10 strategji për reduktimin e kripës

10 strategji për reduktimin e kripës

Më poshtë do të gjeni 10 këshilla/qasje në reduktimin e kripës.

1. Zvogëloni porcionet
Sa më shumë kalori të ketë një ushqim, aq më shumë kripë ka. Dy në tre amerikanë  kanë nevojë të humbin peshë. Kështu që mos konsumoni vakte tejet të mëdha.
2. Mbushni gjysmën e pjatës me perime dhe fruta
Trupat tanë kanë nevojë për më shumë kalium sesa kripë. Por shumica e dietave Amerikane kanë faktorë që ndikojnë në rritjen e presiont të gjakut. Frutat dhe perimet kanë sasi të ulëta kripe- dhe shumë fruta dhe perime janë burime të mira kaliumi. Të mbushni gjysmën e pjatës me to, do të ndikojë në favorin tuaj.

3.Zgjidhni ushqime që janë të papërpunuara ose të përpunuara minimalisht
Ushqimet e përpunuara dhe ushqimet e përgatitura janë një burim i madh kripe në dietat tradicionale (rreth 75%). Duke zgjedhur ushqime të freskëta, ju shmangni sasinë e tepërt të kripës që futet në dietën tuaj. Mishrat e kuruar dhe të përpunuar zakonisht kanë më shumë kripë se mishrat e freskët. Mbani mend që ushqimi i humbet vlerat nutricionale pas përpunimit.

4. “Përqafoni” yndyrnat dhe vajërat e shëndetshëm
Shumë prodhues të ushqimeve limitojnë yndyrnat e mira dhe të këqija nga formulimet, dhe rrisin nivelet e sheqerit dhe kripës. Kështu që shmangini shumicën e produkteve që thonë pa yndyrë, dhe do të bëni presionit të gjakut një nder.

5. Kripa, perceptimi dhe psikologjia
Për shumë ushqime dhe përgatitje, një person i zakonshëm nuk mund të detektojë sasitë e moderuara deri në diferencat substanciale në nivelet e kripës, përfshirë reduktime me rreth 25%. Shumë prodhues ushqimorë dhe kompani restaurantesh janë proces të limitimit të kripës-të gjithë njëherësh ose disa përgjatë kohës-që konsumatorët e tyre nuk do të jenë të aftë t’i dallojnë. Lexoni etiketat dhe zgjidhni versione me kripë të ulët të të njëjtit ushqim.

6. Shqisat e shijes
Studimet kanë treguar që mund të “trajnojmë” shqisat e shijes për të shijuar ushqime me nivele të ulëta të kripës. Celësi i suksesit: Bëjini ndryshimet gradualisht dhe përgjatë një periudhë kohe,  jo t’i kufizoni plotësisht. Provoni këtë: kombinoni një version të reduktuar kripe të një ushqimi të preferuar (prsh supa me perime) me një version të rregullt në porpocione që gradualisht favorizojnë versionet e reduktuara të kripës. Pra mos e limitoni plotësisht.

7. Njihni faktet e kripës, bëni pyetje
Targetoni burimet e kripës me volum të lartë
Duhet të njihni cilët përbërës dhe cilat ushqime kanë përmbajtje të lartë kripe, dhe t’i përzgjidhni me kujdes. Të kuptoni cilat kategori ushqimesh kontribuojnë në shtimin e sasisë së kripës në dietat tonë nëpërmjet konsumit ditor dhe javor. Zgjidhni ushqimet me kujdes kur blini ushqime në këto kategori dhe konsumoni më pak prej tyre.

8. Skanoni etiketat për të gjetur ushqime me pak se 150 mg kripë për porcion.
Ushqime të konservuara, të ngrira dhe ushqimet e përgatitura mund të kenë sasi të larta të kripës. Shikoni etiketën për sasinë e kripës dhe zgjidhni ushqime të cilat kanë 150 mg për porcion. Por kushtojini rëndësi porcioneve. Mund të surprizoheni kur të merrni vesh që ushqimet të cilat kanë sasi të larta kripe, nuk e kanë të listuar “kripën” në përbërësit e etiketës. Për shkak se përdoren forma të ndryshme kripe në përpunimin e ushqimeve. Shembuj të tjerë janë: monosodium glutamate, sodium citrate, sodium bicarbonate dhe sodium alginate.

9.Krahasoni nivelet e kripës në produktet e dyqaneve.
Krahasoni brandet e ushqimeve të përpunuara përfshirë ushqimet, mishra të kuruar, djathë, ushqime snack dhe ushqime të tjera, zgjidhni ato me nivele të ulëta të kripës. Sigurohuni të krahasoni masën e porcionit. Ju do të zbuloni që ka një ndryshim nga brand-i në brand, meqënëse shumë prodhues mundohen të reduktojnë nivelet e kripës në produktet  e tyre.

10. Kini kujdes nga sasia e fshehur e kripës
Mishrat e freskët dhe natyralë mund të injektohen me solucione kripe si pjesë e përpunimit dhe prodhuesit nuk janë të detyruar të listojnë përmbajtjen e kripës në etiketë. Mënyra më e mirë për të marrë vesh nëse produkti juaj është injektuar me solucion kripe, është të pyesni në supermarket. Disa ushqime që kanë sasi të lartë kripe mund të mos kenë shije kripe, si drithërat e mëngjesit, kekët, pijet energjike dhe pijet sportive.

error: Nuk lejohet kopjimi!