Ne krijojmë një balancë jo të rregullt në trupat tanë duke konsumuar një dietë me shumë kripë dhe pak kalium. Kjo balancë jo-e rregullt mund të cojë në shumë gjendje shëndetësore kronike si prsh sëmundjet e zemrës. Kur vjen puna te kaliumi, gjëja e parë që na vjen në mendje është banania, por ju mund të bëni më shumë sesa thjesht konsumimi i bananeve, për të plotësuar nevojat që trupi ka për kaliumin. Konsumimi ditor që kërkohet për kalium është rreth 4700 mg dhe bananet mbushin vetëm 9% të kësaj nevoje, që thjesht nuk është e mjaftueshme. Por si mund ta plotësoni? Duke përfshirë ushqimet e duhura sigurisht! Por fillimisht le të mësojmë përse kaliumi është kaq i rëndësishëm për trupat tanë.
=Benefitet shëndetësore të ushqimeve të pasura në kalium
Kaliumi mund të konsiderohet si një mineral i fuqishëm për fuqizimin e shëndetit tonë. Mbështet shëndetin tuaj dhe konsiderohet esencial për një stil jete të shëndetshëm. Ja cilat janë disa arsye pse duhet të përfshini kaliumin në dietën tuaj.
-Redukton rrezikun e goditjeve- Kaliumi ndihmon trurin të funksionojë në mënyrë optimale. Nivelet e larta të kaliumit sigurojnë që më shumë oksigjen të arrijë në tru, duke fuqizuar aktivitetin neutral në tru, si dhe funksionin njohës.
-Shmang rënien e papritur të sheqerit në gjak-Niveli i ulët i kaliumit mund të ndikojë në nivelet e insulinës, duke shkaktuar që ato të bien papritur. Kështu diabetikët duhet të konsumojnë kalium për një shëndet më të mirë.
-Rregullojnë problemet e muskujve- Relaksimi optimal dhe kontraktimet e muskujve mundësohet me kalium. Jonet e kaliumit në trup janë të lokalizuara në qelizat e muskujve në trupin e njeriut. Kaliumi aktivizon lidhjen e neuroneve dhe mban nën kontroll funksionin e muskujve dhe nervave.
-Mban të qëndrueshëm shëndetin e kockave- Cili është minerali më i rëndësishëm për të forcuar kockat? Kalciumi apo jo? Gabim! Eshtë e rëndësishme të bëhet një asimilim i rregullt i kalciumit. Kaliumi ndihmon në absorbimin e kalciumit. Kështu që është e vërtetë që konsumimi i perimeve të pasura me kalium ndihmon në rritjen e dendësisë mineraleve të kockave.
-Ndihmon në metabolizëm- Kaliumi ndihmon në procesin e duhur metabolik për një sërë nutrientësh si për yndyrnat dhe karbohidratet. Kaliumi ndihmon në nxjerrjen e ekstraktit të energjisë nga nutrientët që janë konsumuar. Jo vetëm kaq, por gjithashtu ndihmon në funksionimin e një sërë aktiviteteve metabolike si sinteza e proteinave, që ndihmon në rigjenerimin e indeve dhe në rritjen e qelizave.
-Mbron shëndetin e kockave tuaja-Kaliumi gjithashtu sigurohet që veshkat tuaja të funksionojnë në mënyrë optimale, duke ndihmuar që mbetjet të eliminohen lehtësisht nga trupi.
-Për forcën muskulare-Ushqimet e pasura me kalium gjithashtu ndihmojnë në rritjen e duhur të indeve muskulore dhe përdorimin e duhur të energjisë të lëshuar gjatë metabolizmit.
-Elektrolitet-Kaliumi gjithashtu mban balancën e fluidëve në trup, të cilët kujdesen për një sërë funksionesh të trupit.
-Ndihmon në funksionimin optimal të sistemit nervor-Ushqimet e pasura në kalium ndihmojnë në komunikimin e duhur qelizor në trup. Kjo ndihmon në kontraktimet e muskujve, të cilat ndihmojnë në përfundimin e detyrave të përditshme pa ndjerë lodhje.
Një listë e mrekullueshme e ushqimeve të pasura me kalium
Shumë kalium, është i dëmshëm për shëndetin, kështu mundohuni të përfshini këto ushqime të pasura me kalium në dietën tuaj. Meqë fruti që konsiderojmë më të pasur në kalium është banania, është koha të zgjerojmë paksa horizontet që të njihemi me disa ushqime të tjera. Ja cilat janë disa prej tyre:
1. Patate e ëmbël-Mund t’ju duket e vështirë për ta besuar por një patate e ëmbël është një burim i mrekullueshëm i kaliumit.
2. Fasulet e bardha-Të gjitha fasulet janë një burim i pasur i fibrave. Por kur vjen puna te kaliumi, fasulet e bardha japin rreth 600 mg kalium, arsyeja pse renditet si një nga ushqimet më të pasura me kalium në listë. Gjithashtu thjerrëzat dhe fasulet e kuqe janë një tjetër alternativë.
3. Salca e domates ose domatet e thara- Domatet përmbajnë një sasi kaliumi, por jo aq shumë sa salca. Domatet e thara ose pasta e domates, përmbajnë rreth 1800 mg kalium. Ato janë të pasura me fibra, proteina dhe vitaminë C, për sa kohë që i konsumoni ato pa konservues apo shtues.
4. Frutat e thata-kajsitë, fiqtë dhe pjeshkat – Frutat e thata nuk janë vetëm një mënyrë e shëndetshme për të hequr qafe dëshirat për sheqerna, por gjithashtu janë të pasura me kalium. Kajsitë përmbajnë rreth 1500 mg kalium, por nëse ato nuk janë të preferuarat tuaja, mund të provoni pjeshkët e thara ose fiqtë e thatë.
5. Avokado- Avokado është një nga super-ushqimet në ditët e sotme. Mban rreth 975 mg kalium, por gjithashtu një sërë vitaminash, mineralesh dhe yndyrnash të shëndetshme, të cilat janë beneficiale për zemrën.
6. Kumbullat e thata- Kumbullat e thata janë një burim i mrekullueshëm i kaliumit dhe sjellin rreth 530 mg në ¾ e kupës. Ato janë një frut i tharë që gjithashtu mund të ndihmojnë në shëndetin e kockave tuaja.
7. Peshku- Nëse doni peshkun, atëherë ka lajme të mira për ju! Peshku është një burim i mrekullueshëm i kaliumit. Meqë ju jep rreth 10% të sasisë që kërkohet/rekomandohet, është një mënyrë e shijshme për të shtuar kaliumin në dietën tuaj.
8. Qumështi-Meqënëse shumica e frutave dhe perimeve përmbajnë më shumë kalium, qumështi nuk është më larg se to. Një kupë qumështi i plotë përmban rreth 300 mg kalium dhe një kupë me qumësht pa yndyrë përmban rreth 400 mg kalium. Kështu që, sa më e lartë përmbajtja e yndyrës, aq më e ulët është përmbajtja e kaliumit.
10. Bananet nuk ngelin pas në këtë listë. Ato ju ngopin dhe ngadalësojnë ndjenjën e urisë.
11. Lëngu i portokallit-Ata që thyejnë etjen në mëngjes me një lëng portokalli, duhet të dinë që rreth ¾ e kupës përmban rreth 355 mg. Lëngu i portokallit është plot me folat, kalciu dhe vitamina B.
12. Perimet me gjethe jeshile të errëta-Thjesht për të ditur që nuk mund t’i shmangni, pasi jo më këto quhen “depo” ushqyesish/nutrientësh.