Cfarë është alergjia ndaj nikelit?

Cfarë është alergjia ndaj nikelit?

Cfarë është alergjia ndaj nikelit?
Nikeli është një metal me ngjyrë të argjendtë që gjendet natyrshëm në mjedis. Shpesh është i përzierë me metale të tjera për të prodhuar produkte të ndryshme, si:
-Bizhuteritë
-monedhat
-celësat
-syzet
-stilolapse
-tela ortodontikë
-pajisje gatimi
Sasi të vogla të nikelit mund të gjenden edhe në disa ushqime, përfshirë disa drithëra të caktuara, fruta dhe perime. Alergjia e nikelit është përgjigja imunitare negative e trupit kur dikush bie në kontakt me një produkt që përmban nikel. Normalisht, sistemi imunitar mbron trupin nga substanca të dëmshme, si viruset dhe bakteriet, për të mbajtur larg sëmundjet. Por nëse keni alergji ndaj nikelit, sistemi juaj imunitar e ngatërron nikelin me një substancë të dëmshme. Si përgjigje, sistemi imunitar fillon të prodhojë përbërje për të luftuar kundrejt kësaj substance, duke nxitur një reaksion alergjik. Një reaksion alergjik ndaj nikelit është një nga shkaqet më të zakonshme për shfaqjen e pucrrave dhe kruarjes së lëkurës. Gjithashtu mund të shkaktojë ndryshime në lëkurë, si skuqje dhe shfaqjen e njollave të zeza. Alergjia ndaj nikelit po përhapet në ritme të shpejta dhe mund të zhvillohet në çdo moshë. Eshtë më e zakonshme të femrat sesa të meshkujt. Në SHBA, rreth 36% e femrave nën moshën 18 vjec kanë alergji ndaj nikelit. Në momentin që zhvillohet, ka shumë pak gjasa të largohet. Mënyra më e mirë për të trajtuar një alergji nikeli është të shmangni të gjitha ushqimet që përmbajnë nikel.

Cilat janë simptomat e alergjisë së nikelit?
Njerëzit me alergji ndaj nikelit zakonisht shfaqin reaksione në lëkurë 12-48 orë pasi kanë pasur kontakt me një produkt që përmban nikel. Simptomat e alergjisë ndaj nikelit përfshijnë:
-Pucrra në lëkurë
-Skuqje ose ndryshime në ngjyrën e lëkurës
-Njolla djegieje
-Kruarje
-Të nxira (Në raste shumë të rënda)
Nikeli është gjithashtu një nga shkaqet kryesore të një skuqje të lëkurës të njohur si dermatiti i kontaktit alergjik. Dikush me një alergji ndaj nikelit pothuajse gjithmonë ka një përgjigje të lokalizuar pas ekspozimit ndaj objekteve që përmbajnë nikel. Kjo do të thotë që reaksioni alergjik prek vetëm pjesën e lëkurës që bie në kontakt me nikelin. Të konsumoni ushqime që përmbajnë sasi të vogla të nikelit gjithashtu mund të nxisin një përgjigje imunitare që shkakton ndryshime në lëkurë.

Dermatiti alergjik  shkakton simptomat e mëposhtme:
-kruarje të rëndë
-lëkurë me “luspa”
-lëkurë e thatë, e zbardhur ose e ashpër
-lëkurë e ngrohtë dhe e butë
-Etj
Pucrrat dhe skuqja zakonisht zgjasin nga dy deri në katër javë pas ekspozimit.

Në raste të rralla, një alergji ndaj nikelit gjithashtu mund të çojë në probleme të frymëmarrjes, duke përfshirë:
-hundë rrufe
-pezmatimi i hundës
-astmë
-teshtima

Njerëzit me këtë lloj reagimi duhet të marrin masa parandaluese menjëherë.

Cfarë shkakton një reaksion  alergjik ndaj nikelit?
Sistemi imunitar është përgjegjës për shfaqjen e ndryshimeve kimike në trup që ndihmojnë në luftën ndaj përbërjeve të dëmshme, si viruset dhe bakteret. Njerëzit me alergji kanë një sistem imunitar që shpesh i ngatërron substancat. Njerëzit me alergji kanë një sistem imunitar që gabon një substancë zakonisht të padëmshme me një të dëmshme.
Sistemi imunitar fillon të prodhojë kimikate për të mbrojtur substancën. Sistemi imunitar i dikujt që ka alergji ndaj nikelit reagon ndaj objektit ose ushqimit që përmban nikel. Ky reaksion çon në një sërë simptomash, përfshirë pucrrat dhe kruarjet. Ky reaksion negativ mund të ndodhë pas ekspozimit të parë ndaj nikelit ose ekspozimit të tejzgjatur. Shkaku nuk është akoma i njohur. Megjithatë, shkencëtarët besojnë që ndjeshmëria ndaj nikelit mund të jetë gjenetike.


Si diagnostikohet?
Doktori ose dermatologu mund të diagnostikojë alergjinë e nikelit. Doktori fillimisht do t’ju pyesë për simptomat, përfshirë edhe se kur kanë filluar dhe kur janë përkeqësuar. Flisni për mjekimet, suplementet ose produktet që keni provuar së fundmi. Bëhet një test dhe aty shihet nëse keni ose jo alergji ndaj nikelit. Në rastet kur ka paqartësi, bëhen testime të tjera të nevojshme.

 

Si trajtohet?
Nuk ka asnjë kurë për alergjinë ndaj nikelit. Ashtu si në rastin e alergjive, trajtimi më i mirë është të shmagni alergjenin. Megjithatë doktori juaj do t’ju përshkruajë në recetë trajtimet e nevojshme për gjendjen tuaj.  Ju duhet të kontaktoni doktorin menjëherë nëse keni përkeqësim të simptomave, dhimbje ose qelb në zonën e infektuar. Këto simptoma mund të jenë një shenjë e infeksioneve ose mund të kërkojnë trajtim me antibiotikë.

error: Nuk lejohet kopjimi!