A është obeziteti sëmundje?

A është obeziteti sëmundje?

A êshtë obeziteti sëmundje?

Obeziteti është një problem i komplikuar i shëndetit publik që ekspertët mjekësorë shprehen se ka shumë faktorë që ndikojnë në të. Këta faktorë përfshijnë shkaqe fizike, psikologjike dhe gjenetike.

Shumë organizata mjekësore e konsiderojnë obezitetin si sëmundje, ndërkohë që profesionistë të tjerë mjekësore nuk janë dakort.  Ja pse:

Si matet obeziteti?

Doktorët e konsiderojnë obezitetin si një gjendje në të cilën një person zhvillon yndyrë të tepërt trupore, e njohur gjithashtu edhe si ind dhjamor . Ndonjëherë doktorët mund të përdorin termin “dhjamosje”. Ky term përshkruan gjendjen e yndyrnave të tepërta në trup. Akumulimi i yndyrës së tepërt mund të shkaktojë komplikacione për shëndetin, përfshirë tipin 2 të diabetit mellitus, presionin e lartë të gjakut dhe sëmundjet koronare të zemrës. Doktorët përdorin masa si pesha trupore, gjatësia trupore dhe ndërtimi i trupit për të definuar obezitetin.

Indeksi i masës trupore

Përllogaritja e indeksit të masës trupore (BMI – Body Mass Index) arrihet me një formulë mjaft të thjeshtë: Pesha(kg)/[Gjatësinë(m)xGjatësinë(m)]. Pra, nëse pesha juaj eshte 50kg dhe gjatesia 1.50m, atehere:
IMT = 50/(1,50×1,50) = 50/2,25 = 22,2

“The American Society for Metabolic and Bariatric Surgery” përcakton tre klasa të obezitetit në bazë të përllogaritjeve të BMI (Indeksit të masës trupore)
-Mbipeshë : 25-30
-Klasa I obezitet : 30-34.9
-Klasa II obezitet të fazës së dytë : 35-39.9
-Klasa III obezitet të fazës së tretë:  40 ose më e lartë

Matja e perimetrit të belit

Të keni sasi të mëdha yndyre abdominale ju vë në rrezik të madh për komplikacione shëndetësore. Kështu që një person mbipeshë (një kategori përpara obezitetit), doktorët shpesh e përcaktojnë si obezitet qëndror për shkak të perimetrit të belit. Një person është në rrezik të madh për gjendjet që lidhen me obezitetin kur perimetri i belit është më shumë se 90 cm për meshkujt dhe 80 cm për femrat. Matjet si BMI ose perimetri i belit përllogarisin sasinë e yndyrës që një person ka, por në fakt ato nuk janë tê sakta .

Për shembull, atletët profesionistë mund të jenë muskulozë, rrjedhimisht kanë një indeks mase trupore që bie në rangun e obezitetit.

Shumica e doktorëve përdorin indeksin e masës trupore për të matur obezitetin në një person, por kjo mund të mos jetë e saktë për të gjithë.

Çfarë është një sëmundje?

Pas matjeve përcaktuese për obezitetin, doktorët duhet të marrin në konsideratë çfarë do të thotë termi “sëmundje”. Kjo ka rezultuar të jetë mjaft e vështirë. Një komision ekspertësh nga “The Obesity Society” tentuan t’a përcaktojnë si “sëmundje”. Ata dolën në përfundimin që ky term është tejet i ndërlikuar që të definohet plotësisht. Edhe një shpjegim fjalori nuk e qartëson këtë term. Prsh ja një e Merriam Webster  “Një gjendje e kafshës së gjallë ose trupit të bimëve ose e njërës prej pjesëve të saj që dëmton funksionimin normal dhe zakonisht manifestohet duke dalluar shenja dhe simptoma.”

Ajo që doktorët dinë është se ka një ndryshim në mënyrën se si publiku e sheh, kompanitë e sigurimit dhe një sërë institucionesh që e shohin këtë gjendje si sëmundje përkundrejt asaj që nuk është. “American Medical Association” (AMA), anëtarët delegatë votuan në konferencën e tyre vjetore për të definuar obezitetin si sëmundje. Vendimi ishte disi kontroversial për shkak se binte ndesh me rekomandimet e Këshillit të AMAS në Shkencat dhe Shëndetin Publik. Këshilli bëri hulumtime lidhur me temën dhe nuk rekomandoi që delegatët të definonin obezitetin si sëmundje. Megjithatë, delegatët dhanë rekomandimet e tyre sepse nuk ka mënyra të besueshme dhe përfundimtare për të matur obezitetin. Vendimi i AMA-s ndezi një debat të vazhdueshëm në lidhje me kompleksitetin e obezitetit, përfshirë dhe në metoda më efektive për t’a trajtuar atë.

Arësye përse obeziteti konsiderohet një sëmundje

Vite të tëra studimi i kanë çuar mjekët të dalin në përfundimin që obeziteti është një gjendje shëndetësore më shumë sesa një koncept “më shumë kalori, më pak kalori”. Për shembull, doktorët kanë zbuluar që disa gjene rrisin nivelet e urisë të një person, eventualisht duke i ccuar të konsumojnë më shumë ushqim. Kjo kontribuon në obezitet. Gjithashtu, sëmundje ose çrregullime të tjera mund të ndikojnë që një person të shtojë në peshë. Shembujt përfshijnë:

-Hipotiroidizmin
-Sëmundjen e Cushing
-Sindroma e vezoreve policistike

Të merrni mjekime të caktuara për disa gjendje shëndetësore mund t’ju çojë në shtim në peshë si për shembull: antidepresantët, kortikosteroidet, kontraceptivët, kortizonikët, etj.

Mjekët gjithashtu e dinë që dy njerëz të cilët kanë të njëjtën gjatësi,  mund të konsumojnë të njëjtën dietë, dhe njëri mund të jetë obez e tjetri jo. Kjo ndodh për shkak të faktorëve si ritmi bazal metabolik (sa kalori trupi djeg gjatë pushimit) dhe faktorë të tjerë shëndetësore.

AMA nuk është e vetmja organizatë që e njeh obezitetin si sëmundje. Në të përfshihen të tjera si:

⁃ World Health Organization
⁃ World Obesity Federation
⁃ Canadian Medical Association
⁃ Obesity Canada

Arësye përse obeziteti nuk konsiderohet një sëmundje

Jo të gjithë ekspertët janë dakort me AMA-në. Ja cilat janë disa nga arësyet pse disa e kanë refuzuar idenë që obeziteti është një sëmundje:

⁃ Nuk ka një mënyrë të saktë për të matur obezitetin. Për shkak se indeksi i masës trupore nuk aplikohet te të gjithë, prsh si te atletët, doktorët nuk mund të përdorin gjithmonë indeksin e masës trupore për të përcaktuar obezitetin.
⁃ Obeziteti nuk reflekton gjithmonë shëndet të dobët. Obeziteti mund të jetë një faktor rrisku për shumë gjendje mjekësore, por nuk garanton gjithmonë që personi do të ketë probleme shëndetësore.
⁃ Disa mjekë nuk e quajnë obezitetin një sëmundje për shkak se obeziteti nuk shkakton gjithmonë efekte anësore.
Një numër i madh faktorësh influencojnë obezitetin, disa prej të cilëve nuk kontrollohen.

Ndërkohë që ushqyerja dhe niveli i aktivitetit fizik mund të luajnë një rol, po ashtu mund të luajë një rol edhe gjenetika.
Disa ekspertë mjekësore shqetësohen sepse nëse e quajnë obezitetin një sëmundje, mund të ndikojnë në rritjen e kulturës së papërgjegjshmërisë.

Për shkak se doktorët shpesh duan që pacientët e tyre të marrin një rol aktiv në shëndetin e tyre, shqetësohen për shkak se nëse e klasifikojnë obezitetin si sëmundje, mund të ndikojë në mënyrën se si njerëzit e trajtojnë shëndetin e tyre. Definimi i obeziteti si sëmundje mund të rrisë diskriminimin e atyre që janë të prekur nga obeziteti.

Natyra komplekse e obezitetit

Obeziteti është një problem i komplikuar dhe emocional për shumë njerëz. Studiuesit tashmë e dinë që ndikojnë shumë faktorë përfshirë gjenetikën, stilin e jetesës, psikologjinë, mjedisi etj.

Disa aspekte të obezitetit janë të parandalueshme-mund të bëni ndryshime në regjimin ushqimor dhe të ushtrimeve për të ndërtuar dhe mbajtur një shëndet të mirë dhe optimal. Megjithatë, mjekët theksojnë që disa njerëz edhe pse bëjnë të tilla ndryshime, e kanë të pamundur të humbin peshë. Për këto arsye, debati mbi obezitetin si sëmundje ka të ngjarë  të vazhdojë derisa të shfaqen metoda të tjera për përcaktimin numerik dhe të besueshëm të mbipeshës.

error: Nuk lejohet kopjimi!