A e dini që çaji i gjetheve të ullirit është përdorur që në lashtësi,për shëndetin e zemrës dhe trurit?

A e dini që çaji i gjetheve të ullirit është përdorur që në lashtësi,për shëndetin e zemrës dhe trurit?

Përdorimet e gjetheve të ullirit në mjekësinë popullore datojnë që në kohën e Egjiptit të lashtë. Asokohe, besohej se këto gjethe të ishin simbol i një fuqie hyjnore. Gjethet e ullirit përmbajnë përbërës bioaktivë të fuqishëm dhe antioksidantë, njësoj si vetë ulliri.

Vlerat e këtyre gjetheve i bëjnë ato të dobishme për sistemin imunitar, tensionin e gjakut dhe shëndetin e sistemit kardiovaskular në përgjithësi. Nga të gjithë përbërësit bioaktivë të gjetheve të ullirit veçohet një substancë që quhet oleuropein. Në fillim të viteve 1900 u zbulua që ky antioksidant ul në mënyrë natyrale tensionin e gjakut dhe parandalon sëmundjet kardiovaskulare.

Vlerat e provuara të gjetheve të ullirit – Ekstrakti bimor e ulte ndjeshëm tensionin sistolik dhe diastolik. Gjethet e ullirit ulin nivelin e kolesterolit të keq dhe shmangin efektet anësore të medikamenteve.

Shëndeti kardiovaskular – Antioksidanti oleuropein bashkë me përbërësit të tjerë të gjetheve të ullirit kanë ndikim direkt në uljen e rrezikut të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës. Ato gjithashtu parandalojnë formimin e inflamacionit dhe disa tumoreve.

Diabeti – Ekstrakti i gjetheve të ullirit ka ndikim pengues në zhvillimin e diabetit dhe shumë sëmundjeve të tjera kronike. Ato mund të ulin nivelin e sheqerit në gjak dhe ta mbajnë atë nën kontroll.

Funksionet e trurit – Përbërësit bioaktivë të gjetheve të ullirit zbusin simptomat e sëmundjeve mendore të lidhura me moshën siç është skleroza apo sëmundja e Alzheimerit. Sipas studimeve, antioksidantët sulmojnë radikalet e lira që dëmtojnë funksionet e trurit duke i rimëkëmbur ato.

Kundër artritit – Gjethet e ullirit pakësojnë enjtjen e kyçeve dhe gjymtyrëve të prekura nga artriti, sepse shënjestrojnë që në fillim inflamacionin. Për më tepër, substancat e këtyre gjetheve zbusin dhimbjet kronike që shoqërojnë sëmundjen.

 

Kundër baktereve – Ekstraktet e gjetheve të ullirit munden të eliminojnë një sërë bakteresh dhe mikrobesh përfshirë Escherichia coli. Këto ekstrakte janë efikase edhe kundër hepatitit B, pneumonisë, e të tjerë.

Sistemi imunitar – Gjethet e ullirit pengojnë të ftohurën dhe janë të dobishëm kundër viruseve të rrezikshëm. Përbërësit e gjetheve eliminojnë organizmat e dëmshëm dhe nuk lejojnë shumimin e viruseve.

Si ta përgatisni çajin e gjetheve të ullirit – Përdorni gjethe të thata ose të njoma në kushtet e shtëpisë. Merrni një enë metalike, të cilën duhet ta mbushni me 300 ml ujë dhe ta vini të valojë. Kur arrihet pika e vlimit, hidhni një sasi prej rreth 20 deri 25 gjethe të thara të ullirit.

Uji së bashku me gjethet duhet të valojë sërish për 4-5 minuta dhe më pas hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet. Lëngun duhet ta pini të ngrohtë, pasi të shtoni lëng limoni dhe pak mjaltë. Lëngu i gjetheve të ullirit ofron një shije mrekullisht të kënaqshme dhe të ëmbël.

error: Nuk lejohet kopjimi!