Dhimbja e fytit ndonjëherë është tepër e parehatshme dhe shoqërohet me dhimbje ose inflamacion. Uthulla e mollës është përdorur prej shekujsh, sidomos në gatim. Qoftë në sallatra, ose gatime të ndryshme, uthulla e mollës i jep një shije të vecantë. Së fundmi, është përdorur si një kurë natyrale për të trajtuar infeksione të ndryshme si dhimbja e fytit dhe e ftohura.
-Si e kuron uthulla e mollës dhimbjen e fytit?
Uthulla e mollës nuk është asgjë tjetër përvecse lëng i fermentuar molle. Shtimi i majasë në lëngun e mollës konverton sheqernat në alkool, ku më pas konvertohen në acid acetik nga bakteriet. Eshtë përmbajtja e acidit acetik që e bën uthullën e mollës një trajtim efektiv për shumë gjendje mjekësore, duke përfshirë dhe dhimbjen e fytit.
Benefitet e uthullës së mollës ndihmojnë në trajtimin e dhimbjeve të fytit si më poshtë:
-Natyra acidike e uthullës së mollës mund të balancojë pheashin e indeve të trupit. Kjo parandalon rritjen dhe përhapjen e bakterieve në fyt.
-Ka veti anti-bakteriale që janë efektive në luftimin e mikrobeve dhe bakterieve që shkaktojnë infeksion.
-Uthulla e mollës përmban një prebiotik të quajtur inulin që rrit imunitetin duke rritur numrin e rruazave të bardha të gjakut dhe qelizat T në trup.
-Uthulla e mollës gjithashtu është përdorur dhe për të lehtësuar frymëmarrjen.
Si të përdorim uthullën e mollës:
1. Uthulla e mollës
Ju duhen:
-1 lugë gjelle uthull molle
-1 gotë ujë të ngrohtë
Cfarë duhet të bëni:
-Shtoni uthullën e mollës në një gotë ujë dhe përziejeni mirë.
-Përdoreni këtë solucion si gargarë, disa herë në ditë.
Pse funksionon:
Vetitë acidike dhe antibakteriale të uthullës së mollës, janë të mrekullueshme në eliminimin e dhimbjes së fytit dhe infeksionit që e shkakton atë.
- Uthulla e mollës me piper të kuq
 Ju duhen:
 -1 lugë caji uthull molle
 -1 lugë caji piper të kuq
 -3 lugë caji mjaltë
 -1 gotë me ujë të ngrohtë
 Përgatitja:
 -Përzieni uthullën e mollës, piperin e kuq dhe mjaltin në një gotë me ujë të ngrohtë.
 -Përdoreni këtë solucion si gargarë, 2-3 herë në ditë.
 Pse funksionon:
 Ndërkohë që uthulla e mollës thyen gëlbazën dhe lehtëson bllokimet në kanalet e hundës, kapsaicina në piperin e kuq ofron lehtësim nga dhimbja dhe inflamacioni që shoqëron dhimbjet e fytit.
 
 3. Uthulla e mollës dhe kanella
 Përbërësit:
 -1 lugë caji uthull molle
 -1 lugë caji pluhur kanelle
 -1 lugë caji mjaltë
 -1 lugë caji lëng limoni
 -1 kupë ujë të ngrohtë
 Përgatitja:
 -Përzieni një lugë caji të uthullës së mollës, kanellës pluhur, mjaltit dhe lëngut të limonit me një kupë ujë të ngrohtë.
 -Pijeni këtë solucion ngadalë.
 -Ose mund ta bëni gargarë, 2-3 herë në ditë.
 Pse funksionon:
 Vetitë anti-inflamatore dhe anti-mikrobiale të kanellës dhe uthullës së mollës ju ndihmojnë të përballoni dhimbjet e fytit. Vetitë shëruese të mjaltit dhe lëngut të limonit përshpejtojnë rikuperimin.
 
 4.Uthulla e mollës dhe mjalti
 Përbërësit:
 -2 lugë gjelle uthull molle
 -2 lugë gjelle mjaltë
 -1 gotë me ujë të ngrohtë
 Përgatitja:
 -Përzieni uthullën dhe mjaltin në një gotë me ujë të ngrohtë.
 -Pijeni këtë solucion, një herë në ditë.
 Pse funksionon:
 Vetitë e uthullës së mollës dhe të mjaltit, në kombinim me vetitë anti-inflamatore dhe anti-bakteriale të mjaltit, sigurojnë lehtësim të menjëhershëm nga dhimbja e fytit.
 
 5.Uthulla e mollës dhe soda e bukës
 Përbërësit:
 -1 lugë gjelle uthull molle
 -1 lugë caji sodë buke
 -1 gotë ujë të ngrohtë
 Përgatitja:
 -Shtoni uthullën e mollës dhe sodën e bukës në një gotë me ujë të ngrohtë.
 -Përziejeni mirë dhe përdoreni këtë solucion si gargarë, disa herë në ditë.
 Pse funksionon:
 Vetitë anti-mikrobiale të uthullës së mollës dhe sodës së bukës ndihmojnë në vrasjen e bakterieve që shkaktojnë dhimbjen e fytit.
 6. Uthulla e mollës dhe limoni
 Ju duhen:
 -1 lugë gjelle uthull molle
 -1 lugë caji lëng limoni
 -1 gotë ujë të ngrohtë
 -Mjaltë (opsionale)
 Përgatitja:
 –Përzieni uthullën e mollës dhe lëngun e limonit me një gotë ujë të ngrohtë.
 -Pijeni këtë solucion, gati 2-3 herë në ditë.
 Pse funksionon:
 Vetitë anti-inflamatore dhe anti-bakteriale të lëngut të limonit ndihmojnë uthullën e mollës të trajtojnë dhimbjen e fytit.
 
 7. Uthulla e mollës dhe uji me kripë
 Përbërësit:
 -1 lugë gjelle uthull molle
 -1 lugë caji kripë
 -1 gotë ujë të ngrohtë
 Cfarë duhet të bëni:
 -Përzieni kripën në një gotë me ujë të ngrohtë.
 -Shtoni një lugë gjelle uthull molle.
 -Përdoreni këtë solucion si gargarë, disa herë në ditë.
 Pse funksionon:
 Natyra anti-mikrobiale e kripës ndihmon uthullën e mollës të eliminojë dhimbjet e fytit.
 Këto trajtime ndihmojnë në trajtimin e dhimbjes së fytit kur merren në sasitë e rekomanduara. Megjithatë për shkak të natyrës acidike të uthullës së mollës, është mirë të kini parasysh disa gjëra përpara se ta përdorni.
 
 Kujdes:
 -Konsultohuni me mjekun perpara
 -Pasi uthulla e mollës ka përmbajtje të lartë acidike, duhet të përdoret në formë të holluar.
 -Mos merrni më shumë se doza e rekomanduar pasi mund të ketë efekte të dëmshme anësore.
 -Në rast se përjetoni ndonjë efekt anësor nga mbidoza, konsultohuni me doktorin menjëherë.
 -Femrat shtatzënë dhe që ushqejnë me gji duhet të qëndrojnë larg uthullës së mollës.
 
				