Shumë studime shkencore kanë nënvizuar faktin që dy nga faktorët më të rrezikshëm që kontribuojnë në hipertension janë jashtë kontrollit njerëzor dhe manipulimit natyral. Këto faktorë nuk janë asgjë tjetër përvecse mosha jonë dhe gjenet e familjes. Por lajmi i mirë është që ne gjithmonë mund të ndryshojmë stilin tonë të jeteses, dietën,zakonet ushqimore, të gjithë këto elementë mund të bëjnë mrekulli për shendetin tonë. E vetmja gjë që duhet të beni është te konsumoni këto nutrientë esencialë dhe të bëni shumë ushtrime.
Me poshte do të gjeni pijet e pasura me nutrientë që ndihmojnë në normalizimin e presionit të gjakut, mbajtjen e zemres të shendetshme dhe ju “furnizojnë” me një serë nutrientësh. Shoqërojini me një dietë te plote dhe një regjim të rregullt ushtrimesh dhe nivelet e presionit të gjakut do të bien ne paqe.
1.Caji Hibiscus
Ky caj ka në përmbajtje përbërje fito-kimike bioaktive dhe mbrojtese, të cilat ndihmojnë trupin në uljen e niveleve të presionit të gjakut. Një studim i kohëve të fundit zbuloi se caji hibiscus sjell mjaft benefite në mbajtjen e shëndetshme të niveleve të presionit të gjakut. Për rezultate efektive duhet të shijoni të pakten 3 filxhanë caj Hibiscus pasi një studim zbuloi që kjo sasi sjell benefite në reduktimin e niveleve sistolike të presionit të gjakut.
2.Lëngu i shegës
Lengu i shegës është i mbushur me anti-oksidantë të shumtë dhe nutrientë esencialë, por ajo cka e bën nje superushqim është aftesia për tu sjellë si parandalues natyral i ACE-së.Kjo e fundit është një enzimë që rrit nivelet e presionit të gjakut nga zhvillimi i angiotensin II. Lëngu i shegës është provuar shkencërisht që përmban të njëjtin potencial që gjendet në disa mjekime që përshkruhen për të trajtuar problemet me zemrën dhe hipertensionin.Një studim i kohëve të fundit zbuloi efektet që kishte lëngu i shegës në reduktimin e niveleve të presionit të gjakut. U nxorr si përfundim qe individët që e konsumonin cdo ditë, reduktonin ACE-në me 36%, gjithashtu reduktonin nivelet sistolike të presionit të gjakut. Ka shumë studime që në mënyrë direkte lidhin konsumimin ditor të lengut të shegës me një reduktim 30% të pllakës arteriale, si dhe rritjen e qarkullimit të gjakut drejt zemres.
3.Lëngu i boronicës së kuqe
Boronicat e kuqe dhe lëngu i tyre kanë një permbajtje të lartë antioksidantësh, me profil anti-inflamator. Studimet besojnë që lëngu i boronicës se kuqe ndihmon në reduktimin dhe parandalimin e dëmtimit që ndodh në enet e gjakut, duke parandaluar një krizë të papritur të presioneve të gjakut. Për më shumë, lëngu i boronicës së kuqe shkakton që enët e gjakut të zgjerohen, gjë që shkakton një qarkullim të shpejtë të gjakut si dhe redukton nivelet e presionit të gjakut. Studime të tjera tregojnë që lëngu i boronicës së kuqe, ka një profil të mrekullueshëm të vitaminës C, e cila ndihmon në nivelet e shendetshme të presionit të gjakut.Ekspertët mjekësorë nuk rekomandojnë një dozë specifike për të arritur rezultate të shkëlqyera, pervec faktit që duhet ta konsumoni cdo dite.Qendroni larg paketimeve dhe lëngut të përpunuar. Ideale do të ishte të pinit lëng 100% bio pa sheqer. 60 ml lëng boronice të kuqe do t’ju japë një sërë antioksidantësh dhe nutrientësh me një kosto jo më shumë se 130 kalori.
4.Qumështi me yndyrë të ulët
Studimet dalin në përfundimin se mungesa e kalciumit është një nga faktorët e rriskut më të zakonshëm që kontribuojnë në hipertension, dhe nëse kjo mungesë eliminohet, nivelet e presionit të gjakut do të reduktohen në mënyrë natyrale. Një marrje e sasisë ditore të kalciumit është mënyra më e mirë për të reduktuar nivelet e presionit të gjakut, dhe duhet të jeni të kujdesshëm në zgjedhjen e llojit të qumështit. Ekspertët besojnë që qumështi me yndyrë të ulët ka një përqëndrim të lartë të kalciumit sesa opsionet me yndyrë të plotë. Dhe meqë përmban pak gjurmë yndyre, ndihmon në absorbimin e kalciumit dhe përshpejton tretjen. Sigurohuni që të përfshini 3 gota me qumësht me yndyrë të ulët dhe produkte të tjera bulmeti në dietën tuaj të përditshme, pasi ndihmon në reduktimin e niveleve të presionit të gjakut (sistolike).
5.Uji
Rregulli është që të konsumoni rreth 8 gota ujë në ditë që të qëndroni të shëndetshëm dhe të hidratuar.Padyshim që eshtë mënyra më e lirë, më e thjeshtë dhe më e shëndetshme, për të qendruar energjikë dhe plot jetë përgjatë ditës duke mbajtur presionin e gjakut nën kontroll. Studimet tregojnë që dehidratimi kronik mund të shkaktojë shqetësime të shumta, si ngushtimi i enëve të gjakut, që shkakton që trupi të ruajë ujë duke reduktuar humbjen e ujit që ndodh gjatë urinimit, djersitjen etj. Kur enët e gjakut ngushtohen, zemra duhet të punojë me fort, që rrjedhimisht con në rritjen e niveleve të presionit të gjakut. Në vend të rregullit të 8 gotave në ditë, krijoni një rregull më të personalizuar. Ekspertët mendojnë se mënyra më e mirë është të pjesëtoni peshën e trupit tuaj me 2, dhe konvertojeni në ml për të parë sasinë e nevojshme të ujit për të cilën trupi juaj ka nevojë gjatë dites.