ALERGJITË USHQIMORE: TË RRALLA POR TË RREZIKSHME, INTOLERANCA USHQIMORE: E ZAKONSHME DHE PROBLEMATIKE

ALERGJITË USHQIMORE: TË RRALLA POR TË RREZIKSHME, INTOLERANCA USHQIMORE: E ZAKONSHME DHE PROBLEMATIKE

 

Alergjitë ushqimore janë faktikisht tëpër të rralla, dhe ato marrin të gjithë shtypjen negative sepse ato janë të përgjegjshëm për problemet e vërteta dramatike që ne kemi dëgjuar, siç është rasti kur fëmija kafshon kikirikun dhe më pas i duhet të vrapojë për në spital.

Alergjitë ushqimore përkeqësojnë antitrupa të veçantë në gjak të njohura si imunoglobulina E ose IgE, sistemin mbrojtës më agresiv që trupat tanë kanë. Ndërmjet kimikeve të tjerë, antitrupat IgE lirojnë sasi të mëdha histamine, një substancë që shkakton ënjtje, mukus, kongjestion dhe të gjitha simptomat e tjera që normalisht do të modifikoje me antihistamine.

Është reaksioni i ënjtjes që i bën alergjitë ushqimore kaq të rrezikshme. Në raste të rënda, fyti dhe rrugët e frymëmarrjes fryhen aq shumë saqë pengojnë furnizimin me ajër, duke bërë të pamundur frymëmarrjen.
Edhe pas përgjigjeve të tilla vdekjeprurëse, megjithatë, antitrupat agresiv IgE prodhojnë reaksione të shpejta, dramatike, që shfaqen brënda minutave ose sekondave pas konsumimit të ushqimit.

Reaksione të tjera alergjike përfshijnë skuqjet, urtikarien, kruarjen, ekzemën, përzierje, dhimbje stomaku, diarrea, ngushtim frymëmarrjeje dhe dhimbje kraharori, ashtu sikundër edhe fryrje, përzierje, ngërç dhe dhimbje stomaku. Sepse pjesa më e madhe e sistemit tonë imunitar është e lokalizuar në zorrë, alergjitë ushqimore kanë tendencë që të shkaktojnë çrregullime me tretjen.

Tani, në këtë pikë, mund të jesh duke menduar, Por unë skam asnjë nga këto simptoma, dhe unë ndihem mirë pasi kam ngrënë. E tmerrshme, nëse kjo nuk është përgjigjia juaj. Ju ndoshta nuk keni ndonjë alergji ushqimore. Pjesa më e madhe e njerëzve nuk kanë. Por pjesa më e madhe e njerëzve kanë intolerancë ushqimore, kështu që duhet të kemi nje pamje më të afërt të saj.

INTOLERANCA USHQIMORE: E ZAKONSHME DHE PROBLEMATIKE

Intoleranca ushqimore është një term mbrojtës që mbulon tre mënyra të ndryshme nga alergjia ushqimore që gjërat mund të shkojnë në mënyrë të gabuar: intoleranca e vërtetë, ndjeshmëria ushqimore dhe reaksioni ushqimor.

INTOLERANCA E VËRTETË

Trupat e disa njerëzve kanë thjesht problem duke toleruar disa ushqime të caktuara, siç është gluteni (që gjëndet në shumë drithëra, makarona, gjëra të pjekura dhe të përpunuara dhe ushqime të përgatitura). Zakonisht, kjo ndodh sepse njerëzit intolerant kanë pamjaftueshmëri të një kimie specifike ose enzime që kanë nevojë për të tretur ushqimin.

Kjo është thjesht një problem gjenetik, dhe nuk ka shumë gjëra që mund të bësh rreth tij për të shmangur ushqimet. Lajmi i mirë është që në dietën e intolerancës ushqimore , do të shmangësh këto ushqime të vështira, që do ta bëjnë më të lehtë për ty për të humbur peshë, për t’u dukur më e re dhe për t’u ndjerë më e shëndetshme.

NDJESHMËRIA USHQIMORE

Ashtu sikundër alergjitë, ndjeshmëria ushqimore është një lloj reaksioni imun, por ato mobilizojnë një lloj tjetër antitrupi që alergjitë ushqimore nuk bëjnë IgE, por është i afërt me immunoglobulin G ose IgG. Këto antitrupa IgG prodhojnë gjithashtu simptoma, por ato veprojnë më ngadalë sesa antitrupat IgE.

Duhet patur parasysh që reaksionet alergjike janë të shpejtë, simptomë të ndjeshmërisë ushqimore nuk shfaqen për disa orë ose edhe për disa ditë pas ngrënies, duke e bërë shumë të vështirë lidhjen e tyre me problemet ushqimore. Këtu kemi një mënyrë tjetër në të cilën përgjigjet alergjike dallohen nga ato të ndjeshmet; përgjigjet alergjike janë akute, pavarësisht përgjigjeve të ndjeshmërisë që janë kronike. Në fjalë të tjera, alergjia është një përgjigje specifike: sistemi juaj imun është i aktivizuar, ai shpërthen, ai lëshon baterinë e vet agresive ose antitrupat IgE, dhe fatmirësisht qetësohet.

Ndjeshmëritë ushqimore, nëpërmjet kontrastit, mund të mbajë sistemin tuaj imun të nxehur në një bazë kronike sepse ju vazhdoni së konsumuari ushqime. Nëse kosi, vezët, qumështi i sojës dhe buka e bardhë janë pjesë e vazhdueshme e dietës tuaj – dhe veçanërisht jeni duke i konsumuar ato përditë – sistemi juaj është i pushtuar me problem ushqimore, dhe sistemi yt imun asnjëherë nuk qetësohet.

Kjo krijon një sërë problemesh, veçanërisht inflamacion, dhe do ta shpjegoj pak më vonë. Por së pari, le të luajmë detektivin ushqimor. Më poshtë do të gjeni simptomat tipike të ndjeshmërisë ushqimore. A ju tingëllojnë familjare pikat e mëposhtme?

• Probleme tretjeje, siç janë fryrja, kapsllëku ose diareja
• çështje gjumi, siç janë lodhja, pagjumësia ose ecja në mes të natës( somnabul)
• Kongjestion, teshtitje dhe kollë
• Dhimbje muskujsh dhe dhimbje nyjesh
• Rrathë të errët poshtë syve
• Flokë të thatë, pa jetë
• Problem lëkure, duke përfshirë akne dhe rosacea
• Probleme humori, siç janë humbje përqëndrimi, turbullim truri, depresion, ankth dhe irritim
• Energji e dobët ose e ndryshueshme
• Shtimpeshë
• Plakje e parakohshme

Nëse jeni duke u përballur me ndonjë nga këto simptoma, keni shumë mundësi që jeni duke u përballur me ndjeshmërinë ushqimore dhe ndoshta edhe me mënyra të tjera të intolerancës ushqimore.

Ndjeshmëria ushqimore është tepër e zakonshme. Ajo prek të paktën 75% prej nesh dhe është një faktor madhor në shtimin e peshës dhe ruajtjen e peshës. Përsëri, lajmi i mirë është që dieta e intolerancës ushqimore do të ju ndihmojë që të përballeni me ndjeshmërinë ushqimore, së pari duke tërhequr problemet ushqimore nga dieta juaj dhe më pas duke shëruar sistemin tuaj në mënyrë që të keni të mundur të toleroni disa nga këto ushqime.

REAKSIONI USHQIMOR

Kur e furnizoni trupin tuaj me shumë karbohidrate ose shumë sheqer, ju jeni duke vendosur rritje të sheqerit në gjak dhe përplasje. Kjo në kthim ngatërrohet me përgjigjen tuaj të insulinës – përpjekja e trupit tuaj për të nxjerrë sheqerin nga gjaku dhe nga qelizat. Përgjigjja e insulinës tuaj funksionon më mirë kur nivelet e sheqerit tuaj në gjak janë mirë dhe të qëndrueshme dhe në një normë ideale.

Dieta e intolerances e mbështet këtë proçes dhe ju ndihmon që të shmangni reaksionet ushqimore duke ngrënë sasitë ideale të proteinave të pastra, yndyrnat e shëndetshme, perime pa niseshte; dhe fibra të larta, karbohidrate me glicemi të ulët çdo 4-6 orë.

Po, tërheqja nga 7 ushqimet me intolerance ushqimore të lartë është shumë e rëndësishme, por ashtu është edhe koha e ngrënies së ushqimit dhe kombinimi i ushqimeve që hani. Konsumimi i diçkaje të ëmbël ose me karbohidrate të larta, një copë tortë, një frut të thatë ose edhe një gotë me lëng portokalli – shkakton hollimin e sheqerit në gjak dhe ngatërrohet me përgjigjen e insulinës.

Sheqernat artificiale mund të krijojnë edhe reaksione të kundërta. Çdo gjë që ndërhyn me sheqerin në gjak dhe përgjigjen e insulinës përçan hormonet tuaja të stresit – gjithçka e cila ju bën që të fitoni dhe të ruani më shumë peshë.

© Materiali eshte shkeputur nga libri “Dieta Sfidë” ANILA KALLESHI
error: Nuk lejohet kopjimi!