5 mite dhe fakte për obezitetin

5 mite dhe fakte për obezitetin

Shifrat e obezitetit janë rritur përgjatë viteve dhe po ashtu edhe mitet e keqkuptimet lidhur me këtë sëmundje. Ka akoma gjëra që ne nuk i dimë, si përshembull për shkaqet dhe mënyrën e menaxhimit, por dimë të paktën më shumë sesa dinim vite më parë. Për shkak të mungesës së të dhënave, media shpesh mbështet të dhëna të pabazuara. Kjo vetëm sa e përkeqëson problemin.

Ja 5 mite të zakonshme lidhur me obezitetin:
Miti 1: Obeziteti shkaktohet nga zgjedhje të këqija të stilit të jetesës
Shumica e programeve të obezitetit fajësojnë zgjedhjet e këqija të stilit të jetesës dhe mungesën e aktivitetit fizik. Eshtë e zakonshme të dëgjoni që njerëzit me obezitet janë “përtacë” ose kanë mungesë motivimi.

Fakt: Obeziteti është shpesh multi-faktorial
Ndërkohë që dieta dhe mungesa e ushtrimeve fizike mund të luajnë një rol, ka disa faktorë të tjerë që kontribuojnë në rritjen e obezitetit. E vërteta është që shumë njerëz-edhe ata në një peshë të shëndetshme-nuk plotësojnë sasinë e rekomanduar të aktivitetit fizik. Për shumicën, obeziteti nuk është një rezultat i zgjedhjeve të këqija të stilit të jetesës.
Stresi, gjumi, hormonet, dhimbja kronike, gjendjet mjekësore të fshehura, mjekimet, gjenetika dhe faktorë të tjerë mjedisorë dhe ekonomikë kontribuojnë në shfaqjen e obezitetit. Për shkak të kësaj, menaxhimi i obezitetit duhet të personalizohet për secilin person të diagnostikuar me këtë sëmundje.

 

Miti 2: Humbja e peshës rregullon të gjitha problemet shëndetësore
Humbja e peshës përfshin shumë sisteme të trupit që janë përgjegjëse për energjinë e ruajtur. Humbja e peshës mund të reduktojë rrezikun tuaj për sëmundje zemre, diabet dhe komplikacione të tjera. Por ndërprerja e sistemeve të energjisë së trupit mund të çojë në probleme të tjera shëndetësore. Këto probleme që lidhen me humbjen e peshës mund ta bëjnë edhe më të vështirë që humbja e peshës të ruhet.

Fakt: Humbja e peshës mund të shkaktojë probleme shëndetësore gjithashtu

Humbja e peshës mund të përmirësojë shëndetin tuaj në përgjithësi, por gjithashtu lidhet edhe me stresin psikologjik, ndërprerjen e hormoneve dhe komplikacionet metabolike. Të humbni peshë shumë shpejt mund të rrisë rrezikun për humbje të masës muskulare si dhe të ngadalësojë metabolizmin. Mund të shkaktojë gjithashtu defiçensa nutricionale, probleme me gjumin, gurë në fshikëz dhe komplikacione të tjera. Disa njerëz mund të përjetojnë varje të lëkurës dhe strija si rezultat i humbjes së peshës. Ndonjëherë, humbja e peshës mund të ndikojë në shëndetin tuaj mendor dhe emocional.

Miti i 3: Humbja e peshës është thjesht “konsum kalorish vs djegie kalorish”
Nëse keni provuar të humbni peshë, ju me siguri e keni dëgjuar frazën “konsum kalorish vs djegie kalorish”. Me pak fjalë, për të humbur peshë ju duhet thjesht të digjni më shumë kalori sesa konsumoni.

Fakt: “Konsum kalorish vs djegie kalorish” është shumë e thjeshtë
Ndërkohë që rëndësia e kalorive për humbje peshe nuk mund të mohohet, kjo lloj mënyre e të menduarit është shumë e thjeshtë. Makronutrientët si proteina, yndyrna dhe karbohidrate mund të kenë efekte të ndryshme në trupin tuaj. Kaloritë që konsumoni-lloji dhe sasia-ndikojnë në sasinë e energjisë që përdorni. Ushqimet që ju hani mund të ndikojnë në hormonet që rregullojnë kohën dhe sasinë që ju konsumoni. Disa ushqime mund të shkaktojnë ndryshime hormonale që inkurajojnë shtimin në peshë. Ushqimet të tjera mund të rrisin ndjesinë e ngopjes dhe të rrisin ritmin metabolik. Studiuesit sugjerojnë që nëse hani më pak karbohidrate ndërkohë që rrisni sasinë e yndyrës dhe proteinës  me shumë gjasa mund të çojë në humbje të madhe peshe sesa thjesht reduktimi i kalorive. Një tjetër problem me idenë e humbjes së peshës bazuar në marrjen e kalorive është që “injoron” efektet e tjera shëndetësore të ushqimeve. Të hani që të merrni sa më shumë benefite nutricionale është esenciale në parandalimin e sëmundjeve dhe të keni një shëndet optimal.

Miti 4: Sasia e kilogramëve të humbur është matja më e rëndësishme e suksesit
Programet e ushqyerjes së shëndetshme dhe humbjes së peshës fokusohen te numrat në peshore. Por studimet sugjerojnë që fokusimi në humbjen e peshës si masa e vetme për të matur suksesin jo vetëm që nuk është efektive, por është gjithashtu psikologjikisht e dëmshme. Fokusimi te peshorja mund të çojë në cikle të humbjes  ose të shtimit në peshë. Gjithashtu mund të sjellë rritje të stresit, crregullime të të ushqyerit, probleme me vetë-besimin si dhe një perceptim të pashëndetshëm lidhur me imazhin.

Fakt: Suksesi duhet të matet nga shëndeti dhe jo nga humbja e peshës
Celësi për një sukses afatgjatë është të fokusoheni për të bërë zgjedhje të shëndetshme lidhur me dietën dhe ushtrimet, jo në sasinë e peshës që keni humbur. Provat sugjerojnë që zhvendosja e fokusit të suksesit në rezultatet neutrale ndaj peshës, si presioni i gjakut, cilësia e dietës, aktiviteti fizik, vetëbesimi dhe imazhi i trupit është më efektive sesa përdorimi i humbjes së peshës si masë e suksesit.

Miti 5: Rritja e aksesit në fruta dhe perime me cmim më të favorshëm do të zgjidhë problemin e obezitetit
Disa besojnë që epidemia e obezitetit mund të zgjidhet thjesht duke i bërë frutat dhe perimet me çmim më të përballueshëm dhe më lehtëissht të aksesueshme në komunitetet ku obeziteti është prevalent. Shumë qytete dhe shtete kanë implementuar politika për të rritur numrin e dyqaneve dhe marketeve me një nismë të quajtur “ushqime ëmbëlsira”. Këto janë vendet me akses në ushqimin e freskët dhe të shëndetshëm. Më së shumti janë implementuar në vende ku të ardhurat janë të pakta.

 

Fakt: Preferencat ushqimore dhe mungesa e edukimit për ushqimin e shëndetshëm mund të  luajë një rol të rëndësishëm
Studiuesit sugjerojnë që edukimi dhe preferencat ushqimore luajnë një rol të rëndësishëm në përzgjedhjen e ushqimeve të shëndetshme-më shumë sesa të ardhurat dhe aksesi. Përmirësimi i regjimeve ushqimore kërkon një akses të ushqimi i shëndetshëm dhe më të përballueshëm në çmim për të ndryshuar zgjedhjet e pashëndetshme ushqimore që njerëzit bëjnë. Plus kërkon më shumë njohuri nga njerëit për dietën dhe shëndetin.  Kjo qasje përfshin promovimin e dietave të pasura në fruta dhe perime. Gjithashtu përfshin dhe reduktimin e ushqimeve të pashëndetshme nga njerëzit.

Obeziteti është një sëmundje komplekse. Ka akoma shumë gjëra që ne nuk i dimë. Për shkak të kësaj, njerëzit kanë si tendencë të besojnë ide që thjesht nuk janë të vërteta. Nëse jeni obez/e, të dini  faktet mund t’ju ndihmojë të merrni kujdesin që ju nevojitet dhe të menaxhoni më mirë hapat për një shëndet optimal.

 

error: Nuk lejohet kopjimi!