A është e mirë lakra për humbjen në peshë?

A është e mirë lakra për humbjen në peshë?

Lakra është e lidhur gjerësisht me humbjen në peshë për shkak të dietës me supë lakre. Dieta e supës së lakrës është një dietë që kërkon konsumimin e sasive të mëdha të supës së lakrës për një javë. Dieta e supës se lakrës limiton kaloritë, mund të jetë e shpejtë dhe efektive në humbjen e peshës. Por dieta e supës së lakrës është e paplotë për sa i përket ushqyesve, dhe per kete aresye   nuk mund të ndiqet për më shumë se një javë. Lakra nuk djeg yndyrën e trupit. Edhe pse lakra nuk djeg yndyrën në trup, perseri ajo është një shtesë e shkëlqyer në dietat e humbjes së peshës. Lakra ka përmbajtje të ulët te kalorive dhe e pasur me fibra dietikë. Fibrat dietike ndihmojnë në kontrollin e oreksit dhe mbajtjen te stabilizuar të sheqerit në gjak.

Vlerat nutricionale të lakrës (së zierë) për 100 mg:

Sa kalori gjenden tek lakra?  23 kcal

Sa proteina gjenden tek lakra? 1.3 gr

Sa karbohidrate gjenden tek lakra? 6 gr

Po përmbajtja yndyrore? 0.1 gr

 

 

 

 

 

 

 

error: Nuk lejohet kopjimi!