Si të humbni peshë shpejt: 3 hapa të provuar shkencërisht

Si të humbni peshë shpejt: 3 hapa të provuar shkencërisht

Ka shumë mënyra për të humbur peshë shpejt, por shumë prej tyre do t’ju bëjnë të ndiheni të uritur dhe të pakënaqur.

Plani i thjeshtë me 3-hapa do të sjellë rezultate si:
-Të reduktojë oreksin tuaj.
-Të humbisni peshë shpejt.
-Të përmirësoni shëndetin metabolik në të njëjtën kohë.

Ja cilat janë 3 hapat:
1. Reduktoni sheqerin dhe karbohidratet
Pjesa më e rëndësishme është të reduktoni sheqernat dhe karbohidratet. Në këtë mënyrë, niveli i urisë bie dhe ju përfundoni duke ngrënë më pak kalori. Një tjetër benefit në reduktimin e karbohidrateve është që ul nivelet e insulinës, duke shkaktuar që veshkat të nxjerrin jashtë kripën dhe ujin e tepërt nga trupi. Kjo redukton fryrjen dhe ujin e tepërt të panevojshëm.

  1. Hani proteina, yndyrna dhe perime
    Secili nga vaktet tuaja duhet të përfshijë një burim proteinik, një burim yndyror dhe perime me karbohidrate të ulëta.
    Burimet proteinike:
    -Mishi: Mishi i lopës, pulës, derrit etj.
    -Peshku dhe prodhimet e detit: Salmoni, karkalecat etj.
    Vezët: Vezët e plota janë më të mirat.
    Rëndësia e konsumimit të proteinave nuk mund të anashkalohet. Dieta e lartë proteinike gjithashtu mund të reduktojë urinë dhe mendimet obsesive për ushqimin me 60%, duke ju bërë që të ndiheni më të ngopur-thjesht duke shtuar proteina në dietën tuaj. Kur vjen puna për të humbur peshë, proteinat janë “në krye” të listës së lëndeve ushqyese.
  2. Ushtrohuni 3 herë në javë
    Ju nuk keni nevojë të ushtroheni për të humbur peshë me ketë plan, por është e rekomandueshme.
    Opsioni më i mirë është të shkoni në palestër 3-4 herë në javë. Bëni pak nxemje dhe ngrini disa pesha. Pyesni dhe instruktorin e palestrës për disa këshilla. Duke u ushtruar me peshat, ju do të digjni mjaft kalori dhe do të parandaloni ngadalësimin e metabolizmit,i cili është një efekt i zakonshëm anësor i humbjes së peshës. Studimet mbi dietat me karbohidrate të ulëta treguan që gjithashtu mund të fitoni pak masë muskulare ndërkohë që humbni peshë. Nëse të ngrini pesha nuk është një opsion për ju, atëherë bëni disa ushtrime kardio si ecja, vrapimi ose noti.

10 këshilla për të humbur peshë shpejt dhe sa më thjeshtë
Këtu janë disa këshilla për të humbur peshë më shpejt:
Hani një mëngjes me proteina: Të hani në mëngjes të pasur me proteina ka treguar që redukton kaloritë dhe urinë përgjatë ditës.

-Shmangni pijet me sheqer dhe lëngjet e frutave: Këto janë pijet që mund t’ju shëndoshin më së shumti, dhe shmangia e tyre mund t’ju ndihmojë të humbni peshë.

-Pini ujë një gjysëm ore para vakteve:
Një studim ka treguar që pirja e ujit gjysëm ore para vakteve, nxit humbjen në peshë me 44% përgjatë 3 muajve.

-Zgjidhni ushqime miqësore me peshën: Ushqime të ndryshme mund t’ju ndihmojnë që të arrini të humbni disa kilogramë të tepërt.

-Hani fibra të tretshme: Studimet kanë treguar që fibrat e tretshme mund të reduktojnë yndyrën, sidomos në zonën e belit. Suplemente fibrash si glukomani mund të ndihmojnë gjithashtu.

-Pini caj ose kafe: Konsumoni caj ose kafe , pasi kafeina ndikon në metabolizimin tuaj me 3-11%.

-Hani ushqime të plota, e të papërpunuara:
Në dietën tuaj bazohuni më së shumti në ushqimet e plota. Janë më të shëndetshme dhe mbi të gjitha ju ngopin.

-Hani ngadalë ushqimin:
Ata që hanë shpejt, shtojnë shumë në peshë. Të hani ngadalë ju bën që të ndiheni më të ngopur dhe në këtë mënyrë nxisni hormonet e reduktimit të peshës.

-Peshohuni cdo ditë: Cuditërisht, studimet kanë treguar që njerëzit që peshohen cdo ditë, me shumë gjasa humbasin më shumë peshë.

-Bëni një gjumë të mirë:
Problemet me gjumin ndikojnë në shtimin e peshës, kështu që kujdesuni të bëni një gjumë të mirë gjatë natës.

error: Nuk lejohet kopjimi!