Dieta me patate dhe djathë: çdo ditë gjysmë kilogrami më pak

Dieta me patate dhe djathë: çdo ditë gjysmë kilogrami më pak

Nga përbërja patatja ngjan me bukën, kurse nga përbërja e vitaminave dhe kripërave minerale i përngjan perimeve. Patatja përmban sasi të mëdha të kaliumit, i cili është një element vital për organizmin e njeriut.

Patatja, ushqimi ideal për një dietë efektive dhe pa efekte negative

Zbulim i ri që tregon se patatja është një ushqim shumë i përshtatshëm për dietë, nisur dhe nga fakti se patatja e zier përmban vetëm 26 kalori dhe ka vlera të mëdha ushqyese.

Shkencëtarët kanë hedhur kështu poshtë një studim të para pak ditëve i publikuar, ku demonstrohej se njerëzit që mendojnë të fillojnë ndonjë dietë fillimisht duhet të përjashtojnë sheqerin nga ushqimi, e pastaj edhe karbohidratet ku futej patatja.

Ky është gabim i madh sepse patatja e zier përmban vetëm 26 kalori dhe funksionimi i suksesi i dietës së suksesshme është ai që sa më gjatë të ndjeheni të ngopur aq më më pak do t’u nevojitet ushqimi.

Njerëzit duhet të hanë karbohidrate komplekse si patatja dhe jo ëmbëlsira që organizmit i japin energji afatshkurtër dhe shkaktojnë nevojën për ushqim.

Patatja jep ndjesinë e ngopjes dhe nuk keni nevojë të vazhdueshme për ushqim. Patatja e kultivuar në mënyrë organike ka më shumë përparësi prandaj duhet zgjedhur e tillë.

“Patatja i jep organizmit energjinë e nevojshme e cila nevojitet për funksionim normal. Pa energji nuk ka lëvizje normale, mendim, tretje apo stabilitet.

Në studimet e fundit, patatja gabimisht kualifikohet si perime,  e cila shëndosh njeriun dhe dëmton ushqimin dietik nëse është pjesë e tij.

Në të kundërt, ekspertët thonë se patatja e zier duhet të jetë një prej zarzavateve kryesore në menynë e njerëzve që janë në dietë”.

Dieta me patate dhe djathë: çdo ditë gjysmë kilogrami më pak

Së  bashku apo të përzier në një sallatë të vetme, patatja dhe djathi janë një përzierje e mrekullueshme. Këto ushqime së bashku janë mjaft të pasura me proteina dhe aminoacide. Proteinat të cilat na japin aminoacidet, janë të domosdoshme për formimin e proteinave, për ripërtëritjen e muskujve, nervave dhe indeve. Me proteina janë të pasura vezët, peshqit, prodhimet e qumështit, mishi i viçit, e në një masë më të vogël edhe patatet. Prandaj përzierja më e mirë do të ishte ajo në mes të proteinave bimore dhe atyre të kafshëve. Nëse kombinoni patatet dhe prodhimet nga qumështi, apo patatet me vezë çdo ditë do të keni gjysmë kilogrami më pak. Gjatë kohës sa mbani dietë, konsumoni së paku 1 liter ujë, çaj të bimëve apo të gjelbër dhe një kafe.

Mëngjesi

1 portokall, 40 gr. proshutë e zier, apo 50 gr mish pule ose 2 copa te vogla djathë.

Ora 11

1 kivi të madh dhe 11 gr. karbohidrate

Dreka dhe darka

Gjellë me patate dhe djathë

Pasditja

250 ml qumësht i përzieni më një lugë krunde

Vlera ushqyese: 90 kal, 1 gr. yndyrë, 9 gr. karbohidrate.

 

Receta për gjellë me patate dhe djathë

Patate e pjekur me djathë: shkrini 30 gr. të proshutës dhe shtoni një lugë vaj, e më pastaj shtoni edhe një qepë të grirë imët, 200 gr. të patateve të prera i piqni por gjithmonë duhet të jenë të freskëta. Sipër saj vendosi edhe 50gr kaçkavall të ri, e mbuloni tasin derisa djathi të shkrihet. Krahas tyre shërbeni edhe një sallatë jeshile, tre domate me nga një lugë vaj dhe uthull.

Vlera ushqyese: 360 kal, 15 gr. yndyrë, 36 gr. karbohidrate

Krem-supë nga patatja dhe djathi

Në 300 ml ujë vendosni 200gr patate të prera, 100 gr karota . Perimet e qëruara i përzieni mirë dhe i vendosni mbi një zjarr të qetë, ku shtoni edhe 50gr djath lope, i përzieni me majdanoz.

Vlera ushqyese: 330 kal, 10 gr. yndyrë, 40 gr. karbohidrate

Patate në lëvozhgë me djathë të shkrirë

Përzieni dy lugë ajkë të thartë me majdanoz  të prerë. Pataten më të madhe e vendosni në lëvozhgë dhe ashtu të ftohtë lyeni me ajkë. Shtoni 50 gr djathë të shkrirë dhe të gjitha i shërbeni me rrepë dhe sallatë nga trangujt.

Vlera ushqyese: 360 kal, 16 gr. yndyrë, 31 gr. karbohidrate

Sallatë hollandeze

Pritni 200 gr. patate, 40 gr. edem, një trangull dhe 30 gr. proshutë. Pastaj përbërësin prej 2 lugë vaj, pak uthull e përzieni mirë dhe shërbehet me sallatë jeshile apo majdanoz.

Vlera ushqyese: 360 kal, 14 gr. yndyrë, 34 gr. karbohidrate

Patate e pjekur “Mains”

Përzieni 2 lugë vaj më një lugë uthull, shtoni kripë dhe piper dhe një hudhër të imet. Pritni në disa pjesë më të mëdha 125gr. djathë dhe e derdhni në marinadë, ndërsa 200 gr. të patates e pritni në kubëza , zieni 2 lugë vaj dhe prisni derisa të fitohet një ngjyrë dhe e shërbeni me djathë dhe rrepë.

Vlera ushqyese: 360 kal, 9 gr. yndyrë, 31 gr. karbohidrate

Sallatë italiane me patate

 

Ndani në formë rrethi 200gr. nga patatja e zier, 2 domate dhe 50 gramë djathë lope. Në pjatë në mënyrë të alternuar vendosni këta përbërës, lyeni me vaj, limon apo edhe uthull, erëza me majdanoz apo borzilok.

Vlera ushqyese: 350 kal, 14 gr. yndyrë, 32 gr. karbohidrate

Patatja “Havai”

200 gr. nga patatja e zier e piqni me një lugë vaj deri sa të fitojë ngjyrën e verdhë. Përbërjen e formoni në copë dhe e vendosni në një zjarr të qetë. E shërbeni me dy spirale ananas, e ngrohni pak, e spërkatni me majdanoz, shërbejeni me rrepë.

Vlera ushqyese: 365 kal, 15 gr. yndyrë , 42 gr. karbohidrate

Patate në furrë

Në një tigan të lyer vendosni 200 pjesë të patates. Sipër pjesës së djathit vendosni majdanoz,  derisa djathi fillon të shkrihet. Shërbehet me një sallatë nga trangujt.

Vlera ushqyese: 350 kal, 16 gr. yndyrë, 33 gr. karbohidrate

Supë nga patatja

Në 300 ml. supë të pastër vendosni pak shafran. Copëtoni 150gr. nga patatja e zier, 2 pras dhe i ngrohni në supë. Supën e shërbeni me një vezë të ndarë në katër pjesë, me majdanoz dhe me djathë.

Vlera ushqyese: 336 kal, 12 gr. undyrë, 36 gr. karbohidrate

error: Nuk lejohet kopjimi!