Kripa është esenciale. Kompanitë për kujdesit ndaj shëndetit kanë ndikuar në imazhin e saj. Por gjejeni cfarë? Ashtu siç mineralet e tjera, kripa është një prej tyre. Eshtë klasifikuar si elektrolit dhe mbart një shkarkesë elektrike. Dhe është esenciale. Punon me minerale të tjera elektrolite si kalium, kalcium dhe mangez për të balancuar nivelet e ujit në qelizat tuaja. Madje stimulon dhe impulset nervore dhe luan një rol në kontraktimin e muskujve. Rregullon volumin e gjakut dhe presionin e tij, duke rigjallëruar shëndetin e zemrës. Duam të themi që kripa është vërtet e rëndësishme.
Ja një listë e ushqimeve që kanë shumë kripë:
-sallamet
-turshitë
-Salca e sojës
-Djathi i përpunuar
-Proshuta
-Selino
-Ullinjtë
-Lakër swiss
1.Kripa e tavolinës
Masa e porcionit-292 gram
Kripa-1,13,174 miligramë
Vlerat ditore-4716%
Sic tregojnë vlerat, kripa e tavolinës është tejet e lartë në kripë. Ju mund të shtoni pak në gatimet tuaja për shije. Por nëse keni shëndet të plotë, mos shmangni kripën e tavolinës. Si e thamë, kripa është e rëndësishme për shëndetin.
Si ta shtoni në dietën tuaj?
Shtoni pak në gatimet tuaja.
2.Sallami
Masa e porcionit-113 gram
Kripa-2,554 miligramë
Vlerat ditore-106%
Kjo është sasia e kripës që gjendet në një paketim të sallamit të derrit të thatë ose të fortë. Salami përmban sasi hekuri dhe vitaminë B12.
Si ta përfshini në dietën tuaj?
Mund ta përdorni në dietën tuaj?
Mund ta përdorni në sanduicin e mëngjesit.
3.Turshitë
Masa e porcionit-143 gramë
Kripa-1,251 miligramë
Vlerat ditore-52%
Meqë turshitë bëhen nga procesi fermentimit, ato përmbajnë sasi të mira probiotikësh. Këto probiotikë mund të përmirësojnë shëndetin e zorrëve. Dhe nëse ato janë turshi frutash apo perimesh, ato kanë gjithashtu një avantazh antioksidues.
Si ta përfshini dietën tuaj?
Të shtoni turshi në një sanduic me gjalpë kikiriku për mëngjes mund të jetë një opsion i mirë për të filluar ditën.
4.Salca e sojës
Masa e porcionit-18 gram
Kripa-1,006 miligramë
Vlerat ditore-42%
Një studim i 2005 ka zbuluar që salca e sojës ka veti anti-alergjenike. Salca thuhet se trajton alergjitë, megjithëse akoma më shumë kërkime duhen. Salca është gjithashtu e pasur në shojaflavones, të cilët janë antioksidantë natyralë.
Si ta përfshini në dietën tuaj?
– Ju mund ta shtoni si salcë në përzierje perimesh.
5. Djathi i përpunuar
Masa e porcionit-232 gramë
Kripë-745 miligramë
Vlerat ditore-31%
Megjithëse është një burim i mirë i kripës, ju këshillojmë të qëndroni larg djathit të përpunuar. Përmban ngjyrues ushqimorë që mund të dëmtojnë shëndetin tuaj.
Si ta përfshini në dietën tuaj?
Mund të përfshini opsione të djathit që janë përpunuar më pak. Disa alternativa të shëndetshme përfshijnë rikotën dhe gjizën. Thjesht shtoni djathin në tostin e mëngjesit, ose shtoni disa copa në sallatë.
6.Proshutë
Masa e porcionit-56 gramë
Natrium-730 miligramë
Vlerat ditore-30%
Ashtu sic shumica e mishrave, proshuta përmban sasi të shëndetshme të proteinave dhe hekurit. Gjithashtu përmban nivele të zinkut.
Si ta përfshini në dietën tuaj?
Proshuta e butë mund të jetë një opsion më i mirë. Mund ta përdorni këtë proshutë për të bërë një sanduic të pasur me proteina. Ose ta prisni në copa dhe ta shtoni në omëlet.
7.Mishi i vicit
Masa e porcionit-20 gramë
Kripa-443 miligramë
Vlerat ditore-18%
Shpesh konsiderohet si një ushqim i shendetshëm. Eshtë e lartë në proteina, dhe pjesa më e mirë është që nuk rrit nivelet e insulinës. Por zgjidhni versione që nuk përmbajnë kimikate apo konservues.
Si ta përfshini në dietën tuaj:
Grijeni mishin sipër nje sallate të freskët.
8.Selino
Masa e porcionit-110 gramë
Kripa-88 miligramë
Vlerat ditore-4%
Kjo është ndoshta përbërësi më i shëndetshëm i listës. Kjo perime është një burim i mirë antioksidantësh dhe enzima të tjera beneficiale. Gjithashtu përmban vitamina C dhe K dhe minerale të fuqishme si kaliumi dhe folati.
Si ta përfshini në dietën tuaj?
Selinoja është më së shumti ujë, kështu që selinoja e pagatuar është zgjedhje shumë e mirë. Gjithashtu mund ta shtoni në cdo sallatë.
9.Ullinj
Masa e porcionit-8 gramë
Kripa-72 miligramë
Vlerat ditore-3%
Ullinjtë përmbajnë antioksidantë që kanë një rëndësi tepër të madhe. Janë përbërje të tjera në ullinj që ulin kolesterolin e keq madje dhe parandalojnë dëmtimet e kockave.
=Si ta përfshini në dietën tuaj?
Mund të shtoni ullinj në omëletën e mëngjesit.
10. Lakër “Swiss Chard”
Masa e porcionit-36 gramë
Kripa-77 miligramë
Vlerat ditore-3%
Një tjetër perime në listë. Dhe është super e pasur në vitamin K që kërkohet për kocka të forta. Gjithashtu përmban sasi të mira të vitaminës A që është e rëndësishme për lëkurën dhe shëndetin e shikimit.
Si ta përfshini në dietën tuaj?
Lehtësisht mund ta shtoni në sallatë.
A po merrni mjaftueshëm kripë?
Ne humbim pak kripë cdo ditë nëpërmjet djersës. Por dieta jonë e rregullon. Në rast se nivelet e kripës janë të ulëta, mund të përjetoni simptomat e mëposhtme:
-Dhimbje koke
-Përzierje dhe të vjella
-Konfuzion
-Probleme te muskujt
-Irritime
-Dobësi dhe lodhje
Cila është sasia e rekomanduar?
Eshtë 2300 miligramë ose më pak. Që është e barabartë me një lugë caji kripë. Dhe është pothuajse e pamundur që të mos e merrni një sasi të tillë në ditë. Grupe specifike, sidomos ato me sëmundje zemre, duhet ta reduktojnë në 1500 miligramë ose më pak.
Kripa është e rëndësishme. Por në asnjë mënyrë nuk mbështesim një konsum të lartë të kripës.
Cilat janë ushqimet që përmbajnë sasi të mëdha kripe që duhen shmangur:
-Mishi i konservuar, peshk ose copa të ngrira
-Arra me kripë
-Fasule në kavanozë me kripë të shtuar
-Piza ose burritos të ngrirë
-Gjalp
-Djathë ose salcë e përpunuar
-Krakers me kripë
-Përzierje të paketuara të patateve, makaronave, orizit dhe mbushjeve
-Perimeve të bëra me proshutë ose mish derri me kripë
-Salcë domateje e parapërgatitur
-Supa në kanace
-Përzierje të noodles dhe ramen
-Salca ose marinime
-Margarinë ose gjalpë me kripë
-Ketchup
-Salcë për sallatë në shishe
Ju këshillojmë që të gjitha këto të shmangen pasi konsumimi i tepërt i kripës mund të cojë në probleme serioze. Po kripa është vitale. Por kurrë e tepruar.
Rreziqet që vijnë nga konsumimi i tepërt i kripës përfshijnë:
-Rritje të presionit të gjakut
-Konsumimi i tepërt i kripës mund të shkaktojë dhe kancer në stomak.
-Osteoporoza është një tjetër sëmundje e shkaktuar nga marrja e tepërt e kripës. Sasia e kalciumit që trupi juaj humb gjatë urinimit rritet me sasinë e kripës që ju konsumoni.
Cilat ushqime përmbajnë më pak kripë?
-Peshku
-Arra apo fara pa kripë
-Vezët
-Gjoksi i pulës apo i gjelit të detit pa lëkurë
-Bizele apo fasule të thara
-Fruta dhe perime të freskëta
-Thjerrëza ose tërshëra