14 marsi, kjo dite e shumepritur nje pjese te madhe te shqiptareve

14 marsi, kjo dite e shumepritur nje pjese te madhe te shqiptareve

Shqiptarët festojnë Ditën e Verës ne 14 mars (dikur kjo date njihej si fillimi i vitit të ri). Nuk dihet pse kjo ditë ka marrë këtë emër, kur s'është as pranverë, dhe fundi i vitit ende më larg, por quhet edhe Dita e Luleve. Në kohët para-romake, viti i ri fillonte me daljen e luleve të para, në mars. Sipas kalendart Julian (shpallur nga Jul Cezari më 46 pes), Dita e Verës, festohej më 1 mars; kur papa Gregori XIII shpalli kalendarin Gregorian (1582), koha ndryshoi, dhe kjo ditë u zhvendos më 14 mars. Eshtë e sigurt se Dita e Verës e ka zanafillën në kohët pagane, kur njerëzit adhuronin Diellin. Dita e Verës ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi. Ajo kremtohej me 1 mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, “14 mars”).Qyteti i Elbasanit eshte ai qe ka marre stafeten si qyteti qe e feston me shume dhe qe pretendon qe kjo feste zanafillen e ka nga ky qytet. Kjo dite njihet si dita e largimit të dimrit. Tashme kjo feste festohet gjithandej ne Shqiperi..

Dita e Verës është një festë pagane me origjinë të lashtë. Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë pikërisht në 14 mars.

Ballokumja është gatimi tradicional që e karakterizon këtë festë. Ndërsa në disa zona të Shqipërisë ndizen edhe zjarre.



Në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit, e cila ishte perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e të gjithë natyrës kryheshin ritet per te festuar kete feste shume kohe me pare. Sipas gojëdhënës, kjo zanë dilte nga faltorja e vet ditën e 14 marsit.  Por festa e verës, që kremtohet në qytetin e Elbasanit, nuk është vetëm për elbasanasit. Shumë miq vijnë nga të gjitha zonat e vendit për të festuar ardhjen e verës, por edhe për të shijuar gatimet karakteristike të kësaj zone, si ballokumet dhe revaninë, të cilat në këtë ditë, sipas vendasve, “goditen” ndryshe nga herët e tjera, gjelin e detit, arrat apo palat e fikut, të cilat tradicionalisht iu dhurohen fëmijëve të vegjël, të cilët janë të parët që bëjnë vizita mbarësie nëpër shtëpitë e të afërmve dhe të fqinjëve.



Të parët tregojnë se një natë para Ditës së Verës, njerëzit mblidheshin më shpejt në shtëpitë e tyre, për të festuar së bashku me të afërmit epilogun e kësaj feste. Zgjimi bëhej në të gdhirë dhe të moshuarit, herët në mëngjes, hapnin derën e shtëpisë për bujari, merrnin shtamën për ta mbushur me ujë të freskët dhe sillnin në shtëpi një plis bari të gjelbëruar, ndërkohë që të rinjtë plehronin portokallet dhe ullinjtë. Dreka e kësaj dite ishte një rit plot humor dhe shijim për të gjithë elbasanasit, të cilët, zakonisht, e kalonin këtë drekë në natyrë, ku organizoheshin lojëra popullore. Në Elbasan festohet edhe nata e verës, nata para ardhjes së saj, me mish, raki, gjel deti, ballokume, ëmbëlsira. Në këtë ditë, elbasanllinjtë urojnë njëri-tjetrin për një jetë sa më të gjatë dhe të lumtur.

Ballokumet



Për të kuptuar ndryshimin midis kremtimit “alla-elbasançe” të Ditës së Verës, me atë që bëhet gjetkë, nëpër Shqipëri apo ndër shqiptarë, mjafton t’u referohemi ballokumeve. Në Elbasan përgatitjet për ballokumet të bëhen me kohë. Dihet se ku do të merret mielli i misrit për to, ku do të merret gjalpi, ku do të merret sheqeri. Dihet si do të rrihen, si do të shtrihen, si do të piqen. Me ç’gradacion, me ç’ritëm kohor. Të gjithë e dinë, për shembull, se ballokumet bëhen me miell misri. Por pak e dinë se një kg miell ballokumesh del (pas një cikli sitjesh) nga 7-8 kg miell misri. Edhe sheqeri ndryshon (është i imët), edhe gjalpi… Pra recetat për ballakumet nuk funksionojnë kudo.  
Përgatitja e Ballokumeve të Elbasanit nga amvisat ne shtepi

Përbërësit:1 kg sheqer (jo i bluar), 1 kg mielli misri i situr, 500 gr gjalpë i freskët (sipas këshillës së amvisave të Elbasanit gjalpi duhet të jetë dhie), 8 kokrra vezë, gjysmë filxhani kafeje me ujë finje (përgatitet përmes hedhjes së dy-tre lugë gjelle nga hiri i zjarrit në një gotë me ujë, e cila lihet përreth 30 minuta dhe më pas kullohet me kujdes)



Përgatitja

Si fillim, në enën e bakrit apo qelqit, hidhet sheqeri dhe gjalpi i shkrirë, temperatura e të cilit duhet të jetë e vakët. Përzihet përmes një luge druri përreth 40- 45 minuta derisa masa të bëhet kremoze. Më pas shtojmë një vezë dhe vijojmë përzierjen me lugë druri. Shtojmë vezën e dytë dhe vijojmë përzierjen me lugë druri, vijojmë po kështu me vezën e tretë dhe me rradhë. Vijojmë pa ndërprerje përzierjen ndërsa shtojmë ujin e finjës ose në mungesë të tij shtojmë pak qumësht. Shtoni miellin e misrit me dorë gradualisht duke vijuar pa ndërprerje përzierjen me lugë druri derisa të keni mbaruar gjithë masën e miellit. Trazohet fort me lugë druri që të mos krijohen kokërriza dhe masa të bëhet krejtësisht e njëtrajtshme. Masa nis të punohet me dorë derisa brumi të jetë aq i plotë sa të mos rrafshohet kur e mban në dorë. Brumi ndahet në copa të cilave u jepet forma e rrumbullakët. Më pas vendosen në një tavë të lyer me gjalpë dhe pudrosur me miell misri. Ballokumet vendosen me një distancë nga njera tjera pasi vëllimi i tyre do rritet gjatë pjekjes.Vendoset në furrë të parangrohur në temperaturën 180-200 gradë.
Sapo permendim Dita e Veres mendja menjehere na shkon ne Elbasan



Sepse gjatë shekujve Dita e Verës erdhi duke u zbehur. Aq sa diku ajo u harrua krejtësisht e nuk kremtohej më. Ndërsa në Elbasan ajo nuk u zbeh kurrë. Nëse Dita e Verës erdhi deri në ditët tona merita i takon kryesisht Elbasanit. Tani ajo është zyrtarisht një festë kombëtare. Por ndryshe është të festosh e ndryshe është të bësh një pushim zyrtar. Madje ndryshe është të festosh, ndryshe të ndjesh me të vërtetë. Elbasani, pra ende shumë ndryshe nga pjesa tjetër e Shqipërisë, është vendi ku Dita e Verës ndjehet dhe përjetohet në kuptimin më të plotë të fjalës.



Faik Konica: Ç’është Dita e Verës?  Botuar më 1911

Miqve, shokëve të Lidhjes Shqipëtare “Verore”, u dërgoj kujtime miqësie, urime të zemrës, për Ditën e Verës që na afrohet. S’e festuam dot sivjet këtë ditë të bukur: po në mos e festuam me trup, do ta festojmë me zemër.


Ç’është Dita e Verës? Është dita në të cilën shtërgjyshërit t’anë, kur s’kish lindur edhe krishtërimi, kremtojin bashkë me Romanët dhe me Grekët e Vjetër, perëndit’ e luleve, të shelgjeve, të krojeve. Kur çkrin dimëri, kur qaset Vera buzëqeshur e hollë dhe e gjatë si në piktyrë të Botticelli, zemra e njeriut çgarkohet nga një barë, shijon një qetësi, një lumtësi t’ëmblë. Në këtë gëzim, stërgjyshërit t’anë ndiejin një detyrë t’u falen perëndive që sillnin këto mirësira. Dhe ashtu leu festa hiroshe që quajmë Dit’ e Verës. 



Në ç’masë Dita e Verës është një festë e mirëfilltë mbarëshqiptare?

Të paktën në atë masë që ajo (referuar prof. Kristo Frashërit), ka qenë pjesë përbërëse e identitetit tonë etnik. Edhe nëse në disa vise ajo filloi të venitej, përsëri duhet të rigjallërohet dhe të kthehet në një festë mbarëshqiptare, mbasi është më tradicionale se të kremtet fetare. Dita e Verës, ashtu sikurse edhe Viti i Ri, është festë e të gjithë shqiptarëve, pa dallim krahine, ideje, bindjesh, përkatësish, apo besimi fetar.

Dita e Verës sipas Kristo Frashërit



Dita e Verës ka qenë e lidhur me ditën e parë të marsit. Në antikitet marsi ishte muaj i parë i vitit. Kjo sipas kalendarit Julian. Siç dihet, në Evropën Perëndimore, kalendari Julian u zbatua derisa në vend të tij u vendos kalendari Gregorian. Por në gjuhën e sotme shqipe ruhen ende gjurmë të kalendarit Julian. Duhet që viti kalendarik të fillojë me marsin që muaji i shtatë të jetë shtatori, i teti tetori, i nënti nëntori dhe i dhjeti dhjetori. Të tillë kanë mbetur emrat e tyre edhe pse, nga 15 tetori i vitit 1582, kohë në të cilën hyri në fuqi reforma gregoriane, ata janë respektivisht, muajt e nëntë, i dhjetë, i njëmbëdhjetë dhe i dymbëdhjetë. Por, siç argumenton akademiku i mirënjohur, prof. Kristo Frashëri, kalendari i vjetër i shqiptarëve është edhe më i hershëm se kalendari Julian, i cili u shpall nga Jul Qezari, në vitin 46 para lindjes së Krishtit. Dhe gjithnjë dita e parë e marsit shënonte, sikurse edhe sot, fillimin e stinës së pranverës. Ishte koha kur stinët ishin më të dallueshme nga njëra-tjetra se në kohën e sotme (ngrohja globale nuk kishte filluar ende). Njerëzit mezi prisnin që të dilnin nga dimri, të shkrinte bora, të gjelbërohej natyra, të çelnin lulet, të blegërinin qengjat, të loznin fëmijët fushave e kodrave, të gëzonin të gjithë.



Çfarë kuptimi ka verorja, simboli i hyrjes së pranverës

Që në lashtësi, Dita e Verës shoqërohej me zjarre (zakonisht dëllinjash) mbrëmjeve, në mes të fshatit, të cilët i kapërcenin burrat e djemtë, si për t’i lënë lamtumirën dimrit.



Dita e Verës ishte dita e verojkave (ose veroreve). Nëse i referohemi “Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe” (viti 1980, faqe 2135), verojka ishte një lloj byzylyku i përgatitur me fije të kuqe e të bardha që ua lidhnin fëmijëve në duar apo në qafë në Ditën e Verës (verojka, verore, nga verë).

Por, siç shkruan Konica, me verore rrethoheshin edhe degët e thanave, dëllinjave, dafinave apo shelgjeve të nderura. Në shumë raste në Ditën e Verës thureshin kurora dhe i varnin në portat e shtëpisë, për të sjellë fat. Kjo është bërë, deri vonë, edhe në Tiranë. Rezulton se Dita e Verës është kremtuar në mbarë viset shqiptare.



Megjithatë, kremtimet kanë pasur nuanca të ndryshme për krahina të ndryshme. Etnologu i mirënjohur Bernardin Palaj, njohës i thellë i trashëgimisë kulturore sidomos të malësisë së Veriut, ka shkruar që në fillim të viteve ’20 të shekullit të kaluar, për mënyrën se si festohej atje Dita e Verës. Dita e Verës është festuar shumë kohë para se institucionet klerikale e, më pas, ato shtetërore të fillonin të administronin festat popullore. Si festë pagane, ajo është kremtuar që në lashtësi.

Por pervec ketyreve ka edhe disa kuptime te tjera verorja:


Sipas tradites thuhet: Se ne momentin qe e vendos veroren, duhet te mendohet nje deshire. Dhe kur kjo verore te merret nga dallendyshja dhe te vihet ne fole, do ju realizohet deshira.

Nje tjeter tradite thote: Vajzat e reja qe e mbajne veroren, dhe dallendyshet i marrin per fole. Do te martohen brenda vitit. Keshtu qe kur shihnin se verorja nuk ishte, ja nisnin me pergatitjen e pajes.




Nderkohe qe te tjere mendojne : Verorja, nuk te lejon qe dielli i pranveres te te nxije ne fytyre. Thuhet qe ata se vinin verore edhe nese rrinin ne diell nuk do te nxiheshin ne fytyre.

Tradita e verores. Perit qe lidhet ne dore ne mengjesin e 14 Marsit.

Keto jane disa supozime se cfare ndodh nese e vendos veroren. Eshte dicka e lezetshme per aq kohe sa tradita thote se duhet te vihet. Nese besoni ne njeren prej ketyre traditave urojme qe ajo qe besoni me shume te permbushet. 




 
Po cfare ka ndodhur tjeter ne 14 mars?

1489 - Mbretëresha e Qipros, Catherine Cornaro ia shet mbretërinë e saj Venedikut; si kompensim, ajo lejohet të mbajë titullin Mbretëreshë dhe bëhet Zonjë Sovrane e Asolos, një krahinë në Veneto të Italisë. Katerina vdiq më 1510. Opera Catherina Cornaro nga Gaetano Donizeti bazohet në jetën e saj.
 
1647 –Fund i luftës 30 vjeçare: Bavaria, Kelni, Franca dhe Suedia nënshkruajnë armëpushimin në Ulm.
 
1912 - Itali - Mbreti Vittorio Emanuele III plagoset gjatë një atentati. Në një përpjekje tjetër më 17 Maj 1941, në Tiranë, 19-vjeçari Vasil Laçi, duke thirrur "Rroftë Shqipëria Poshtë fashizmi!", qëllon me revolver katër herë ndaj tij, gjithshtu pa mundur ta godasë. Viktor Emmanuel III ishte Mbret i Italisë (1869 - 1947); Mbret i Etiopisë (1936 – 1941; Mbret i Shqipërisë (1939- 1943). Ai hoqi dorë nga froni i Italisë në vitin 1946, kur humbi në referendum, dhe iku në Aleksandri, Egjipt, ku vdiq më 1947. Nga italianët, Viktor Emanuel quhej "Soldato Re" (Ushtar Mbret) dhe " Re Vittorioso" ( Mbret Fitimtar), Italia ishte fituese në Luftën e Parë Botërore. Ai quhej edhe " Tappo Re " ( tap-shishe mbret) për shkak të lartësisë së tij prej 1 m. e 50 cm. Për të thuhet se ishte shpallur mbret i Italisë, para lindjes, që në fetus, me një ceremoni ku kurora mbretërore u vendos mbi barkun e nënës së tij shtazënë. Viktor Emanuel ishte edhe koleksionist monedhash, duke grumbulluar rreth 100,000 mostra që datojnë nga rënia e Perandorisë perëndimore Romake (shek. VI) , deri në unifikimin e Italisë (shek. XIX). Midis viteve 1910 dhe 1943, Viktor Emmanueli shkroi katalogun prej 20 - vëllimesh "Corpus Nummorum Italicorum", ku përshkruan hollësisht çdo pjesë të koleksionit të tij.
 
1913 - John D Rockefeller jep 100 milionë dollarë për Fondacionin Rockefeller.
 
1914 - Serbia dhe Turqia nënshkruajnë traktat paqeje.
 
1923 - Gjykata e Lartë gjermane jashtligjëson partinë naziste (NSDAP).
 
1923 - Presidenti Warren G Harding bëhet i pari president parë amerikan që paguan taksa mbi të ardhurat personale.
 
1939 - Gjermania naziste shpërbën Republikën e Çekosllovakisë
 
1941 - Pushtuesit nazist të Holandës u heqin hebrenjve të drejtën e çdo lloj pronësie.
 
1950 - SHBA - FBI-ja fillon programin "10 më të kërkuarit". Në përgjithësi, një individ hiqet nga lista e “10 më të kërkuarve” vetëm nëse është kapur, ka vdekur, ose akuzat janë hequr. Shpërblimi i ofrua për informacion që çon në kapjen e tyre varion nga 100.000 deri  në 1.000.000 dollarë për secilin. Deri më 17 qershor 2013, në listë ishin përfshirë 500 të kërkuar, nga të cilët 470 (94 %) ishin kapur.
 
1964 – Në Dallas , Teksas, Jack Ruby, dënohet me vdekje për vrasjen e Lee Harvey Oswald (vrasësi i presidentit Kenedi). Rubi vdiq në burg më 1967 nga një sëmundje në mushkëri. Misteri që rrethon Xhak Rubin nuk është vrasja e Oswaldit. por çështja “pse e vrau atë?”. Rubi vetë këmbëngulte se e vrau Oswaldin nga zemërimi a indinjimi kur dëgjoi se ai kishte vrarë presidentin Xhon Kenedi. Në këtë përfundim arriti edhe Komisioni Warren, që hetoi vrasjen e Kenedit. Të tjerë, libra, filma, thonë se Bubi ishte pjesë e një konspiracioni më të gjërë në vrasjen e presidentit.
 
1965 - Kabineti izraelit miraton vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Gjermaninë Perëndimore.
 
1968 – Televizioni amerikan CBS pezullon reklamat pa pagesë për Radion Evropa e Lirë për shkak se ajo nuk e bënte të qartë se sponsorizohej nga CIA.
 
1971 – Grupi muzikor Rolling Stones largohet nga Anglia për në Francë për të shmangur pagimin e  taksave.
 
1992 - Gazeta sovjetike "Pravda" pezullon publikimin për herë të parë në 80 vjet. Zyrtarisht, Pravda doli më 5 maj 1912 (në përvjetorin e lindjes së Marksit); origjina e saj shkon pas më 1903 kur u shtyp në Moskë nga një shoqatë punëtorësh të hekurudhave; Pravda (Vërteta) pa dritën e botimit gjatë Revolucionit rus të 1905. Nga 1918 – 1991, Pravda u bë organi i Partisë komuniste Sovjetike dhe më pas gazeta kryesore e Partisë Komuniste të Federatës ruse.
 
1994 – Bankieri meksikan, miliarderi Alfredo Harpa Helu, rrëmbehet. Për lirimin e tij, familja Harpa pagoi 30 milionë dollarë. Alfredo u mbajt për 106 ditë nga rrëmbyesit në kryeqytetin Meksiko. Lirimi i tij u ndoq në television, ndërsa biri i tij pranoi kushtet e rrëmbyesve; me kërkesën e familjes, policia nuk ndërhyri. Alfredo Harpa Helu (lindur 1944) është biznesmen meksikan me origjinë libaneze. Në vitin 2011, pasuria e tij arriti vlerën neto prej 1.5 miliardë euro. Sipas revistës Forbes, Alfredo Harpa Helu  është personi i 974 më i pasur në botë.

2020 - dita e trete ne karantine per shkak te Coronavirus e cila pak dite me pare e shpalli situaren e krijuar si pandemi globale

© PHD ANILA KALLESHI – DIETOLOGE KLINIKE

error: Nuk lejohet kopjimi!