A duhet apo jo t’i konsumojmë bananet me stomak bosh?
Nga të gjitha vaktet, mëngjesi është vërtet i rëndësishëm, i cili duhet të konsumohet si “mbret”, duke përfshirë përbërës të plotë dhe me vlera ushqyese në pjatë. Megjithatë, shpesh, jemi me nxitim dhe marrim opsionin më të shpejtë, që është konsumimi i një bananeje. Bananet sigurisht përmbajnë një sërë vlerash ushqyese. Përmbajtja e frutit njihet për promovimin e një zemre të shëndetshme, reduktimin e lodhjes në trup, mbajtjen të stabilizuar të presionit të gjakut, reduktimin e depresionit, kapsllëkun, urthit, ulçerës dhe të prodhojnë një efekt qetësues në trup. Gjithashtu ka përmbajtje të lartë hekuri i cila stimulon prodhimin e hemoglobinës dhe ndihmon në kurimin e anemisë. Ndërkohë që e bën një burim të shkëlqyer për mbajtjen e një trupi të shëndetshëm, të konsumoni një banane në stomak bosh apo jo, është akoma një çështje debati.
Bananet janë burime të shkëlqyera kaliumi, fibra dhe magnez, që përmbushin pjesën më të madhe të nevojave për nutrientë të ndryshëm në trup. Rrisin energjinë dhe reduktojnë urinë. Një person mund të konsumojë banane çdo ditë.
Sipas burimeve të ndryshme, mendohet që bananet, përpos faktit që kanë përmbajtje të lartë kaliumi, fibrash dhe magnezi, nuk janë një opsion i mirë që të konsumohen në stomak bosh. Disa nga arsyet përfshijnë:
-Sasia e lartë e sheqernave natyrale të pranishme në banane të cilat rrisin energjinë, mund t’ju bëjnë që të ndiheni të drenazhuar mbas disa orësh.
-Bananet ju ngopin përkohësisht dhe më pas ju lënë të lodhur dhe të përgjumur.
-Bananet kanë natyrë acidike, pra mund të shkaktojnë probleme me zorrët nëse konsumohen me stomak bosh.
Bananet janë acidike nga natyra dhe kanë përmbajtje të lartë kaliumi. Ato janë mjaft të mira për të nisur mëngjesin por jo me një stomak bosh. Mund t’i kombinoni me fruta të thata, mollë ose fruta të tjera për të minimizuar përmbajtjen acidike në trup. Përmbajtja e lartë e magnezit mund të shkaktojë balancë jo-të rregullt ndërmjet kalciumit dhe magnezit në gjak, e cila më pas mund të shkaktojë efekte negative në sistemin kardiovaskular.