Migrena është një gjendje në të cilën një dhimbje e keqe koke shpesh vjen me përzierje, të vjella dhe ndjeshmëri ndaj dritës, zërit, erërave apo prekjes. Dhimbja zakonisht ndihet në njërën anë të kokës ose përreth syve.
Simptomat e migrenës përfshijnë:
-Depresion, irritim, ankth, humor i keq dhe reduktim të oreksit 24 orë para dhimbjes së kokës.
-Simptoma të një aure: probleme vizuale që fillojnë një orë ose më pak para se dhimbja të fillojë
-Një dhimbje e keqe koke, që ndonjëherë fokusohet në njërën anë të kokës ose përreth syve që zgjat diku te 4-72 orë.
-Një dhimbje koke që përkeqësohet
-Përzierje dhe vjellje
-Ndjeshmëri ekstreme ndaj dritës, e dhimbshme për sytë dhe kokën
-Ndjeshmëri ekstreme ndaj tingullit
-Lodhje e rëndë, konfuzion ose humor të keq
Mënyra më e mirë për të kuptuar cilat ushqime po ju shkaktojnë migrenë është të mbani shënim cdo gjë që hani. Thjesht sepse ju hani një ushqim menjëherë pasi krizat kanë filluar nuk do të thotë që është shkaku domosdoshmërisht. Eshtë e rëndësishme të shënoni cdo gjë që konsumoni.
1. Cokollata
Shpesh mendohej se cokollata nxit migrenën, por studimet në fakt kanë treguar që cokollata nuk e shkakton migrënën por në fakt mund të ndihmojë në parandalimin e saj. Ndoshta njerëzit kanë dëshirë që të hanë një cokollatë pikërisht para se migrena “të ndodhë”, dhe pikërisht nga këto kanë dalë aludime të tilla.
2. Kafeja
Mund të jetë e mirë dhe e keqe. Një kupë- një ose dy herë në javë- mund të ndihmojë në parandalimin e migrenës. Por nëse keni një zakon të përditshëm “ të varur ndaj kafeinës”, mund të mos ndihmojë dhe aq shumë. Në fakt, të shmangni kafen tuaj të mëngjesit mund të bëhet një nxitës.
3. Birra
Nëse doni të konsumoni një birrë, mund të porosisni birrë në shishe. Versione të tjera mund të ndikojnë në nxitjen e migrenës me gati 25 herë më shumë.
4.Vera e kuqe
Shpesh është menduar si një nxitës, por një studim Italian që përfshiu më shumë se 300 njerëz nuk gjeti asnjë lidhje ndërmjet migrenës dhe verës së kuqe. Kështu që mund të mos jetë dhe vera. Vetëm nëse pini të tërë shishen-atëherë dhimbja e kokës mund të jetë një nga problemet e shumta që mund të keni.
5.Djathi
Ju pëlqen djathi “cheddar” apo djathi me pak shije “të vjetër” ? Të dy mesa duket kanë nivele të larta të tiraminës, një substancë që është e lidhur me migrenën. Djathëra më të butë, si mocarela apo ricota, janë opsione më të mira.
6. Sallami
Mishrat e përpunuar dhe të kuruar kanë përmbajtje të lartë të tiraminës, që lidhet më së shumti me migrenën. Kështu që nëse doni të konsumoni pak mish të kuq, një opsion mund të jetë bifteku.
Konsultohuni me doktorin nëse:
-Keni dhimbje të rënda koke
-Dhimbjet e rënda të kokës fillojnë për herë të parë pas moshës 50 vjec.
-Vëreni ndryshime në shikimin tuaj, dobësi ose paralizë në disa pjesë të trupit ose vështirësi në balancë dhe të ecur, sidomos nëse këto probleme nuk zgjidhen pasi dhimbja e kokës ikën
-Shfaqet temperature ose dhimbje në qafë
-Keni humbje të papritur peshe