4 mënyra efektive që do t’ju ndihmojnë të lini duhanin

4 mënyra efektive që do t’ju ndihmojnë të lini duhanin

Për te lënë duhanin nevojitet shume vullnet por ne ndihmë mund te na vijnë edhe disa sjellje apo zgjedhje tonat te cilat na e bëjnë me te lehte këtë sfide. Edhe pse ne këto kohe janë shume te paket ata njerëz te cilët nuk janë te ndërgjegjshëm për demet qe shkakton duhani, për te gjithë duhanpirësit e tjerë vështirësia me e madhe është një metode e mire për ta lënë atë.

Përgatituni për ditën e lënies së duhanit

Sapo të vendosni se do të hiqni dorë nga cigarja , jeni gati të vendosni një datë për ta lënë. Zgjidhni një ditë që nuk është shumë larg në mënyrë që të mos ndërroni mëndej por që ju jep mjaftueshëm kohë për t’u përgatitur. Ka disa mënyra për të ndaluar pirjen e duhanit por fillimisht duhet të vendosni nëse do ta lini menjëherë apo deri në afatin e fundit që keni vendosur. Hulumtuesit që krahasuan ndalimin e menjëhershëm të duhanit me zvogëlimin e pirjes së tij gjetën se asnjëra prej tyre nuk prodhonte normë më të lartë mbi tjetrën, prandaj zgjidhni metodën që ju përshtatet më së miri. Ju me siguri do të ndjeni dëshirën e pirjes së duhanit disa herë gjatë ditës por veprimet e mëposhtme do t’ju ndihmojnë të ballafaqoheni me dëshirën për të pirë duhan.

·        Merrni frymë thellë

·        Pini ujë herë pas here

·        Bëni diçka tjetër për të shpërqendruar veten

·        Merruni me shumë punë

·        Kujtojini vetes herë pas here dëmin e madh që ju shkakton duhani

Terapia për zëvendësimin e nikotinës

Lënia e duhanit pa ndihmën e medikamenteve apo terapisë është një mënyrë popullore për të hequr dorë nga pirja e duhanit. Megjithatë vetëm 6 për qind e këtyre përpjekjeve janë të suksesshme. Është e lehtë të nënvlerësohet se sa e vërtetë është varësia ndaj nikotinës.

Terapia për zëvendësimin e nikotinës mund të zvogëlojë dëshirat dhe simptomat e tërheqjes që përjetoni që mund të pengojnë përpjekjen tuaj për të hequr dorë nga pirja e duhanit.

Terapitë për zëvendësimin e nikotinës janë të dizenjuara për të larguar trupin tuaj nga cigaret dhe t’ju furnizojnë me një dozë të kontrolluar nikotine ndërkohë që ju kurseni nga ekspozimi ndaj kimikateve të tjera të gjetura në duhan.

Kërkoni mbështetje mbi sjelljen

Varësia emocionale dhe fizike që keni në pirjen e duhanit e bën të vështirë të qëndroni larg nikotinës pasi të keni lënë. Për të lënë, ju duhet të trajtoni këtë varësi. Tentimi i shërbimeve të këshillimit, materialeve të vetë-ndihmës dhe shërbimeve mbështetëse mund t’ju ndihmojnë të merrni gjatë kësaj kohe. Ndërsa simptomat tuaja fizike do të përmirësohen me kalimin e kohës, kështu do të ndodhë edhe me ato emocionale.

Provoni terapi alternative

Disa njerëz provojnë e gjejnë terapi alternative të dobishme që i ndihmojnë ata të lënë duhanin por aktualisht nuk ka shance të forta se ndonjë nga këto do të përmirësojë shancet tuaja për t’u bërë joduhanpirës e në disa raste këto metoda mund të shkaktojnë  që personi të pijë duhan më shumë.

·        Cigaret elektronike

·        Produkte kundër stresit

·        Stërvitje

·        Joga

·        Konsumimi i shumë lëngjeve

error: Nuk lejohet kopjimi!