Dieta General Motors  – 7 ditë në peshën e dëshiruar  

Dieta General Motors  – 7 ditë në peshën e dëshiruar  

 

Ky program është për ata që dëshirojnë të humbin peshë 5 deri në 10 kilogram . Efikasiteti i kësaj diete për humbje peshe është pasi  ushqimi që konsumohet djeg më shumë kalori se sa ka vet ushqimi.

Ky program është i krijuar për të pastruar sistemin tuaj nga papastërtitë dhe që të jap ndjesi të mirëqenies. Pas shtatë ditëve ju do të filloni të ndiheni më i lehtë pasi se do të jeni më i lehtë në peshë, duke të dhënë gjallëri dhe temperament të përmirësuar.

Gjatë shtatë ditëve të para ju duhet të hiqni dorë nga të gjitha llojet e alkoolit dhe duhet të konsumoni së paku 10 deri 15 gota ujë në ditë… gota të mëdha!


Dieta për humbje peshe për 7 ditë

Dita e parë: Sugjerohen të konsumohen të gjitha frutat përveç bananes. Dita e parë e juaja përbëhet nga të gjitha frutat që dëshiron. Fuqimisht sugjerohet të konsumoni shumë limon në ditën e parë ,po kështu shalqi dhe pjepër. Nëse e kufizon konsumin e frutave vetëm në shalqi dhe pjepër ju mund të humbisni 1.3kg në ditën e parë pasi këto fruta jane diuretikë dhe shumë të mira për organizmin.

Ju po përgatisni sistemin tuaj për programin në vijim. I vetmi burim i juaj i ushqimit janë frutat e  freskëta. Frutat janë ushqimet e përsosura të natyrës. Ato ofrojnë gjithçka që ju mund të dëshironi për të jetuar një jetë të shëndetshme.

Dita e Dytë: Të gjitha perimet. Ju duhet të konsumoni deri sa të mbusheni me të gjitha perimet që dëshironi si të gatuar ashtu edhe të gjalla. Nuk ka kufizim në sasi apo llojin e perimeve që dëshironi të zgjidhni. Për karbohidratet tua komplekse, ju do të filloni ditën tuaj të dytë me një patate të madhe të pjekur për mëngjes. Ju mund t’i shtoni pak gjalpë patates në qoftë se doni. Dita e dytë fillon me karbohidrate kompleks duke i shtuar apo duke i gatuar me vaj ulliri. Kjo merret në mëngjes për energji dhe balance trupora . Pjesa vazhduese e ditës së dytë përbëhet nga perimet që janë thjeshtë pa kalori dhe ofrojnë vlerat ushqyese esenciale si dhe fibra.

Dita e Tretë: në këtë ditë  duhet të konsumonin një përzierje të frutave dhe perimeve që zgjidhni ju vet siç i dëshironi. Këto mund ti konsumoni në çfarëdo sasie apo madhësije. Edhe në këtë ditë nuk këshillohet të konsumohen  bananet e as patatet .Dita e tretë eliminon pataten për arësye karbohidratet merren nëpërmjet frutave. Sistemi juaj tashmë është i përgatitur për të filluar djegien e  kilogramëve te tepërt. Ju prapë do të keni ndjenjën e konsumimit të ushqimeve të tjera. Bëni durim !Kjo gjë do të fillojë të venitet nga dita e katërt.

Dita e Katërt: Banane dhe qumësht. Sot ju do të hani 8 banane dhe të pini tre gota qumësht. Kjo do të kombinohet me një supë speciale e cila mund të konsumohet në sasi të kufizuar. Banane, qumësht dhe supë tingëllon pak si  e çuditshme apo jo? E po kemi një surprizë. Ju sigurisht që nuk do të dëshironit të konsumonit të gjitha bananet që ju lejohen, por kjo sasi zëvendëson  potasiumin që ke humbur dhe sodiumin që të ka munguar tri ditët e fundit. Ju do të filloni të shikoni se dëshira për ëmbëlsira tashmë ka filluar të venitet.

Dita e Pestë: Sot është ditë gostie. Sot ju do të konsumoni mish lope dhe domate. Ha dy porcione nga 300 gram mish lope. Mund të konsumosh madje edhe hamburger. Kombino këtë ushqim me 6 domate të freskëta . Në ditën e pestë ju duhet të rrisni sasinë e pirjes së ujit për 1 litër. Kjo është për të pastruar sistemin tuaj nga acidi urik që do të prodhohet nga organizmi juaj. Mishi i lopes furnizon trupin tuaj me hekur dhe proteina, kurse domatet janë për tretje dhe fibra . Sa më shumë ujë që mundeni për të pastruar sistemin tuaj.  Sot do të tashmë  uria nuk ka vend. Sasia e lejuar e mishit të lopës për sot është ekuivalent me 5 hamburger.

Dita e Gjashtë: Mish lope dhe perime. Sot mish lope dhe perime pa kufizim. Mund te konsumoni  sa të doni. Dita e gjashtë është e njëjtë  me ditën e pestë :  hekur dhe proteina nga mishi lopës, vitamina dhe fibër nga perimet. Që sot sistemi juaj është totalisht i prirur për të humbur peshë. Ju gjithashtu duhet të vini re  ndryshimet e trupit tuaj krahasuar me ditën e parë.

Dita e Shtatë: Sot ushqimi juaj përbëhet nga orizi në ngjyrë kafe, lëngje frutash dhe të gjitha perimet që dëshironi të konsumoni.

Supa për humbje peshe në dietën “General Motors”

Supa në vijim ka për qëllim të përdoret si suplement (shtesë) në dieten tuaj. Mund të konsumohet në sasi të pakufizuar dhe në çfarëdo kohë të ditës. Inkurajoheni të konsumoni sasi të mëdha të kësaj supe. Mund t’ia filloni që nga dita e parë.

1 litër ujë, 6 kokrra qepë të mëdha, 2 speca jeshil ose të verdhë,domate të freskëta , 1 kokërr lakër, 1 tufë selino, majdanoz, erëza sipas dëshirës.

Dieta për humbje peshe për 7 ditë është zhvilluar për burimet njerëzore dhe për vartësit e “General Motors”. Ky kurrikulum është zhvilluar në kombinim me ndihmën e Departamentit Bujqësor Amerikan dhe Administratës Për Ushqim Dhe Barna. Është testuar në Qendrën Hulumtuese John Hopkins dhe është aprovuar për distribucion nga Bordi i Drejtorëve të General Motors në mbledhjen e përgjithshme të 15 gushtit të 1985. General Motors në çdo aspekt e mbështet këtë program dhe e quan si të arritshëm për të gjithë njerëzit.

error: Nuk lejohet kopjimi!