Alergjitë më të çuditshme

Alergjitë më të çuditshme

Alergjitë e sotshme prekin rreth 1 bilion njerëz në mbarë botën. Penicilina, kikirikët, macet, të gjithë alergjenë të njohur.Por substancat e çuditshme që shkaktojnë reaksione alergjike është më shumë se një fenomen modern. “Nëse do jetonit 120 vite më parë, çdo alergji do të konsiderohej si e pazakonte pasi në ato kohë ishin të panjohura në shekullin 19. Fillimisht njiheshe thjesht poleni dhe pickimet e bletës. Por tani bëhet fjalë për substanca që fshihen brenda substancave të tjera.
Këtu janë disa nga alergjitë më të çuditshme që doktorët kanë trajtuar. Dhe ju ndoshta nuk keni dëgjuar për to- vetëm nese jeni disa nga njerëzit e paktë që vuani prej tyre.

Telat e kitares – Historia e një muzikanti

 

 

– Një muzikant rroku  kishte alergji ndaj telave të kitarës elektrike. Çdo herë që ai luante me kitarën e tij, majat e gishtave bëheshin të kuqe, me luspa dhe të inflamuara. Alergjistja zbuloi se pacienti i tij ishte alergjik ndaj nikelit në telat e kitarës. Më pas atij i duhej ta ndërronte me një kitarë akustike me fije najloni. Muzikanti gjithashtu filloi të shmangte të gjitha bizhuteritë dhe çdo gjë që ishte bërë me inoks (sepse përmban nikel). Së fundmi, ai iu drejtua një diete që nuk përmban nikel pasi nikel gjendet në shumë ushqime si çokollatë, tërshërë, bajame dhe zarzavate. “Ju duhet rreth 6 muaj shmangie për të nxjerrë nikelin jashtë sistemit tuaj”  “Më pas gradualisht filloi të hante sërish ushqime nikeli. Të qenit i ekspozuar ndaj dickaje në mënyrë orale mund t’ju desintizojë. Pas 9 muajsh, ai mund të merrte në duar sërish kitarën elektrike.”

Drita e diellit

 

Të dilni jashtë për të marrë një dozë të shëndetshme të vitaminës D është e mirë për ju-vetëm nëse jeni ndër të paktët njerëz që jeni alergjikë ndaj rrezeve të diellit. Gjatësi të caktuara vale të dritës mund të shkaktojnë urtikarie solare, të njohura gjithashtu si shpërthime lëkure të shkaktuara nga drita e diellit. Nëse kjo gjë ju ndodh sa herë që dilni jashtë, ajo që duhet të bëni për ta parandaluar është të mbuloheni menjëherë: me kapele, mëngë të gjata, pantallona të gjata”. Merrni anti-histaminë me veprim afatgjatë. Gjithashtu kremi kundra diellit vepron duke bllokuar të gjitha rrezet ultravjollcë-si Vanicream mund të ndihmojë.

Mbushja e dyshekut dhe jastëkut

 

Çfarë do të bënit po të ishit alergjikë nga krevati juaj i rehatshëm? E trishtë por e vërtetë, Ai trajtoi një pacient që ishte alergjik nga mbushja që kishin jastëkët, duke i shkaktuar pacientit shumë netë pa gjumë. Ai shpjegon: “Mbushja është e përbërë nga dy lloje substancash: isocianati dhe alkoolit sheqer. Isocianati është ai që shkakton reaksione alergjike. Reagimet më të zakonshme përfshijnë pucrra, vështirësi në frymëmarrje dhe insomia. Nëse keni vënë re një reaksion, provoni dyshekët e pambukut ose të leshit dhe jastëkët e bërë nga Dacron ose pupla – domethënë nëse nuk jeni alergjik ndaj pendëve.

Mobiljet

 

Mobiljet tuaja mund të përmbajnë formaldehid. Që të përballeni me dicka të përbërë prej tij ose ta thithni mund të shkaktojë pucrra ose astmë. Formaldehidi mund të gjendet në ngjitës, në çdo gjë, nga kompensatë, pjesëza si dhe në qilima/tapete dhe dysheme të laminuara. Kimikati gjithashtu përdoret dhe në produktet e bukurisë apo pastrimit. Edhe ata që nuk vuajnë nga alergjenë të tillë, mund të shmangin këtë kancerogjen potencial duke blerë orendi të bëra nga druri i vërtetë, jo druri i ngjitur, plastikë dhe / ose metal. Këshillohet që të kini kujdes këto përbërës: hidromainin DMDM, ure imidazolidinil, ura diazolidinil, quaternium-15, bronopol (2-bromo-2-nitropropane-1,3-diol), 5-bromo-5-nitro- , 3-dioksane dhe hydroxymethylglycinate.

Ajri i kondicionuar

 

Në një ditë të nxehtë, nuk ka më mirë se pak ajër të kondicionuar-vetëm nëse jeni alergjik ndaj tij. Duke qenë alergjik ndaj tij mund të “mirëprisni” një sërë problemesh shëndetësore duke përfshirë urtikarie të ftohta (shenja të mëdha e të kuqe të shkaktuara nga i ftohti) dhe probleme me frymëmarrjen. Por fajtori më i madh është myku që rritet në sistemin tuaj të kondicionimit kur lagështia lejohet të vendoset në kanalet e ajrit. Myku mund të rritet dhe në sistemin tuaj të kondicionimit në makinë dhe të shkaktojë astmë, pucrra lëkurë, probleme njohëse dhe pagjumësi e shumtë. Kjo do të ishte e pakëndshme të ndodhte sidomos kur keni ngecur në trafik. Fatmirësisht, janë disa produkte të dizenjuara për të vrarë sporet e mykut në sistemit e kondicionimit.

Speci  djegës

Për disa njerëz  janë një domosdoshmëri për çdo gjë duke filluar nga salcat dhe mbushjet në pizza, sushi dhe margarita me erëza. Por nëse jeni alergjik ndaj tyre ato mund të jenë vërtet të rrezikshme. Një pacient që vuante nga anafilaktika cdo herë që hante diçka të gatuar me speca djegës. Ajo përpiqej t’i shmangte ato, por nuk është dhe aq e lehtë. Herën e fundit që pati probleme ishte kur ajo po hante një omëletë me salcë të nxehtë mbi të. “Pra, çfarë e shkaktonte këtë reagim? Capsaicina, e cila u jep atyre pikërisht shijen djegëse. Nëse jeni alergjik ndaj capsaicin-ës, duhet të shmangni të gjitha specat djegës.

Dridhjet

Ju gjithashtu mund të keni alergji dhe nga dridhjet. Dridhjet gjithashtu mund të shkaktojnë dhe shpërthime lëkure. Ndërtimet e afërta, zhurma e produkteve shtëpiake apo dhe vakumimi mund t’i shfaqë.” Sipas një studimi nga studiuesit e “National Institute of Allergy and Infectious Diseases (NIAID)” dhe “National Human Genome Research Institute (NHGRI)”, njerëzit që janë alergjikë ndaj dridhjeve përjetojnë një version të ekzagjeruar të një përgjigjeje normale qelizore ndaj dridhjes. Nëse vuani nga ky çrregullim i rrallë shmangia dhe antihistaminat afatgjata do të ishin mënyra më e mirë për ta trajtuar atë.

Ushtrimet fizike


Ngjan si një justifikim gjenial, por të qenit alergjik ndaj ushtrimeve fizike është një problem actual. Njerëzit mund të zhvillojnë anafilakinë të nxitur nga stërvitja, një reaksion alergjik që ecën me shpejtësi dhe që prek tërë trupin. “Kjo mund të shkaktojë ngushtim të rrugëve të frymëmarrjes, irritim të lëkurës dhe zorrëve si dhe modele të parregullta të zemrës. Mesa duket alergjia ndaj ushtrimeve mund të nxitet nga ushqime të caktuara. Nëse kjo rezulton pozitive për një pacient, ai/ajo duhet të ushtrohet në mëngjes përpara se të hajë , si dhe të mbajë një EpiPen (epinefrinë e vetë- injektueshme), antihistamine Benadryl dhe treguesin e “alarmit mjekësor” në rast emergjence.

Uji

Imagjinoni të freskoheni paksa me ujë të ftohtë dhe më pas përjetoni kruarje të rënda dhe “shpërthime” në lëkurë. Mund të ngjajë si fantashkencë por “urtikarie aquagjenike-gjithashtu ndryshe njihet si alergjia e ujit-është dicka e vërtetë.” Por lajmi i mirë: Eshtë shumë e rrallë! Vetëm rreth 30 raste janë publikuar në letërsinë mjekësore  dhe  reaksioni alergjik konsiston në plagë që zgjasin rreth gjysëm ore. Përsa i përket trajtimit,  për shkak se alergjia është shumë e rrallë, informacioni është tejet i limituar për efektivitetin e tyre. Megjithatë, antihistaminat-H1, fototerapia, Durabolina dhe kremrat që krijojnë një barrier ndërmjet ujit dhe lëkurës tregojnë shenja suksesi.

error: Nuk lejohet kopjimi!