9 arsye për të shmangur ushqimet e përpunuara

9 arsye për të shmangur ushqimet e përpunuara

1. Ato shkatërrojnë shqisat e juaja të shijes. Ushqimet e përpunuara përmbajnë sheqer të rafinuar, kripë shtesë dhe të tjerë përbërës që ndikojnë në shije. Këto ushqime jo vetëm që janë të pashëndetshme por gjithashtu turbullojnë shqisat kundrejt shijes natyrale. Rezultati? Nevoja për të ngrënë sa më shumë ushqime të përpunuara për të marrë shijen që doni, pasi nuk do të jeni më të aftë të vlerësoni shijen e ushqimeve natyrale.

2.
 Shtues të dëmshëm
Shtues të dëmshëm me kimikatë që shtohen në ushqime që ato të qëndrojnë “ të freskëta” për më gjatë (prsh ju jep një jetëgjatësi më ta madhe në rafte) për të rigjallëruar shijen dhe ngjyrën.

3. Sheqerna të fshehura
 Ushqimet e përpunuara shpesh përmbajnë sheqerna të fshehura, kripëra dhe yndyrna të dëmshme. Të treja këto kontribuojnë në shumë probleme shëndetësore.

4. Përbërës misteriozë
 Shumë ushqime të përpunuara janë të mbushura me pjesë të çuditshme. Për shembull hot-dogët përmbajnë shumë “pjesë të ngrënshme”-lëkurë kafshe, veshë, ekzofag etj.

5. Pa vlera nutricionale
Përpunimi redukton të gjitha vlerat nutricionale te ushqimet e pasura me lëndë ushqyese. Ju merrni pothuajse asgjë, nga ajo çfarë trupi juaj ka nevojë.

6. I fortifikuar me sintetikë
 Për të rikuperuar humbjen e lëndëve ushqyese gjatë përpunimit, nevojiten vitamina dhe mineralë sintetikë. Ato duken si të shëndetshme, por në fakt trupat tanë nuk janë  të ndërtuara për të përpunuar lëndë ushqyese sintetike. (Një shembull perfekt është “mielli i pasuruar me shije” që gjendet në shumë produkte, përfshirë këtu edhe bukën.  Gruri “zhvishet” nga të gjithë lëndët ushqyese natyrale dhe më pas në të shtohen vitamina sintetike. Kjo është ajo çfarë ata konsiderojnë “të pasuruar”.)

7. Tregu i gabuar
 Kur ju shpenzoni para në ushqimet e pëpunuara, ju inkurajoni rritjen e tyre në treg. Kur ju blini perime dhe fruta organike, ju inkurajoni dhe të tjerë të blejnë aty, si dhe çmimet më pas pësojnë një rënie graduale.

8. Paratë
 Megjithëse frutat dhe perimet në përgjithësi janë të shtrenjta, shpesh ato janë më pak të shtrenjta se perimet e përpunuara.

9. Ato janë ushqime të “vdekura”!

Zakonisht ne nuk kemi benefite nga enzimat apo lëndët ushqyese që ushqimet zakonisht përmbajnë. Ushqimet e vdekura janë të barabarta me qeliza të vdekura!
*Fakte interesante: Sipas FDA-së, 98% e lëngjeve në treg në ditët e sotme janë pasterizuar.

Embëlsuesit artificialë
Sakarina është një nga helmet që përdoren në ushqimet tona sot si një përpjekje për të marrë shijen e ëmbël të sheqerit pa kaloritë. Por me çfarë çmimi po e paguajmë! Njerëzit janë të gatshëm të sakrifikojnë shëndetin e tyre dhe ndonjëherë edhe jetën e tyre për pakëz sheqer.
Megjithëse etiketa paralajmëruese “Sweet ‘N Low” në paketa tashmë është hequr, rreziku akoma vërtitet. Sipas FDA-së, sakarina është zbuluar që lidhet me kancerin e fshikëzës në laboratorët me kafshë, ku eventualisht më pas u kërkua që produktet që përmbanin sakarinë të kishin një etiketë paralajmëruese në 1977. Studime të mëtejshme si “International Agency for Research on Cancer’s Mographs on the  Evaluation of Carcinogenic Risks to Humans (1980), theksoi që sakarina nuk shkakton kancer te njerëzit. Në 2001, etiketa paralajmëruese për sakarinën në produkte, u hoq. Megjithatë siguria e këtij produkti që përdoret në mbarë botën është akoma në pikëpyetje. (Stewart 2007).
*Fakte interesante: Aspartame është një nga ëmbëlsuesit artificialë më të përdorur në mbarë botën dhe zë pothuajse 50% të tregut të sotëm. Eshtë i disponueshëm për 90 shtete në botë në më shumë se 5000 produkte.

Shmangni aspartamen
Aspartame njihet si ëmbëlsues  (Equal ose Nutrasweet) si dhe është i përbërë nga 3 kimikatë si dhe një enzimë të  modifikuar gjenetikisht. Mund të nxisë shumë lloje sëmundjesh. Përveç gjërave të tjera, copëzohet në formaldehid në trup.

error: Nuk lejohet kopjimi!