Përdorimi antidepresivëve mund të rrezikojë shëndetin e implanteve te dhembeve ❄

Përdorimi antidepresivëve mund të rrezikojë shëndetin e implanteve te dhembeve ❄

Sipas Qendres Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ilacet kundër depresionit janë ilaçi i dytë më i përshkruar në SHBA, Në hulumtimet e fundit të bëra në Universitetin e Buffalo School of Dental Medicine në New York, megjithatë, tregohet se përdorimi i tyre mund të dobësojë shendetin e kockave – duke rritur keshtu rrezikun e dështimit të implantit.
 
Bazuar në të dhënat e pacientëve të trajtuar në Klinikën Stomatologjike të Universitetit të Buffalo në vitin 2014, studiuesit zbuluan se përdorimi i antidepresivëve rrit mundësinë e dështimit të implantit rreth 4 here me shume. Të dhënat sugjerojnë gjithashtu se çdo vit i përdorimit të antidepresivëve dyfishon shanset e dështimit.
 
Një ulje në rregullimin e metabolizmit të kockave – një efekt kryesor anësor i ilaçeve antidepresive – mund të rrezikojë procesin e shërimit dhe të rrisë rrezikun e dështimit të implantit. Si pasojë, studiuesit thonë se përfitimet e përdorimit të antidepresivëve duhet të peshohen kundër rreziqeve të tij, veçanërisht në lidhje me shëndetin e gojës dhe kockave.
 
Përveç kësaj, metabolizmi i ulur i kockave ngre rrezikun e osteoporozës, akatizisë, bruksizmit dhe xerostomisë – të gjitha këto mund të ndikojnë negativisht në procesin e shërimit të implanteve.
error: Nuk lejohet kopjimi!