Kur mendojmë për sëmundjet që kanë kapluar shoqërinë tonë- si artriti, sëmundjet e zemrës, diabeti, presioni i lartë i gjakut, astma, sëmundja e zorrëve inflamatore-ne shohim që ndryshimet afatgjata të stilit të jetesës janë të nevojshme. Inflamacioni është rrënja e shumë sëmundjeve.
Duke njohur ushqimet anti-inflamatore, jo vetëm që simptomat do të lehtësohen, por madje mund edhe të kurohen.
Ushqimet anti-inflamatore mund të transformojnë shëndetin tuaj
Inflamacioni si funksion trupi nuk është domosdoshmërisht gjë e keqe. Kur trupi sëmuret, sistemi limfaktik “hidhet” në aksion, duke sjellë rruazat e bardha të gjakut në zonën ku ka shqetësime. Pavarësisht rritjes së vëmendjes në këtë zonë, mund të ketë gjithashtu dhe ënjtje, skuqje, dhimbje dhe parehati. Ju mund ta ndjeni që sistemi imunitar po vepron, pasi prerja apo gërvishtja skuqet dhe fryhet. Inflamacioni, në një trup të shëndetshëm, është normal dhe është një përgjigje efektive që lehtëson shërimin. Fatkeqësisht, ka akoma dhe më shumë. Kur sistemi imunitar fillon të sulmojë indet e shëndetshme të trupit, ne “takohemi” me një crregullim auto-imunitar si sindroma e zorrëve poroze dhe inflamacion në zona të tjera të trupit. Ky është rasti i simptomave të artritit dhe fibro-mialgjisë, si dhe sindromës së zorrëve të irrituara. Për sëmundjet që nuk janë auto-imunitare, inflamacioni mund të luajë sërish një rol pasi trupi vazhdimisht mundohet të shërojë indet. Astma krijon rrugë ajrore të inflamuara, inflamacioni i lidhur me diabetin ndikon në rezistencën e insulinës.
Në një studim të 2014 në dietë dhe IBD, 33% e pacientëve u vunë kundrejt dietës së propozuar anti-inflamatore. Të gjithë pacientët që morën pjesë dhe konsumuan ushqime anti-inflamatore patën lehtësim dhe ishin të aftë të hiqnin dorë nga të paktën 1 ilac. Gjithashtu ajo që mund të bëni është të promovoni ndryshime të stilit të jetesës anti-inflamatore.
Më poshtë do të gjeni 10 ushqime anti-inflamatore:
1. Zarzavatet jeshile
Frutat dhe perimet janë të pasura në antioksidantë për të rikuperuar shëndetin qelizor, si dhe flavonoidet inflamatore. Nëse keni vështirësi t’i konsumoni t’ë plota, mund edhe ta konsumoni në trajtë lëngu. Prsh lakra zviceriane ka përmbajtje të lartë antioksidantësh, vitaminë A dhe C si dhe vitaminë K, e cila mund të mbrojë trurin tuaj nga stresi oksidativ i shkaktuar nga dëmtimi nga radikalët e lirë. Si dhe ju mbron nga mungesa e vitaminës K.
2. Farat Chia
Acidet yndyrore të gjendura në natyrë janë më të balancuara se yndyrnat që konsumojmë zakonisht në dietat tona. Farat Chia për shembull, ofrojnë omega-3 dhe omega-6, të cilat duhet të konsumohen në balancë me njëra tjetrën. Farat Chia kanë një përmbajtje të lartë antioksidantëësh, duke përmbajtur acide yndyrore esenciale alpha-linoleik, acid linoleik, mucin, vitamina A, B, E dhe D si dhe minerale që përfshijnë sulfurin, hekurin, jodin, magnezin, niacinën dhe tiaminën. Farat Chia kanë aftësinë të luftojnë inflamacionin, të rregullojnë kolesterolin dhe të ulin presionin e gjakut. Ndërkohë, një person që konsumon rregullisht fara chia ka më pak shance për të zhvilluar arterio-sklerozën.
3. Selinoja
Benefitet e selinosë përfshijnë si aftësitë anti-oksiduese si ato anti-inflamatore, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e niveleve të presionit të gjakut, niveleve të kolesterolit, si dhe të parandalojë sëmundjet e zemrës. Farat e selinosë kanë benefite shëndetësore: si ulja e inflamacionit si dhe luftojnë infeksionet bakteriale. Eshtë burim i shkëlqyer kaliumi, antioksidantësh dhe vitaminash. Balanca është celësi për një trup të shëndetshëm pa inflamacion. Në e dimë që ushqimet e përpunuara kanë përmbajtje të lartë kripe, por dietat SAD nuk janë aq të pasura në kalium. Pa këtë kombinim, toksinat mund të ndërtohen në trup, dhe të sjellin inflamacion. Një nga benefitet e selinosë është që është një burim i shkëlqyer kaliumi, si dhe antioksidantësh dhe vitaminash.
4. Farat e lirit
Si një burim i shkëlqyer i fito-nutrientëve omega-3, benefitet e farave të lirit vijnë gjithashtu sepse janë të paketuara me antioksidantë. Linjanet janë polifenole të lidhura me fibrat që na sigurojnë benefite antioksiduese për parandalimin e plakjes së parakohshme, për të rregulluar balancën hormonale dhe shëndetin qelizor. Polifenolët mbështesin rritjen e probiotikëve në zorrë dhe mund të eliminojnë majanë dhe candida-n në trup.
5. Brokoli
Brokoli ka përmbajtje të lartë kaliumi, magnezi, antioksidantësh, flavonoidesh dhe karoteinoidesh. Këto punojnë së bashku për të ulur stresin oksidativ në trup si dhe për të ulur rriskun e zhvillimi të kancerit.
6. Boronica
Quercetina është një antioksidant me veti të fuqishme anti-inflamatore. E gjendur dhe në shumë fruta të tjera, lufton inflamacionin madje dhe kancerin. Prania e quercetinës është një nga benefitet shëndetësore të boronicave. Një studim zbuloi që konsumimi i boronicave përmirësonte funksionin motorik dhe të memories. Shkencëtarët në këtë studim besonin që rezultatet ishin në sajë të antioksidantëve të pranishëm në boronica, që mbronin nga stresi oksidativ dhe reduktonin inflamacionin.
7. Ananasi
Kur gjendet në formën e suplementit, shpesh quercetina është e kombinuar me bromelainën, një enzimë tretëse që është një nga benefitet e ananasit. Pasi është përdorur për vite me rradhë, bromelaina është vrojtuar të ketë aftësi në modulimin e imunitetit-që ndihmo në rregullimin e përgjigjes imunitare dhe shpesh krijon inflamacion të panevojshëm. Ananasi gjithashtu ndihmon në përmirësimin e shëndetit të zemrës për shkak të efekteve të fuqishme të bromelainës, e cila mund të luftojë mpiksjen e gjakut dhe ul rrezikun për sulm në zemër. Benefitet e ananasit janë për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës C, vitaminës B1, kaliumit dhe magnezit, si shtesë ndaj antioksidantëve të tjerë që gjithashtu ndihmojnë në parandalimin e formimit të sëmundjeve. Ananasët janë të mbushur me fito-nutrientë që punojnë për të reduktuar simptomat e shumë sëmundjeve që shohim në ditet e sotme.
8. Salmoni
Salmoni është një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore esenciale dhe konsiderohet si një nga ushqimet më të mira omega-3. Omega-3 janë disa nga substancat më të fuqishme anti-inflamatore, që tregon lehtësim nga inflamacion dhe reduktim të nevojës për mjekime anti-inflamatore. Studimet kanë treguar që acidet yndyrore omega-3 reduktojnë inflamacionin dhe ulin rrezikun për sëmundjet kronike si sëmundja e zemrës, kanceri dhe artriti. Acidet yndyrore omega-3 janë tepër të përqëndruara në tru dhe shfaqen të jenë të rëndësishme për funksionin njohës dhe të sjelljes.
9. Lëngu i kockave
Lëngu i kockave përmban minerale në formën që trupi juaj mun t’i absorbojë lehtë: kalcium, magnez, fosfor, silikon, sulfur dhe të tjerë. Ato përmbajnë sulfat kondrotoitin dhe glukosaminë, një përbërje që shitet për të reduktuar inflamacionin, artritin dhe dhimbjen e kyceve. Kur pacientët vujnë nga sindroma e zorrëve poroze, zakonisht u rekomandohet të konsumojnë lëng kockash pasi përmban kolagjen dhe aminoacidet (prolinë dhe glicinë).
10. Arrat
Kur ndiqni një dietë me shumë mish, fara dhe arra, mund të bëjë diferencën për proteinën dhe omega-3. Shtoni arrat e pasura me omega-3 në një sallatë me pak vaj ulliri; dhe gati një sallatë e shijshme. Fito-nutrientët mund t’ju mbrojnë kundrejt sindromës metabolike, problemeve kardiovaskulare dhe tipit 2 të diabetit. Dhe disa fito-nutrientë në arra janë të vështira për t’u gjetur në ushqime të tjera.