5 receta më smoothie për kapsllëkun

5 receta më smoothie për kapsllëkun

Falë përbërësve në këto smoothie, promovohet lëvvizja në zorrë. Ato gjithashtu ndihmojnë në luftimin e kapsllëkut për të shmangur akumulimin e toksinave.

1. Smoothie me aloe vera dhe mollë jeshile


Ky kombinim është tejet ndihmës në trajtimin e kapsllëkut dhe fryrjes.Nutrientët ushqejnë florën mikrobiale natyrale dhe ristabilizon ritmin e zorrëve. Prej kësaj eliminimi efektiv i mbetjeve ndodh.
Përbërësit:
-5 lugë gjelle xhel aloe vera
-1 mollë jeshile
-Gjysëm kastraveci
-1 kupë ujë
Përgatitja: Hidhini të gjithë përbërësit në blender derisa të marrin trajtën e duhur. Pijeni dy herë në ditë. Ju bëftë mirë!

2. Smoothie me banane dhe tërshërë


Banania dhe tërshëra ofrojnë fibra në dietë. Këta përbërës janë të shkëlqyer për proceset tretëse për të eliminuar mbetjet. Falë vetive që kanë, ato përmirësojnë lëvizjen e zorrëve dhe parandalojnë formimin e gazrave të tepërt. Të dy përbërësit reduktojnë rrezikun për shfaqjen e gastritit.
Përbërësit:
-2 banane të pjekura
-3 lugë gjelle tërshërë
-1 kupë ujë
Përgatitja: Hidhini të gjithë përbërësit në blender derisa të marrin trajtën e duhur. Pijeni dy herë në javë me stomak bosh. Ju bëftë mirë!

3. Smoothie me papaja, mollë dhe fara liri


Papaja ka enzima të shkëlqyera tretëse. Këto mund të kombinohen me fibrat nga molla dhe farat e lirit si një laksativ natyral. Këto përbërës ndikojnë në përmirësimin e shëndetit tretës, si dhe rrisin energjinë mendore dhe fizike.
Përbërësit:
-3 feta papaja
-1 mollë jeshile
-1 lugë gjelle fara liri
-1 kupë ujë
Përgatitja: Hidhini të gjithë përbërësit në blender derisa të marrin trajtën e duhur. Pijeni 30 minuta përpara se të hani mëngjes për një javë. Ju bëftë mirë!

4.Smoothie me ananas, banane dhe qumësht bajameje

Ky smoothie natyral përmban enzima tretëse, fibra dhe acide yndyrore esenciale që përmirësojnë shëndetin e zorrëve. Për më shumë nutrientët përmirësojnë ritmin e zorrëve dhe stimulojnë eliminimin e toksinave.
Përbërësit:
-3 feta ananas
-1 banane të pjekur
-1 kupë qumësht bajameje
Përgatitja: Hidhini të gjithë përbërësit në blender derisa të marrin trajtën e duhur. Pijeni me stomak bosh ose në mëngjes të paktën 3 herë në javë. Ju bëftë mirë!

 

5.Smoothie me kivi, spinaq e portokall

Ky smoothie i shijshëm përqëndron antioksidantët e fuqishëm dhe enzimat tretëse që ndihmojnë në balancimin e zorrëve. Për më tepër përbërjet e tyre probiotike ushqejnë mikrobet e shëndetshme.
Përbërësit:
-3 kivi
-6 gjethe spinaqi
-lëngu i 5 portokajve
-1/2 e kupës ujë
Përgatitja: Hidhini të gjithë përbërësit në blender derisa të marrin trajtën e duhur. Pijeni me stomak bosh pa e filtruar, rreth 3 herë në ditë. Ju bëftë mirë!

error: Nuk lejohet kopjimi!