrenalinën e vetëbesimit. Dhe pasi e ke marrë “medikamentin” që nuk e gjen dot në asnjë farmaci, do dalësh para pasqyrës për t’i thënë vetë pak fjalë që nuk ia ke thënë dot më parë: Unë do të bëhem ajo që kam dashur të jem!

 

 

20 VITE HISTORI SUKSESI

Ndodh që të ndihesh e realizuar për një kohë më të shkurtër nga sa ke menduar kur e ke nisur rrugëtimin tënd mes pasigurisë e hapash të brishtë. Ndodh që besimin ta fitosh shumë më shpejt nga sa të tjerët kanë menduar për ty. Dhe pas kësaj ndodh që tek pengesat ku të tjerët janë rrëzuar, t’i kalosh me shumë sportivitet. Dhe padyshim, kjo është vlerë. Ndërsa ajo që e mbart quhet Anila Kalleshi.

Në jetë njeriut i duhet të ridimensionojë veten, ndaj përpiqet t’i japë kuptim asaj që ka menduar gjithmonë për më të mirën. Në fakt, të besosh te qëllimet, është si një ekuilibër që ia kërkon vetes, a si një mburojë ndaj gjithçkaje të nesërme e cila kërkon plotësimin tënd.

Por ajo e ka arritur këtë. Ka vrapuar plot vrull në pistën labirint, e ka notuar me guxim në det të hapur. Dhe sot përfaqëson njeriun që në përpjekje, këmbëngulje dhe vendosmëri, ka arritur të realizojë portretin e saj, një femër në plotshmëri dhe mirëqenie për veten edhe ata që ka pranë.

Anila është një person i hapur, i drejtpërdrejtë dhe për më tepër i vërtetë. Kështu e kam njohur prej kohësh, ndoshta një dekadë më parë. E me sa duket kjo e bën të faktueshme qëndrueshmërinë e njohjes në kohë. Vijushmëria e kësaj njohjeje më ka bërë të mendoj se ajo di t’i hedhë hapat e sigurt e të ruajë atë që vërtet ka vend në zemrën e saj. Ambicioze, sfiduese dhe kryelartë për atë që sot e karakterizon si personalitet në fushën që përfaqëson.

 

Prej vitesh Anila njihet një prej dietologeve shqiptare më me emër. Jo rastësisht shënon 20 vite punë e përkushtim të palodhur për t’i kthyer shumë njerëzve peshën ideale trupore, por dhe një mirëqenie e vetëbesim në veten e tyre. E ka nisur fillimisht me një investim që për kohën prekte risinë. Ishte e para që paralel më këshillat si dietologe, solli në vëmendje aparaturat për dobësimin funksional dhe pa pasoja për mijëra persona publik e jo vetëm, që kishin probleme me shëndetin e tyre. Të kuptohemi, dobësimi nuk ishte një kusht vetëm për të hequr kilet e tepërta, dhjamin dhe diçka që nuk funksiononte me aspektin fizik. Mbi të gjitha, Anila kishte në fokus shëndetin metabolik të pacientëve, duke krijuar paketa dhe regjime javore, mujore e vjetore, për t’i rikthyer personat që kishin nevojë, në fizikë të shëndetshëm dhe funksionalë në përditshmërinë e tyre.

Ky rrugëtim i gjatë padyshim ka qenë dhe një rrugëtim i sigurt drejt suksesit. Për Anilën: “Pas kësaj udhe të gjatë 20-vjeçare fshihet një punë e palodhur, rritje profesionale, punë shkencore, arritje të jashtëzakonshme, për të bërë njerëz të lumtur, të motivuar dhe me buzëqeshje të rikthyer”. Ajo e ka pasur gjithmonë të qartë se rruga drejt suksesit nuk ka qenë e lehtë, me të gjitha pengesat e saj dhe uljet-ngritjet e herë pas hershme. Karriera ka qenë gjithmonë në ngjitje për të, personazhin e shumë titujve, çmimeve dhe trofeve, një pjesë e të cilave ia ka marrë në Shqipëri, edhe pjesa tjetër i është akorduar në mbarë botën.

“Ai që ka një synim të qartë dhe durim, nuk dorëzohet lehtë. Dhe unë ia kam arritur më së miri të jem një lider në fushën e dobësimit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar” – thotë Anila, si për të treguar edhe një herë epërsinë në vetëbesimin e saj.

 

EXIMIA HR 77 PLATINIUM, sfida më e madhe

 

Tanimë Anila Kalleshi ka prekur një tjetër risi. Është e para që ka sjellë në qendrën e saj të dobësimit, aparaturën më të re, atë që do të depërtojë në indet më të imta trupore për një fizik të çliruar nga toksinat, lëngjet e tepërta glicemike dhe yndyrore. Eximia është fjala më e fundit e teknologjisë. Për Anilën, kjo është kryefjala më e re e shkencës, është pajisja që do t’i veshë kurorës së qendrës së saj të dobësimit, aureolën e shkëlqimit të një pune shumëvjeçare.

EXIMIA HR 77 PLATINIUM është një sistem unik multi-teknologjik, ekstremisht i avancuar dhe i veçantë në llojin e vet, e projektuar dhe studiuar nga ekspertët dhe specialistët e konturimit të trupit. EXIMIA HR 77 PLATINIUM në vetëm 7 ditë shprehet me rezultate të jashtëzakonshme.

Është një pajisje avangarde multi-teknologjike, e cila të bën të arrish perfeksionin kundrejt efekteve të saj të jashtëzakonshme në konturimin e shpejtë të trupit.

E shpejtë dhe jo invazive, inovative dhe evoluese në reduktimin e dhjamërave, përmirëson oksigjenimin e qelizave, eliminon centimetrat e tepërt, të modelon dhe të ngushton, kundërshton efektet e celulitit dhe të mbajtjes së lëngjeve në trup, tonifikon dhe rinon lëkurën.

Redukton më shumë se 40% yndyrën e trupit në vetëm 7 ditë. E lindur nga një eksperiencë e madhe, pasioni i vazhdueshëm për kërkimin dhe zhvillimin e metodave më të fundit, teknika “stimulimi sekuencial i metabolizmit të qelizave” i quajtur Lipolifting, lejon të trajtohet në një mënyrë ekstremisht efiçente dhe natyrale (100%) pa kirurgji.

 

***

20 vjet “Anila Kalleshi’s Center”

Ambiciet profesionale kanë qenë një shtysë që ajo të mbërrinte aty ku është sot. Prej një viti qendrës së saj 20-vjeçare i ka krijuar kushte të reja, një hapësirë prej 500 metrash katrorë në vendin më joshës të kryeqytetin, ish-Bllok. Gjithçka e konceptuar në detaje dhe harmoni me vetë qëllimin e kësaj qendre multidisiplinare shërbimesh të rëndësishme.

 

 

1 marsi përkon me përvjetorin e 20-të të “Anila Kalleshi’s Center” dhe njëvjetorin e qendrës më të re në rrugën “Sami Frashëri”. E mira nuk ka fund, por në realizim të vazhdueshëm të pritshmërive të matura me mend e aktivitet profesional, gjithçka ka marrë vlerë në zgjedhjet që për Anila Kalleshin kanë rezultuar të suksesshme.

 

E siç thotë ajo vetë: “Çdo gjë evoluon, bashkë me to shkenca dhe Anila. Ambiciet e mia më bëjnë që të jem gjithmonë e përditësuar me të rejat më të fundit të shkencës dhe teknologjisë. E padyshim, çdo gjë e re më ngacmon të eci më shumë përpara e të kërkoj të pamundurën ta bëj të mundur”.

E emocionuar në rendjen e viteve dhe të arritjeve, Anila pohon se është një aktivitet që e mban kaq fortë të lidhur, të pandashëm me gjithçka përkufizon jetën e saj në këtë karrierë që në fokus ka pasur mirëqenien e njeriut.

 

Gëzimet ndahen edhe me miqtë, e në këtë rrëfim ajo na beson se emocionalisht ndihet si në qiellin e shtatë, një plotësim prej nga ku është mbështetur në besueshmërinë e njerëzve të cilët i kanë besuar njohurive të saj. Pjesë e këtij emocioni kanë qenë padyshim shumë nga çmimet, trofetë, pjesëmarrjet në evente të ndryshme botërore.

“Kam qenë me shumë fat që kam qenë pjesë e eventeve më të rëndësishme botërore në fushën e shëndetësisë dhe biznesit. Vlerësimet dhe trofetë kanë qenë një shtysë për të vazhduar të punoj më shumë në rritjet e mija profesionale, në investimet në teknologjinë më të fundit, në të qenit shumë afër atyre që kanë besuar në aftësitë e mia. Jam e lumtur që ia kam arritur më së miri”, shprehet protagonistja e këtij shkrimi.

Kush e njeh Anila Kalleshin, e ka të qartë bindjen se ajo kur e do një gjë e bën. Në fakt, si për çdokënd që e kanë një moto a një mentor në jetë, ajo ka zgjedhur tri cilësi si trinomi i udhërrëfyesit të saj për një karrierë të suksesshme. Ndaj thotë se: “Motoja që më ka udhëhequr në jetë ka qenë: Një mbështetje profesionale për të rigjetur mirëqenien që ti meriton. Ndërsa qëllimi im: Të mësuarit si ta ushqeni trupin tuaj ju lejon jo vetëm të qëndroni në formë e pa kilogramë të tepërt, por dhe të bëni hapin e parë drejt mirëqenies personale. Një stil jetese i shëndetshëm, pa privime dhe ndalime absolute, është thelbësor në parandalimin e sëmundjeve të llojeve të ndryshme. Interesi im parësor është e mira e pacientit: aftësia ime empatike dhe komunikuese është pjesë e profesionit tim. Kuptimi i gjendjes psikologjike të pacientit dhe motivimi i tij gjatë udhëtimit të tij janë baza e punës sime”.

Paralel me risitë e fushës, Anila Kalleshi shquhet për sensin pozitiv të të qenit e hapur për publikun me mendimet dhe këshillat e saj. Ajo është tejet aktive, dhe këtë e bën të gjithën vetë, duke dhënë orientimet e duhura në rrjetet sociale, faqet elektronike, në emisione të ndryshme radio-televizive dhe median e shkruar që kanë bazë shëndetin. Anila është koherente dhe ndjek nga afër çdo të interesuar, madje ofron gatishmëri në kohë, duke operuar në mënyrë aktive për t’i dhënë kujtdo ndihmën e kërkuar. E kjo mirësi që i buron natyrshëm, është një shprehi të cilën miqtë ia njohin si pikë të dobët, ndërsa për vetë Anilën është një armë pozitive për t’i shërbyer jetës. E kjo gjë e bën të realizuar në profesion. “Ndihem mjaft mirë, – thotë Anila. – Kam një faqe personale në Facebook me 345.000 ndjekës, ku çdo ditë përpiqem me këshillat e mija t’i jap zgjidhje mjaft problemeve që i shqetësojnë. Dhe shpërblimi i kësaj pune të mrekullueshme duket në komentet, mesazhet, dhuratat pafund që marr çdo ditë. Ndihem e lumtur dhe mjaft e privilegjuar që kam fatin të prek gjithçka me dorë në kohë reale, dhe kjo besoj është kënaqësia më e madhe që mund të marrë një profesionist i vërtetë”.

 

Një Presidente si Anila në “Albanian Lifestyle Medicine”

Dietologjia ka qenë një pasion i mbrujtur thellë në ndërgjegjen e asaj çka do të realizohej në jetë. Anila Kalleshi ka investuar fort në këtë drejtim, duke u përgatitur vazhdimisht e duke ndjekur zhvillime shkencore të fushës, të cilat kanë ndikuar në atë çka ka udhëhequr për 20 vjet dhe qendrën e saj. Për Anilën, “me dietologji kuptojmë gjithçka që lidhet me të ushqyerit. Ushqimi ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me mirëqenien tonë, si në anën fizike ashtu edhe në atë psikologjike. Duke i kushtuar vëmendje asaj që hamë, ne kontribuojmë në parandalimin e sëmundjeve dhe zgjatjen e jetës. Që një dietë të jetë efektive duhet të jetë e balancuar dhe të plotësojë nevojat e personit, bazuar në moshën, stilin e jetës dhe shijet e tyre. Një stil ushqimor i saktë duhet të shoqërohet me luftën kundër një stili jetese të ulur dhe tejkalimeve në të gjitha aspektet. Ka shumë gabime dietetike për shkak të paragjykimeve dhe dezinformatave ose në çdo rast rritjes së vazhdueshme të formave të ndryshme në fushën e ushqimit, prandaj është e rëndësishme të ‘edukosh’ edhe në lidhje me evolucionin e zakoneve të ngrënies”. Por ajo që e lartëson edhe më shumë gjithë aktivitetin dhe jetën profesionale të Anila Kalleshit është padyshim kontributi i saj si presidente e “Albanian Lifestyle Medicine”. Një ambicie që sfidon veten në çdo angazhim a sipërmarrje të re në funksion të mirëqenies e cilësisë së jetës. “Lifestyle Medicine është përcaktuar si një fushë ndërdisiplinore e mjekësisë, shkencave psiko-sociale, shëndetit publik dhe biologjisë. Parimet themelore përfshijnë strategjitë primare të parandalimit që përqendrohen në zakonet e jetesës, dhe në trajtimin e shkakut themelor dhe fiziopatologjisë të përbashkët me sëmundjet që lidhen me Stilin e Jetës (p.sh. niveli i inflamacionit sistemik). Hipokrati mund të konsiderohet babai i Lifestyle Medicine, pasi ka identifikuar 2500 vjet më parë potencialin e madh të Stilit të Jetës si ilaç, duke dëshmuar kështu mençurinë dhe largpamësinë e tij. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Kombeve të Bashkuara (OKB) më shumë se 70% e sëmundjeve në mbarë botën (sëmundjet kardiovaskulare, diabeti i tipit 2, lloje të caktuara të kancerit, hipertensionit dhe obeziteti) është shkaktuar nga faktorët e jetesës (dieta e sëmurë, mungesa e aktivitetit fizik dhe stresi kronik psikologjik). Shkaqet e para të vdekshmërisë në botë përfaqësohen nga sëmundjet e Jetës. Tani ka prova të forta shkencore që faktorët e jetesës kanë një ndikim të thellë në patogjenezën e këtyre sëmundjeve”.

error: Nuk lejohet kopjimi!