ANOREKSIA NERVORE

ANOREKSIA NERVORE

Anoreksia nervore është një çrregullim i të ushqyerit, që konsiston në rënie në peshë, frikë nga shtimi në peshë, dëshirë e madhe pë të qëndruar e dobët apo kufizim të ngrënit. Ky problem vihet re më dendur tek gratë e reja dhe vajzat adoleshente se sa te meshkujt.

Njerëzit anoreksikë e shohin veten gjithmonë mbipeshë dhe pse shpesh herë ato janë nënpeshë. Ato e peshojnë veten shumë shpesh, hanë shumë pak, bëjnë shumë ushtrime ose e detyrojnë veten që pas të ngrenit të vjellin ushqimin.

Dëmet që mund të shkaktohet janë, ostoperoza, infertiliteti dhe përveç të tjerave dhe demtime në zemër. Femrave shpesh herë ju ndalon cikli mestrual për këtë arsye, që vjen nga reduktimi i sekretimit të faktoreve të lirimit të gonadotropinave (si dhe reduktimi i sekretimit të hormoneve LH e FSH).

Dëmë të tjera më të zakonshme, të lidhura me reduktimin e lirimit të hormoneve të tiroides janë edhe intolerimi ndaj të fohtit, bradikardi (zvogëlim i numrit të rrahjeve të zemrës) dhe modifikim të lëkurës, lëkura duket e thatë dhe fillon të rripet, merr një ngjyrë në të verdhe për shkak të rritje së sasisë së karotenit në gjak.

Densiteti i kockave dobësohet sepse bie niveli i estogjeneve, që stimulon osteoporozen (dobësim i kockave dhe si rrjedhim frakturohen me shpejt) që verifikohet me shumë pas menopauzës. Mund të kenë anemi, linfopeni (zvogelim i numrit të linfociteve) dhe ipoalbuminemi.

Një ndër komplikimet më të rendesishme te anoreksise nervoze është edhe rritja e rrezikut të aritmive të zemrës (çrregullim e i numrit të rrahjeve të zemrës) që mund të shkaktojnë vdekje të parakohshme. Shkaqet e anoreksisë nuk janë zbuluar tërësisht, megjithatë ka të ngjarë që ato të jenë sociale, psikologjike e fiziologjike.

Shkaqet nuk dihen me siguri. Tek binjakët identikë mendohet të jetë një problem gjentik, duke qenë se ato preken me shpesh se binjakët jo-identikë. Gjithashtu faktorët kulturorë luajnë një rol në shoqëritë të cilat kanë një nivel të lartë të sëmundjeve si pasojë e anoreksisë.

Përveç kësaj, kjo ndodh më shpesh në mesin e atyre të përfshirë në aktivitete që vlerësojnë dobësimin, të tilla si atletikë të nivelit të lartë, modelim dhe vallëzimi. Anoreksia shpesh fillon pas një ngjarje e rëndë që të ndryshojë jetën përfshirë këtu dhe stresin.

Trajtimi i anoreksisë përfshin rivendosjen e një peshë të shëndetshme, trajtimin e problemeve themelore psikologjike dhe adresimin e sjelljeve që promovojnë problemin. Ndërsa, medikamente nuk ndihmojnë me shtim në peshë, ato mund të përdoren për të ndihmuar ankthin apo depresionin.

Një numër llojesh terapish mund të jenë të dobishme, duke përfshirë një qasje ku prindërit marrin përsipër përgjegjësinë për të ushqyer fëmijën e tyre, të njohur si terapi familjare Maudsley dhe terapi njohëse të sjelljes.

Disa njerëz do të kenë vetëm një episod të vetëm dhe shërohen, ndërsa të tjerët mund të ketë shumë episode gjatë viteve. Shumë komplikime përmirësohen apo zgjidhen me rifitimin e peshës. Globalisht anoreksia prek rreth 0.4% e femrave të reja në një vit të caktuar, është vlerësuar që kjo ndodhë dhjetë herë më pak tek meshkujt.

Shenjat e anoreksisë nervore
-Ushqimi i kufizuar
-Preokupimi me ushqime, kalori, pesha trupore etj.
-Mendimet posesive
-Perfeksionimi
-Sjelljet rituale
-Ushtrimet kompluzive
-Zhvillimi i dobët social
-Izolimi social
-Flokët e thatë dhe lëkurës, si edhe hollim të flokëve
–Lodhje kronike
Ndryshim të shpjetë të humorit
-Intolerancë ndaj të ftohtit

Shkaktarët
Ka dëshmi për faktorët biologjik, psikologjik, zhvillimorë, dhe sociokulturorë, por shkaku i saktë i çrregullimeve në të ngrënë është i panjohur.

Anorexia nervore është diagnostikuar me shifra në rritje që nga viti 1950; rritja ka qenë e lidhur me dobësinë dhe ndërkombëtarizimit të idealeve të trupit. Njerëzit në profesione ku ka një presion të veçantë shoqëror të qenë të dobët (të tilla si modele dhe kërcimtare) kanë më shumë gjasa për të zhvilluar anoreksi dhe kanë kontakte shumë më të larta me burimet kulturore që promovojnë humbjen në peshë.

Efekti i medias
Ekspozimi i vazhdueshëm në media ku paraqiten idealet e trupit mund të përbëjë një faktor rreziku për pakënaqësi ndaj trupit dhe anoreksisë nervore. Ideali kulturor për formë të trupit për burra kundrejt grave vazhdon të favorizojnë gratë e holla dhe atletike dhe burrat muskulorë.

error: Nuk lejohet kopjimi!